Connect with Us

Grida Duma si revolucion politik i Partisë Demokratike

Politikë

Grida Duma si revolucion politik i Partisë Demokratike

Publikuar

-

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në qoftë se ka një shembull, i cili duhet analizuar në aktivtetin politik të Partisë Demokratike është Grida Duma, ose thjesht G.D.

Një histori që fillon me emërimin e saj si zëvendësministre e Integrimi pas mbështetjes edhe nga Henri Çili i Universitetit UET, në atë kohë i afërt shumë me Lulzim Bashën dhe me PD, por edhe me sponsorizim që vinte edhe nga një bankier i famshëm në atë kohë.

Grida Duma u emërua zëvendësministre e Integrimit në kohën kur ishte zhytyr në llum, po e quajmë të zhytyr në llum sepse në atë kohë prokuroria i kishte filluar hetimet. Akuzohej se ishte pjesë e një firme ndërtimi që sebashku me ortakun e saj, kishin shitur apartamentet nga dy apo tre herë.

Banka i kishte bllokuar llogaritë, i kërkonte në atë kohë ministrisë së Financave t’i bllokonte pagën dhe “shkëlqeu” duke u bërë zëvendësministre Integrimi.

Pas 2013-ës, e këshilluar mirë nga Henri Çili por edhe e mbështetur nga bankieri, Grida Duma ndryshon look-un, ndryshon imazhin dhe vërsulet në media në mbrojtje të Sali Berishës duke ngritur imazhin e saj si një demokrate, e cila po mbante lart zërin kundërshtar ndaj një qeverie e cila “kishte ardhur me krimin dhe bandat në lista”.

Këto në fakt nuk i tha kurrë, por fjalët e saj të mëdha që përdorte nëpër studio, nuret e saj apo autoriteti ndonjeherë duke bërtitur gjoja në mbrojtje të demokratëve i krijoi simpati.

Një shoqëri maskiliste filloi menjëherë ta përthithte Grida Dumën, e cila më pas ngjiti shkallët një nga një duke u bërë Sekretare e Marrëdhënieve me Publikun e kështu me radhë derisa një ditë bankieri i saj, Artan Santo ekzekutohet në qendër të kryeqyetit. Grida Duma përfundon në zyrën e Saimir Tahirit. Qëndron për disa orë dhe ish-ministri i Brendshëm këtë ja ka thënë live në një studio publike në emisionin “Opinion”.

Karriera e Dumës nuk ndalet, ajo fillon dhe rritet, divorcohet nga bashkëshorti pasi më parë ka kandiduar për bashkinë e Durrësit.

Atje regjistron një rezultat katastrofik në vitin 2015, minus 15 mijë vota, gjë që PD nuk e kishte regjistruar as në vitin 1997.

Grida Duma ecën, fillon të ketë probleme. Mediat fillojnë të shkruajnë më shumë për të, për jetën e saj për skandalet e saj.

Mbështetet shumë nga Irfan Hysenbelliu, nga mediat afër tij, thonë se dikur ka qenë sekretare e Irfanit, por e vërteta është që Grida eci në PD, dhe pas humbjes në vitin 2015, në vitin 2017 bëhet deputete.

Në atë kohë, pra menjëherë sapo hyn në parlament, CNA.al ka raportuar një skandal.

Deputeti Ervin Salianji fliste në BBM me G.D e famshme, me një gjuhë përverse të pështirë, sharje, emra, mesazhe të cilat sipas shumë mediave të tjera tregonin se Salianji kishte një marrëdhënie më intime me G.D. të cilën mediat e identifikuan si Grida Duma.

Në fakt Grida Duma më pas u pa me Salianjin në shumë aktivitete, në shumë ambiente, në një resort turistik në Golem.

Janë fotografuar bashkë shumë shpesh në dalje. Salianji ka lëshuar rumuzet e tij edhe mediatikisht, Duma është përpjekur të jetë edhe më e tërhequr, por gjithësesi fakti është një, shpesh në media  historitë rozë brenda politikës përpiqen të mbahen më konfidente.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet ashpër Metës e Idrizin/Të kërcënuar nga ...!

Por, gjithësesi kjo nuk ka shumë rëndësi pasi Duma tashmë ishte beqare. E divorcuar nga bashkëshorti i saj po vazhdonte jetën dhe karrierën politike.

Humbet në 2015, humbet turpshëm në zonën e saj elektorale edhe në vitin 2017. Mbështet Lulzim Bashën, herë herë bën edhe si kritike, për ta marrë ai serizosht.

Në 2021 kandidon në Kavajë, premton se nëse PS dhe Erion Veliaj merrte shumicën e votave ajo do të jepte dorëhqjen dhe do të tërhiqej nga politika. Në Kavajë dhe Rrogozhinë regjistron një katastrofë elektorale dhe PD humbet për të dytën herë pasi kishte ndodhur njëherë në zgjedhjet lokale, në bashkinë e Kavajës rrethinat e saj, bashkinë e Rrogozhinës thjesht dhe vetëm nga menaxhimi i dështuar i Grida Dumës.

G.D, ecën përpara.

