web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Merr propozimin për tu bërë moderatore/ Flet Sarah Berisha: Isha duke bërë dush, ja reagimi i Dj Pm

28 Shkurt 2022, 18:45, Lifestyle CNA

Ish-banorja e ?Big Brother VIP Albania?, Sarah Berisha, ka marrë ftesën për të qenë moderatore e shoët të humorit, Kosherja në krah të aktorit Bes Kallaku.

E ftuar në ?ABC e Pasdites?, Sarah ka treguar se si e priti lajmin dhe reagimin e partnerit të saj Dj Pm dhe babai të saj.

Ajo u shpreh se ishte në dush në momentin që mori telefonatën për t?u bërë moderatore.

?Telefonatën ma bëri Nada skenaristja, po bëja dush. Mendova se ishte posta. Më tha jam Nada, skenaristja  e ?Kosheres?, mendova se po bëja ndonjë personazh të ftuar. Më tha doja të bëja një propozim për moderimin e spektaklit dhe mbeta. Unë nuk është se kam eksperienca të mëhershme prandaj fola fillimisht me babin. Pastaj fola me PM-in që më tha: ?Ke mbështetjen time për çdo gjë që do bësh?, u shpreh Sarah.

Sarah u shpreh se pas lajmit se do të jetë moderatore e emisionit Kosherja, ka marrë komente positive dhe negative.

?Reagimet kanë qenë pozitive, ka pas edhe disa portale, komentet poshtë kanë qenë negative, po më shtyjnë që t?ia dalë mban dhe profesorit do ja vërtetoj që mundem. Të them të drejtën e mendoja që mund të kisha oferta pune, po kaq shpejt jo, në një pozicion të tillë, sidomos te ?Kosherja? dhe në krah të Bes Kallakut?, tha ajo./ A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga