Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Në vitin 1785, kimisti francez, inxhinieri dhe pionieri i aviacionit, Zhan-Fransua Pilatr dë Rozje u përpoq të kalonte Kanalin Anglez me një balonë me ajër që e kishte projektuar vetë. Balona u ngrit në ajër duke përdorur hidrogjen dhe ajër të nxehtë. Mjerisht, Rozje humbi jetën psi balona mori flakë dhe u rrëzua.
Por jo pak shkencëtarë dhe shpikës të tjerë kanë vdekur nga rezultatet e punës së tyre. Për shembull, Mari Kyri vdiq nga anemia aplastike, si rezultat i ekspozimit për vite me radhë ndaj rrezatimit radioaktiv. Tomas Endrjus, projektuesi kryesor i Titanikut, u fundos bashkë me anijen e tij që në udhëtimin e saj të parë. Për nder të 11 Shkurtit, Ditës së Shpikësit, le të shohim cilët janë 5 shpikësit që humbën jetën për shkak të shpikjeve të tyre:
Uilliam Bullok
Pasi kishte arritur të shpikte një makinë metalprerëse, një shtypës pambuku, një mbjellës farërash dhe një brumatriçe, Uilliam Bullok u fokusua tek shtypshkronja. Presioni rrotullues ekzistonte tashmë në këtë pajisje, por Bullok bëri përmirësime të rëndësishme në modelin origjinal.
Duke bërë të mundur futjen e vazhdueshme të rrotullave të letrës në makinë, pajisja e paloste dhe më pas e priste vetë letrën. Në vitin 1867, ai ishte duke punuar në një shtypshkronjë që po instalohej në ambientet e gazetës ?Philadelphia Public Ledger?.
Një rrip u shkëput nga një rrotull, dhe në vend se ta fikte pajisjen për ta rivendosur rripin e transmisionit, Bullok e goditi me këmbë në një përpjekje për ta rikthyer rripin në vendin e vet.
Por këmba iu bllokua dhe u dërrmua nga makineria. Edhe pse kirurgët u përpoqën t?i shpëtonin këmbën, plaga e Bullok nisi të gangrenizohej. Ai u rikthye në spital për të prerë një pjesë tjetër të këmbës, por vdiq gjatë operacionit.
Horas Hanli
Me profesion avokat, ligjvënës dhe tregtar, Hanli iu bashkua inxhinierëve Xhejms Meklintok dhe Bakster Uotson në projektimin dhe financimin e ndërtimit të një nëndetëseje. Në vitin 1864, ?H.L.Hunley?, u bë nëndetësja e parë luftarake që fundosi me sukses anijen luftarake ?USS Housatonic?, një anije e Unionit që u sulmua në Çarleston Harbër gjatë Luftës Civile.
Pavarësisht nga kjo arritje, ?H.L.Hunley? u mbyt përpara se të mund të kthehej i sigurt në bazë. Gjatë një zhytje, pjesa e përparme e nëndetëses u bllokuan në fund të detit. Të 8 personat që gjendeshin në bord vdiqën, përfshirë Hanlin.
Tomas Mixhli.
Tomas Mixhli ishte padyshim një shpikës dhe shkencëtar i shkëlqyer. Por trashëgimia e tij është dëmtuar nga fakti se puna e tij solli ndikime mjedisore shumë të dëmshme. Ai propozoi idenë e shtimit në benzinë të plumbit tetraetil, si një zgjidhje për problemin e zhurmës në motor.
Edhe pse ishte një metodë efektive, plumbi ishte një ndotës shumë toksik që i dëmtoi pajisjet e kontrollit të emetimeve. Më pas, Mixhli sintetizoi atë që ne do ta njihnim si Freon, për t?u përdorur si ftohës i motorit. Kjo çoi në zgjerimin e përdorimit të klorofluorokarbureve (CFC), të cilat shkaktuan dëme të mëdha në ozon, shtresën e sipërme të atmosferës së Tokës.
Por vdekja e tij nuk ka lidhje me shpikjet e tij.
Mixhli u sëmur nga poliomieliti, që i shkaktoi paralizën në gjysmën e poshtme të trupit. Atij nuk i pëlqente që ta ngrinin të tjerët nga shtrati, ndaj u angazhua të gjente një zgjidhje. Ai krijoi një sistem kompleks rrotullash për ta ngritur veten nga shtrati, i cili funksionoi. Megjithatë, një ditë ai u bllokua në atë pajisje duke u asfiksuar.
Luis Slotin
Ndërsa po punonte në Projektin Manhatan në Los Alamos, fizikani dhe kimisti Luis Slotin ra tragjikisht viktimë e eksperimentit të tij. Ai po u tregonte kolegëve se si të bashkonin dy gjysmat e një bërthame plutoniumi në formë kubi. Eksperimenti u quajt ?gudulisja e bishtit të dragoit?.
Ai e kishte bërë edhe më parë këtë, por këtë herë kaçavida që përdori për të ndarë gjysmat i rrëshqiti. Kjo bëri që të dy pjesët të bashkoheshin, duke shkaktuar një reagim të fortë kimik. Slotin përjetoi efekte të menjëhershme nga rrezatimi që u lëshua, duke përfshirë djegien në dorë dhe një shije të thartë në gojën e tij.
Ai u shtrua menjëherë në spital me djegie të brendshme, konfuzion mendor, flluska dhe duar të ënjtura. Në fund të gjitha sistemet e tij trupore dolën jashtë funksionit, dhe ai vdiq në moshën 35-vjeçare.
Para vdekjes së Slotin, edhe kolegu i tij Herri Daglian vdiq i helmuar nga rrezatimi i së njëjtës bërthamë. Pas vdekjes së Slotin, shkencëtarët filluan ta etiketonin atë si ?bërthama e Demonit?.
Frensis Stenli
Së bashku me vëllanë e tij binjak, Freelan Stenli, Frensi Stenli themeloi kompaninë ?Stanley Dry Plate?. Biznesi i tyre i prodhimit të pllakave të thata të fotografisë pati shumë sukses. Në fundin e viteve 1890 ata po fitonin deri 1 milionë dollarë në vit. Dy vëllezërit krijuan automobilin e famshëm ?Stanley Steamer?.
Kjo makinë binte në sy për shpejtësinë madhe, dhe në vitin 1906 versioni ?Rocket? vendosi një rekord prej 204 km/h. Porositë për makina ishin të shumta dhe kompania ?Stanley Motor Carriage? pati shumë sukses.
Por gradualisht motorët elektrikë dhe ata me gaz filluan të bëhen shumë popullorë, ndaj kompania u mbyll në vitin 1924. Disa vite përpara mbylljes së kompanisë, Frensis Stenli humbi jetën në rrethana tragjike. Në vitin 1918, ai po ngiste një nga makinat e tij ndërsa ndodhej në Masaçusets. Në përpjekje për të shmangur një pengesë makina e tij u rrokullis disa herë dhe u përplas me disa pemë. I plagosur rëndë, ai ndërroi jetë rrugës për në spital./discovermagazine.–Përshtatur nga CNA.al
Nga Colum Lynch “Foreing Policy”Shtatorin e vitit të kaluar,...
Nga Mark Leonard “Project Syndicate”Një luftë e shekullit XX...
“The Wall Street Journal”Një pushtim i Ukrainës nga Rusia, d...
Nga Amy Webb “The Atlantic”Në vitin 1770, kimisti gjerman Ka...
Në tetorin e vitit 1971, në mesin e shkretëtirës iraniane, u...
Nga Michael Rubin “19 Forty Five”Çfarë duhet të bëjë Xho Baj...
Nga Jonathan Miller “The Spectator”Kur kanë mbetur më pak se...
Nga Anne Applebaum “The Atlantic”Sa zili e pata një moment L...
Askush nuk i ndjen më shumë drithërimat e frikës nga grumbul...
Nga Hilde Vautmans “Eu Observer”Vitet e fundit kanë treguar ...
Memorie.al publikon dokumente të panjohura të Arkivit Qendro...
Nga Peter Rough “The Wall Street Journal”Ndërsa bota po pyet...
Nga Keith Kellogg “Fox News”Unë mbështet plotësisht doktrinë...
Përgjatë historisë, njerëzit kanë përdorur metoda të çuditsh...
Më 30 gushtin e vitit 2019, vdiq në Oberhauzen të Gjermanisë...
Që në fillimet e historisë së njerëzimit, njerëzit besonin t...
Nga Simon Tisdall “The Guardian”Nëse siç po duket si gjithmo...
Nga Hannah Roberts “Politico.eu”“Ekipi i ëndrrave” po qëndro...
Nga Anna Akage “World Crunch”Ukrainasit kanë një batutë që l...
Nga Alina Bradford & Stephanie Pappas “Live Science”Ngrohja ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...