Në zgjedhjet e 2021 merr një tjetër pozicion duke i shërbyer Lulzim Bashës. Me Salianjin e saj në krah zgjidhet nënkryetare e PD, jo me vota por nga Lulzim Basha. Termi i saj do të ishte emërim, por le ta quajmë të zgjedhurën e Lulit.

Pra revolucioni i Lulzim Bashës në tetë vite politikë, si kryetar partie ka një emër, ai quhet Grida Duma e ardhur nga hiçi në PD, kaluar në një rrugë me skandale dhe humbje bëhet nënkryetare e kësaj partie.

Cila është merita e Grida Dumës? Dalja në televizion.

Me të tilla merita, ndoshta Dash Shehin duhet ta kishin bërë president të PD, duhet të kishte marrë vendin e Lulzim Bashës.

Edhe në daljet televizive nuk është se artikulon apo thotë diçka të mençur për opinionin publik. Përpiqet të bëjë sufizma apo fjali të cilat shpesh herë kur nuk i mbaron dot apo i kalon me nervozizëm e kërcënime, duket sikur diçka ka përdorur përtej normalitetit të sjelljes njerëzore.

Prandaj revolucioni G.D. apo Grida Duma është një shembull për t’u marrë në PD. Për t’u parë dhe analizuar thelbësisht, sesi bën karrirerë me Lulzim Bashën pasi ke hyrë në një parti politike përmes skandalesh, ke ecur në të përmes humbjesh. I ke përsëritur serish skandalet dhe tashmë ndodhesh në krye të saj dhe për Lulzim Bashën del edhe “kafshon” këdo që është përpara, përfshirë këtu edhe ish-kryemministrin Sali Berisha.

Megjithëse “kafshimi” i Gridës për Doktorin duket që është një pickim i lehtë për të kthyer kokën dhe për të kuptuar se G.D.-të e parlamentit, Doktori nuk duhet t’i toleronte. As Salianjët që i mbronte nga çështjet “Babale”, të cilët tashmë janë ngritur dhe i bien kokës, pra “këmbët janë ngritur dhe po i bien kokës”.

Gjithësesi revolucioni Grida Duma apo G.D. në PD është një fakt për t’u studiuar politikisht sesi me nure, skandale dhe humbje mund të ngjitesh lart e më lart në karrierën politike./CNA.al

Video Skandali i Salianji-GD/ Dako: Larvës ja tha të gjitha Grida

CNA.al zbulon të tjera fakte të video-skandalit “Salianji-GD”

“Skandali Xhafaj”/ Basha “vret” Babalen  

Historia Grida Duma-Saimir Tahiri/ Zbardhen detajet pas ngjarjes kriminale

Kur do e publikojë Saimir Tahiri dosjen “Grida Duma”?

Kolegia e Doktorit

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Politikë

“Ju që qeshët me mua..”/ Korreshi iu përvishet deputetëve që u shkrinë gazit me fjalimin e tij

Publikuar

-

Nga

cna lajme politik

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka goditur sërish me fjalimin e tij në Kuvend.

Ai sërish ka përmenduar gjendjen e mjeruar në spitalin e Lushnjes.



Ai iu është drejtuar deputetëve që qeshën herë e parë me fjalimin e tij, përfshirë këtu edhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha, duke iu tërhequr vëmendjen.

“Nuk e kemi vetëm te vaksinat, për hir të vërtetës i gjithë grupi parlamentar ka qenë pro. Në Lushnjë duhet mik i fortë për të bërë Pfizer, për një skaner duhen dy javë dhe atëherë virusi ka kaluar dy herë në trupin e njeriut. Skaneri i spitalit në Lushnjë do mik, 4 jave qe qytetarët të marrin përgjigjet. Dua ti falenderoj mjekët por jo drejtuesit, në kulmin e pandemisë, ju ftoj të vini ta shikoni urgjencën. Nuk ju kërkoj shumë kohë, vetëm atë që harxhoni në parukeri, ju qeshët herën e parë se aty kalojnë minj, sot aty nuk gjenden mace pasi i kanë çuar në spital të hanë minjtë. Do t’ju lutesha të gjithëve që me rrogën tuaj të parlamentit do t’ia dilnit në fund të muajit, jo më me rrogën e qytetarit”, është shprehur Korreshi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Luftuam virusin me autoblinda e mitralozë”/ Agron Gjekmarkaj tallet me shëndetin e qytetarëve

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, ndër të tjera është ndalur edhe tek situata e pandemisë në vend.

Gjekmarkaj, në fjalimin e tij, duket se u tall me shëndetin e qytetarëve.

Nga foltorja e Kuvendit, profesori i Universitetit të Tiranës, deputeti i Lulit, Agron Gjekmarkaj në tentativë për të ironizuar Qeverinë, tha se kryeministri shikon me dashuri dhe ëmbëlsi atërore, teksa falë tyre Shqipëria buzëqesh, mbin bari dhe ujkun s’e ha gomari.



Po ashtu, ai tha se “virusin e luftuam me autoblinda dhe mitralozë”.

