LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse e vërteta nuk është goditje personale ndaj Grida Dumës?

18 Nëntor 2021, 18:26, Opinione CNA

Zonja Duma prej dy ditësh ka filluar t?i lëshojë mesazhe personale ish kryeministrit Sali Berisha, duke i kërkuar që mediat të mos e linçojnë atë, duke i kërkuar që media pranë tij përfshi këtu Syri.net apo personazhe publike mbështetës të tijtë mos thonë të vërtetat e saj.

Në fakt, Syri ka qenë i kujdesshëm. Ka pasur vetëm një deklaratë nga Evi Kokalari në lidhje me faktin se Grida kishte shkatërruar familjen e saj. Por përtej gjithçkaje, media kryesore që ka pasur në fokus Grida Dumën, në sistem nga dita e parë që ajo mori post në PD është CNA.al.

Jo pa qëllim. Ne kemi pasur si target personat të cilët vinin nga UET, pa asnjë kontribut politik, pa asnjë lidhje me PD, merrnin ofiqe vetëm sepse i lëpiheshin Lulzim Bashës dhe po sillnin shkatërrimin e kësaj partie duke e kthyer në parti liberale dhe humbëse.

Sekti i Henri Çilit ishte ai që u fut në PD pikërisht  për të ndodhur kjo që po shohin sot shqiptarët, pra shkatërrimin e PD, ashtu si Grida edhe ka dashur, dhe e ka thënë në një mbledhje kryesie, kjo e deklaruar nga shumica e tyre. Kanë qenë  gati mbi 30 atëtarë kryesie që e kanë dëgjuar artikulimin e zonjës Duma.

Së pari, zonja Duma duhet të  dijë se në politikë nuk ka linçim në rastin e saj. Pse nuk ka linçim në rastin e saj?

Sepse janë thënë ato të vërteta që ekzistojnë, ndoshta si pëlqen t?i përmend kush se ka shkatërruar familjen, por zonja Duma duhet ta dijë se në momentin që paguhet nga taksat e shqiptarëve dhe është e zgjedhur dhe paguhet nga shqiptarët, ndoshta jeta e saj private kas interes publik, ndoshta nuk ka pse të përmendet në media, por sjelljet e saj, veprimet e saj ndikojnë shumë tek shqiptarët.

Cili është mesazhi që përcjell zonja Duma me sjelljet e saj? Duke u bërë ulkonjë, duke kërcënuar në studio edhe gazetarë dhe e kemi dëgjuar shumë herë.

Cili është mesazhi që përcjell Grida Duma kur flet me një gjuhë perverse me Ervin Salianjin në Parlament, GD-ja e famshme.

Cili është mesazhi që përcjell Grida Duma në lidhjen e saj me zotin Salianji? Është një lidhje personale, ndoshta askujt nuk i duhet, por në Parlament nuk mund të shkojnë për të bërë orgji psikologjike politike.

Nga ana tjetër, çfarë i është thënë zonjës Duma? I është  thënë: është apo jo në telefonatat e fundit të bankierit Artan Santo. Cila është lidhja e zonjës Duma me Santon? Ajo duhet të shpjegohet sepse sot po kthehet si ngjarje?

Ajo duhet të flasë për këtë gjë. Sepse është në krah të zotit Santo në një mbledhje të bordit të UET, për të cilin nuk ka dhënë asnjë sqarim, por opinioni publik ka nevojë të dijë për lidhjen e zonjës Duma me bankierin e famshëm shqiptar.

E këtë i ka thënë CNA.al prej vitesh, qëkur ka ndodhur ngjarja  tragjike e vrasjes së tij. Të flasë për lidhjen e saj me Artan Santon. Pse ditën e vrasjes së bankierit, zonja Duma është dorëzuar në Kryeministri? Më pas është shoqëruar nga zv.kryeministri i atëhershëm Niko Peleshi në zyrën e Saimir Tahirit. Këtë ia ka thënë publikisht Saimir Tahiri në emisionin Opinion, shkarazi. Kujtojmë që atë ditë edhe u nxi zonja Duma.

Më tej, në qoftë se do të dijë të vërtetat që lidhen me karrierën e saj është shumë e rëndësishme në politikë, si bën dikush karrierë. Si ka bërë biznes dikur, si  ka një ortak që i ka shitur prona të tjera dhe si është hetuar nga prokuroria etj si këto?

Këto nuk janë linçime, janë të vërteta që zonja Duma duhet tja thotë publikut.

Nuk mund të fshihet pas gishtit, po më linçojnë. Jo, askush nuk po e linçon.

Kush ka qenë lidhja e saj me Artan Santon?

Cila është lidhja e saj me Ervin Salianjin, përtej marrëdhënies politike?

A është e vërtetë ajo që i ka thënë Evi Kokalari se  ka shkatërruar familjen?

A është Grida Duma e famshmja GD, pas Ervin Salianjit në Parlament në sesionin e shkuar?

A duhet ti dinë këto shqiptarët? Cila është lidhja me ortakun e saj në biznes që shiste pallatet nga dy apo tre herë? Këto Grida Duma duhet tja u thotë shqiptarëve.

Pse kompania përmbarimore Zig, vendosi sequestro mbi pageë e saj dhe të is-bashkëshortit duke i’u lënë vetëm minimumin jetik?

Pse Grida nuk thotë që mjeku i njohur Isuf Kalo, i shkoi në zyre te Sali Berishës në 2013, kur ai e kandidoi Griden dhe i tha që Grida i ka shitur shtepinë z. Kalo dy herë ndaj ai nuk merrte dot vërtetim hipotekor?

Pse u dorëzua në zyrën e Saimir Tahirit? Cilat kanë qenë komunikimet me bankierin Santo? Çfarë di ajo për bankierin Artan Santo dhe ngjarjen që ka ndodhur.

Këto nuk janë linçime publike, këto janë fakte dhe prova për të cilat Duma duhet të japë një përgjigje publike, për sa kohë pranon që të jetë një person publik.

Një politikane e paguar nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Sepse ka hyrë në politikë pa asnjë meritë, pa asnjë kontribut. Është katapultuar thjesht dhe vetëm se  ka pasur miqësi me Çilin apo me Santon, është bërë zv.ministre, ka marrë poste politike, kudo ku ka shkuar vetëm ka humbur, humbi në Kavajë, humbi në Rrogozhinë, humbi në Durrës kur kandidoj për bashkinë. Ka humbur kudo ku ka qenë.

Dhe tani nuk pranon as të japë  një përgjigje të thjeshtë publike për këto pyetje.

Ka shumë, pafund pyetje që opinionit publik nuk i bën për ta linçuar, po i bën për të njohur të vërtetën: Kush është Grida Duma, ajo përtej flokëve që i modelon çdo ditë duke meduar se e ardhmja në politikë mund të jetë e sigurt me nuret e saj. Kjo përtej fjalëve pa kuptim që thotë duke tentuar të impostohet, me një logjikë dhe argument shpesh retorikë boshe.

Thjesht dhe vetëm pyetjet ja kemi thënë më lart. A është linçim të flasësh për vrasjen e Santos, për marrëdhënien me Salianjin në Parlament, për ortakun që ke pasur që ke shitur prona? Mund të ketë edhe ndonjë pyetje për Irfan Hysenbelliun e të tj si këto. Nuk ka asgjë të keqe. Janë të gjitha për tu pyetur.

Se për Henri Çilin e kusuret nuk i intereson më njeriu. Por për këto të tjerat Grida Duma duhet të përgjigjet dhe të mos viktimizohet për të mos përfituar popullaritet.

Mjafton tu përgjigjet këtyre pyetjeve, shqiptarët t?i dëgjojnë të vërtetat dhe ne si media atëherë do të themi si qëndron versioni i Gridës përballë së vërtetës. Sepse jemi ne ata që ja kemi thënë çdo ditë, do t?ia themi çdo ditë edhe sikur të kërkojë të viktimizohet nuk ka për të shpëtuar kurrë nga e vërteta.

Ne do t’ia themi deri ditën që do thotë të vërtetën në lidhje me këto çështje, të cilat kanë interes për publikun. Është një bankier i vrarë, janë dy deputet në Parlament që flasin, është një çështje në gjykatë në lidhje me shitje pronash, është një politikane e opozitës që dorëzohet në zyrën e ministrit Saimir Tahiri etj si këto që i interesojnë publikut, më shumë sesa viktimizimi i zonjës Duma.

E në rast se nuk e përballon dot  që të flasë për këto të vërteta ka vetëm dy zgjidhje: Ose qëndron në politikë  dhe i del të vërtetës përballë, ose ikën  nga politika dhe bashkë me daljen e saj varrosen edhe këto pyetje të cilat nuk kanë më nevojë mëtej për përgjigje. Por viktimë nuk ka, linçim nuk ka. Ka të vërtetë dhe vetëm të vërtetë të kërkuar për opinionin publik. Nesër edhe disa pyrtje që si janë bërë kurrë Grida Dumës/CNA.al

Grida Duma, ?lulja e vyshkur? nga skandalet/ Pyetjet pa përgjigje nga vrasja e Santos tek sms-të me Salianjin

Grida Duma, nga vrasja e Artan Santos tek video-skandalet erotike

Kur do flasë Grida Duma për videon Salianji-GD?

Nga video-skandali erotik tek lidhja me Artan Santon/ Zbardhen kontributet e Grida Dumës në PD

Skandalet pa përgjigje të Grida Dumës/ Nga lidhja me Artan Santon tek videot si G.D

Lajmet e fundit nga