web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nuk kanë fund incidentet në futbollin brazilian

8 Mars 2022, 13:41, Sport CNA

Në futbollin brazilian padyshim janë parë raste të shumta incidentesh, por sipas një analize të bërë nga ana e të së përditshmes ?Estadao?, statistikat arrijnë një numër vërtet të frikshëm. Që nga fillimi i vitit 2022, në Brazil janë regjistruar një numër prej 15 raste incidentesh në futboll, me një mesatare prej një rast çdo katër ditë.

Këto raste kanë ndodhur me shumë skuadra, ku kujtojmë se autobusi i Gremios u sulmua dhe dy futbollistë ngelën të lënduar. Gjithashtu dhe në sfidën e të rinjve të Palmeiras, tifozët hodhën një thikë në fushën e lojës. Rasti më i fundit ka qenë në sfidën e javës së kaluar midis Atletiko Mineiro-Kruzeiro, ku një tifoz mbeti i vrarë nga një përleshje. Këto raste kanë bërë që shumë tifozë të arrestohen nga policia vendase.





Lajmet e fundit nga