Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Sundimtari në Kremlin mohon pavarësinë e Ukrainës dhe dërgon trupa në Donjeck dhe Luhansk. Nëse Evropa e lejon këtë, një luftë e madhe është e pashmangshme, beson Frank Hofmann.
Tani gjithçka po ndodh shumë shpejt: trupat ruse pushtojnë një pjesë të vendit të dytë më të madh në Evropë. Me shenja zyrtare të dukshme, e jo fshehtë, siç kanë qenë tetë vitet e fundit, apo si “burra të gjelbër” anonimë në Krime. Jo. Vladimir Putin dërgon tani trupa zyrtare për të pushtuar një shtet të pavarur evropian që është anëtar i OKB-së – Ukrainën.
Kjo është një tjetër shkelje e ligjit ndërkombëtar. Si shumë të tjerë më parë. Kjo është një shkelje e Memorandumit të KSBE-së të Budapestit të vitit 1994, pas të cilit Ukraina dorëzoi vullnetarisht armët e saj bërthamore. Në këmbim, nënshkruesit Rusia, Britania e Madhe dhe SHBA morën përsipër të respektojnë sovranitetin dhe kufijtë ekzistues të Ukrainës.
Fakti që ndërhyrja e fundit ruse në Ukrainë po shkel këtë marrëveshje duhet të jetë një thirrje zgjimi për pikëpamjen e përhapur, veçanërisht në Gjermani, se ai, Putini, nuk mendon kështu. Po, ai mendon pikërisht kështu! Këtë e kuptojnë edhe aktivistët e të drejtave civile nga ish-RDGJ, ashtu siç edhe mendohet – si një deklaratë lufte.
Gjendja e ndërlikuar për shtetet fqinje
Të hënën, Vladimir Putin, i veshur rastësisht me një kravatë të pjerrët dhe me të dyja duart në tryezë, i deklaroi popullit të tij dhe Evropës me gjithë seriozitet: “Ukraina nuk është vetëm një vend fqinj. Ajo është një pjesë integrale e historisë, kulturës dhe shpirtit tonë në vazhdimësi.”
Vazhdimësia shpirtërore? Për ata që nuk janë të informuar, çështja është se “Rusi i Kievit”, të cilit i referohet Rusia e sotme nacionaliste, e vendos origjinën e tij mitike në Lavra, në manastirin e shpellës së Kievit.
Në këtë fjalim televiziv, njeriu i Kremlinit e hoqi maskën tërësisht. Asgjë nuk ka mbetur nga koha kur Vladimir Putin frymëzonte deputetët gjermanë në Bundestag dhe zgjonte shpresat se mund të mbinte diçka e re dhe të krijohej një Rusi e re. Këtë mbrëmje, i njëjti Vladimir Putini rrinte ulur në Kremlin, ashtu siç ka qenë gjithmonë: një çekist, fëmijë i organizatës së tij, KGB-së.
Ish-agjenti gati 70-vjeçar, dikur i stacionuar në Dresden të Gjermanisë, i ulur pranë një tavoline të errët, ngriti duart për të bërë thonjëza: “Pasardhësit mirënjohës,” siç tha, “i kanë shembur monumentet e Leninit në Ukrainë dhe këtë e quajnë dekomunizim.”
Këtu duhet kuptuar se pas revolucionit pro-evropian në Maidan në vitin 2014, nacionalistët ukrainas, si dhe aktivistët dhe artistët e të drejtave civile, përdorën termin “dekomunizim” në Ukrainë për të përshkruar rrugën e tyre “drejt Evropës”.
Në Kiev dhe shumë qytete të tjera të Ukrainës, ndodhi ajo që kishte ndodhur më parë në qytetet e RDGJ-së, pas rënies së Murit të Berlinit: monumentet e Leninit u shkatërruan – si shenjë ndryshimi. Pasoi një proces i hapur i përballjes kritike me të kaluarën. Pra, procesi i një shoqërie të hapur – në një vend post-sovjetik, në Ukrainë.
Kjo nuk i pëlqen njeriut në Kremlin, njeriut të cilit Rusinë e viteve të Jelcinit e shndërroi në një strukturë ekonomike të oligarkisë së KGB-së, të bazuar në naftë dhe gaz. Kjo është e kuptueshme nga botëkuptimi i thjeshtë i Putinit. Ky njeri nuk ka të bëjë fare me kuptimin evropian se si trajtohet politika, kultura dhe reflektimi shoqëror.
Ndaloni krimin e Putinit
Me Revolucionin Portokalli të vitit 2004, Ukraina hyri në një rrugë me shumë pengesa. Në vitin 2013, filluan protestat në Maidan të Kievit, si kundërpërgjigje ndaj refuzimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në, nga qeveria pro-Kremlinit e Janukoviçit. Ai ishte sundimtari i dytë post-sovjetik që u dëbua nga ukrainasit.
Ata do ta bëjnë këtë përsëri, sepse e dinë se kjo është e mundur.
Evropa tani ka dy zgjidhje: të ndalojë krimet e Putinit ose të jetë bashkëfajtore për një luftë të madhe, e cila ende mund të shmanget. Por çdo zgjidhje që tani i lejon Putinit t’i pushtojë zonat rebele të Donjeck dhe Luhansk, përsëri mbillet fara e një lufte kundër Ukrainës. Ndaj kjo nuk është zgjidhje.
Gjermania demokratike si pjesë e Bashkimit Evropian, mban përgjegjësinë më të madhe. Kjo sepse ishin ushtarët gjermanë, ata të cilët në emër të Hitlerit pushtuan fillimisht Poloninë, pastaj Ukrainën dhe Bjellorusinë./DW
Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari ka deklaru...
Nga Erisa ZykajMinistrat për çështjet europiane të Bashkimit...
Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka reaguar për përp...
Kreu i SPAK Arben Kraja ka zhvilluar ditën e djeshme një tak...
Deklarata e një dite më parë e ambasadores Yuri Kim ka shkak...
Vijon shembja e banesave në zonën 5 Maj, nga ku dhe ka patur...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj ka bër...
Policia ka vënë në pranga kryeinspektoren e IMT, Romina Pula...
Ndërhyrja e IKMT për të shembur banesat në lagjen “5 Maji” n...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, fadromat e IKMT kanë n...
CNA.al është një nga mediat që prej kohësh ka denoncuar afer...
Gazetari dhe Editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka nxjerrë fakte ...
Gazetari dhe Editori i CNA.al, Elvi Fundo, ka zbërthyer zinx...
Gazetarja Anduena Llabani e fuar në emisionin Opinion ku po ...
Deputetja Grida Duma, përveç politikës, tashmë duket se ësht...
Gazetari Eduard Zaloshnja tha se në bazë të sondazhit të kry...
Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj është paraqitur mbrëmje...
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi ka dëshmuar sot para...
Drini, djali i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri fest...
Është ndarë sot nga jeta mjeku i njohur Thoma Nini.Thomai ka...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...