Qeveria aktuale shqiptare ka një përmasë të padiskutueshme hyjnore! Ja shikojeni Kryeministrin sa me dashuri dhe ëmbëlsi atërore na sheh duke na kujtuar ditën e gjykimit si Jezusi në Galile.
I bjerrur në besim e qorr dy sysh ai që nuk e sheh apo ndien. Mesia dhe dishepujt nuk administrojnë, ata shpallin të vërtetat solemne të jetës sonë nallane!!
Falë tyre “Shqipëria buzëqesh” ajo nuk zgërdhihet, falë tyre mbin bari, falë tyre ujkun se ha gomari. Falë tyre ngroh dielli, falë tyre nuk rrezohet qielli. Falë tyre mblidhet edhe ky parlament. Falë tyre hapet universiteti me datë 18 tetor! Cila qeveri në botë ia del t’u japë kaq gëzim e sihariqe, të pamundurën ta bëjë të mundur si kjo e jona!

Sillen kështu se janë të mirë e të dëlirë , me besë e shpresë! Pandemia vërtetë qe trazim i madh për botën, gazepi vetë, por ne e luftuam që në fillim virusin me autoblinda e mitralozë! Sa herë kujtoj atë vakt më ngjan se ministria Manastirliu hipur mbi tank nën vështrimin e mallëngjyer të liderit për heronjtë e vet, hedh bumje dhe vret pa frikë 300 a 400 viruse të tërbuara që kishin guxuar të merrnin rrugën drejt Surrelit!”, tha Gjekmarkaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kontrata kriminale/ KESH, humbje miliona euro me shkëmbimin e energjisë

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama disa ditë më parë, në një konferencë për mediat paralajmëroi krizë energjitike dhe rritjen e çmimit të energjisë.

Por, ndërkohë që kreu i Qeverisë paralajmëron krizë, ajo çfarë ndodh në institucionet shqiptare duket të jetë një skandal.

Pra, pasuritë e shqiptarëve po zhvaten në momentin që kryeministri Rama paralajmëroi një krizë energjitike, duke parë bursën e cila pritet të shkojë 1 megevat rreth 220 euro në muajin dhjetor.

Dhe në një situatë të tillë, KESH, (Korporata Elektroenergjitike Shqiptare), e cila është prodhuesja kryesore e energjisë në vend e gjitha nga burimet ujore, sot po eksporton energji elektrike.

  Ish-drejtori i KESH, Benet Beci

Për ata që duan ta kuptojnë më thjeshtë, Shqipëria ka krizë dhe blen energji me 200 euro megavatin dhe nga ana tjetër, KESH-i rreth 4 mijë megavat energji elektrike në ditë ia jep një kompanie private.

Kjo sipas një kontrate kriminale, ku nuk janë përcaktuar oraret e shkëmbimit të energjisë elektrike dhe që është firmosur nga ish-drejtori i KESH, Bent Beci, i cili sot është deputet i Partisë Socialiste.

Kontrata jo vetëm është firmosur në KESH, por ka marrë OK, edhe tek Autoriteti i Konkurencës.

CNA.al ka mësuar se KESH edhe pse e ka ditur situatën problematike hidrike, edhe pse është në dijeni të një krize, shet energji jashtë.



Dhe kjo jo duke arkëtuar të ardhura, por jep një sasi energjie e cila del jashtë, në pikun e kërkesës për energji. Pra, rreth orës së mesditës kur dhe kërkesa është më e lartë dhe një kompani private që merr këtë energji e kthen atë pas mesnate.

LEXO EDHE:  13 Qershori i Bashës, si funeral poshtërimi ndaj vlerave dhe besimit të PD

LEXO EDHE:  Ministria e Energjisë dhe Industrisë reagon pas akuzave te Grida Dumes

Dhe sot një kompani private fiton qindra mijëra euro në ditë, dhe miliona euro në muaj, kurse KESH merr vetëm lëmoshë.

Burimet për CNA.al bëjnë të ditur se në bazë të kësaj kontrate, energjia është shkëmbyer deri ditët e fundit.

Kontrata që CNA.al do ta publikojë në vijim tregon se KESH po kryen një akt kriminal.

Kur vendi po përjeton krizë energjitike. Kur energjia blihet me çmim të shtrenjtë, në kohën e pikut dhe kërkesës më të lartë të kësaj energjie KESH e nxjerr jashtë dhe e merr gjatë natës, kur çmimi është shumë i lirë dhe askush nuk ka nevojë për energji.

CNA.al ka kryer një investigim dhe ka verifikuar çdo të dhënë, të konfirmuar edhe nga zyrtarë të lartë të KESH, nga burimet e saj konfidenciale, nga Autoriteti i Konkurencës, për një akt kriminal që po ndodh ditë pas dite dhe e cila çon disa miliona euro në xhepat e një kompanie private dhe jep disa cikërrima KESH-it, i cili në kohë krize, në vend që këtë energji ta fusë në sistemin shqiptar, të ulet çmimi dhe t’iu jepet qytetarëve, çohet jashtë dhe merret pas mesnate.

Vijon…/CNA.al

LEXO TE PLOTE