LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Ti je i pafajshëm”/ Grida Duma “kapërcen Ylberin”, i vërsulet Lulzim Bashës

9 Mars 2022, 11:06, Politikë CNA
Video-“Ti je i pafajshëm”/ Grida Duma “kapërcen

Deputetja Grida Duma, një ndër avokatët e Lulzim Bashës, së fundi i është ?vërsulur? me akuza të forta.

Vetëm disa muaj më parë, Duma tentoi të largojë çdo përgjegjësi nga Lulzim Basha për situatën në të cilën ka katandisur Partinë Demokratike.

Duke folur në anti-Kuvendin e 18 Dhjetorit, mbajtur në Pallatin e Kongreseve, ajo tha se Basha është më i pafajshmi.

?Je më i pafajshmi në këtë mes dhe pikërisht Sali Berisha është fajtori më i madh mes nesh, megjithëse edhe ne të tjerët nuk jemi me më pak faj se ti?-tha në atë kohë Duma.

Por, tashmë duket se deputetja Duma ka ?kapërcyer Ylberin?, dhe papritur është kthyer jo vetëm në kritike e Lulzim Bashës, por nuk ka kursyer as akuzat e forta ndaj atij që deri dje e quante ?të pafajshëm?.

Pas humbjes së turpshme të zgjedhjeve të 6 Marsit, ku në fakt Grida Duma ?nuk është pa faj në këtë mes?, kjo e fundit ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës.

?Jep dorëheqjen nga posti i kryetarit të PD. Tani para se të na drejtohesh ne me pyetje kam unë një pyetje për ty: A ndjen ti kryetar përgjegjësi morale personale për këtë humbje?! Lideri në një parti politike është 90 % dhe numrat dy tre apo 27 çfarëdo të bëjnë nuk e zëvendësojnë dot as përmirësojnë dot liderin.?-mësohet ti jetë drejtuar Grida Duma, Lulzim Bashës, në mbledhjen e pasdites së 7 Marsit.

Por nuk mbaron me kaq. Papritur Grida Duma ka hapur sytë edhe për aferat e Lulzim Bashës.

Vetë Grida Duma kohë më parë, publikisht kërkoi pazar për Portin e Durrësit, të cilin mund ta lexoni këtu, ndërsa tani akuzon Lulzim Bashën.

Dje në një postim në rrjetet sociale, Duma ka mbajtur një qëndrim mjaft të ashpër ndaj Lulzim Bashës, për të cilin shkruan se ?prej 24 orësh është frikësuar aq shumë sa angazhohet me topa pështyme nga frëngjijtë e betejave ?të pahumbura?.?

Më tej, Grida Duma i ?përvishet? Lulzim Bashës me akuza të forta, pasi sipas saj ai ka refuzuar në mënyrë kategorike kur i është kërkuar që të denoncojë aferën e Portit të Durrësit.

?Meqë ra fjala dhe ky kandidati i Librës qe e vure shef shtabi dhe i gjithë shtabi të kërkoi për tre jave me rradhë të vije ne Durres dhe të denoncoje aferen e Portit të Durrësit- e refuzove në mënyrë kategorike!?, shkruan Duma.

Pra, papritur deputetja e Lulzim Bashës ka ?kapërcyer Ylberin? dhe ka filluar jo Kritika, por sulme të forta kundër Lulzim Bashës.

Së çfarë ?pazaresh? kërkon Grida Duma, këtë mund ta sqarojë vetëm ajo. Por, Grida Duma nuk mund të hiqet si ?hirushja? dhe të pretendojë se nuk e dinte se ku është katandisur PD, nën drejtimin e Lulzim Bashës dhe me mbështetjen e servilëve që I rrinin nga pas./CNA.al

Grida Duma akuza Bashës/ Nga refuzimi i denoncimit të Portit të Durrësit, tek keqpërdorimi i zyrës së shtypit

Grida Duma kërkon dorëheqjen e Bashës

Grida Duma- Bashës: Jep dorëheqjen nga kryetar i PD

Video-?Ti je më i pafajshmi?/ Basha ?inkurajohet? nga Grida Duma

20:05 Politikë

Luli nuk ikën!

Ata që shikojnë ëndrra se në PD po ndodh një uragan i madh d...

Lajmet e fundit nga