web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vijojnë të mbeten të ulta infektimet me Covid/ Ja sa raste të reja janë shënuar sot

27 Shkurt 2022, 17:29, Lifestyle CNA

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit të situatës epidemiologjike në vendin tonë.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit janë regjistruar 102 raste të reja dhe 2 humbje jete, ndërsa 208 qytetarë janë shëruar.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1213 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 102 qytetarë, në këto bashki:

25 qytetarë në Tiranë, 10 në Berat, nga 8 qytetarë në Devoll, Fier, 5 në Vlorë, nga 4 qytetarë në Prrenjas, Sarandë, nga 3 qytetarë në Shkodër, Mirditë, Lushnje, Delvinë, Elbasan, Gramsh, nga 2 qytetarë në Himarë, Mallakastër, Patos, Durrës, Has, Kukës, nga 1 qytetar në Lezhë, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, Memaliaj, Korçë, Kolonjë, Poliçan.

Janë 2788 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 62 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka dy humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Durrësi 68 vjeçe.

Janë shëruar 208 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 265,275 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga