web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ilir Shaqiri do bëjë dasmë/ Zbulohet muaji

28 Shkurt 2022, 10:17, Lifestyle CNA

Fituesi i ?Big Brother VIP?, Ilir Shaqiri ka zbuluar se në muajin qershor do të realizojë një dasmë prej vërteti, pasi është martuar vite më parë në Romë me bashkëshorten e tij, Emanuelën vetëm me 14 veta.

?Ne jemi martuar në bashki, në Romë. Jemi martuar dhe unë jam nisur për në Hungari tre ditë për muajin e mjaltit dhe jam kthyer se kisha punë. Jam martuar me 14 veta në tavolinë sepse dasmën e vërtetë do ta bëj në Shqipëri në muajin qershor. Dua ta bëj buzë detit?, tha ai i ftuar në ?E diell?.

Më tej, Iliri tregoi se me bashkëshorten është njohur në një program televiziv në Milano dhe se ka qenë Emanuela që ka hedhur hapin e parë sepse ai ishte i fokusuar në punë. Iliri zbuloi se puthja e parë mes tyre ndodhi në Romë gjatë një takimi romantik.

?Pas takimit Emanuela më tha se dukesh i egër nga pamja dhe unë e kapa dhe e putha. S?mund të qëndroja si një djalë i urtë pasi ajo më kishte thënë këtë?, tregoi ai





Lajmet e fundit nga