web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Dinamos i mjafton një gol për të mundur Skënderbeun, ja si ndryshon renditja pas javës së 24-të

8 Mars 2022, 18:45, Sport CNA

Dita e martë ishte dhe dita e fundit e javës së 24-të të ?Abissnet Superiore?, ku kishte rezervuar sfidën e mbijetesës midis Skënderbeut dhe Dinamos.

Sfida startoi në orën 16:45, në stadiumin e Korçës. ?Nëndetësja? e nisi mirë takimin, ku që në minutën e dytë shënoi me Mihanën. Më pas skuadra e Devollit u mbyll mirë në mbrojtje për të mos pësuar dhe për të marrë tre pikët. Korçarët provuan shumë por nuk ia dolën, duke u mbyllur sfida në rezultatin minimal 0-1.

Ky rezultat i zhyti në krizë akoma më të thellë korçarët, të cilët vazhdojnë të jenë në vendin e fundit me 17 pikë.

Nga ana tjetër, Dinamo ngjitet në vendin e 8-të me 23 pikë dhe kjo fitore i jepë shpresë se skuadra e Devollit ende mund ta shpëtojë sezonin.

E MARTË

SKËNDERBEU 0-1 DINAMO

Mihana 2?

RENDITJA:





Lajmet e fundit nga