web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngjarje e trishtë në kickboxing, nënkampioni i botës ndahet nga jeta pas bombardimeve në Ukrainë

8 Mars 2022, 16:00, Sport CNA

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në botën e sportit pas sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Jevhen Zvonok, nënkampioni i botës në sportin e kickboxing, është ndarë nga jeta si pasojë e bombardimeve ruse.

Ai ishte 22 vjeç dhe arriti të dilte në vendin e dytë në Kupën e Botës për kickboxing.

Zvonok kishte vendosur të bashkoheshe me ushtrinë ukrainase për të mbrojtur shtetin e tij, mirëpo në 3 mars, një tjetër bombardim i Rusisë i mori jetën 22-vjeçarit.

Pas shumë kërkimesh, trupi i tij u gjet në 7 mars, nën rrënojat e një shkolle në qytetin e Çernigovit.





Lajmet e fundit nga