Pritet heqja graduale e kufizimeve në Gjermani
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Shtëpia e Bardhë ka urdhëruar trupat ushtarake amerikane, që ndihmonin trajnimin e ushtrisë së Ukrainës, që të largohen nga ky vend. Departamenti i Shtetit po ashtu ka reduktuar në masë të madhe personelin e ambasadës në Kiev. Me të paktën 100 mijë trupa ruse në kufi me Ukrainën, Uashingtoni thotë se sulmi mund të ndodhë në çdo moment.
Forcat ruse dhe bjelloruse po zhvillojnë manovra të përbashkëta ushtarake në Bjellorusi. Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa përgjatë kufirit të Ukrains. Moska vazhdon të thotë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën. Por nga ana tjetër, zyrtarët e lartë amerikanë parlajmërojnë për një sulm të mundshëm ndaj këtij vendi.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan, duke folur të dielën për rrjetin televiziv CNN, tha se të gjitha veprimet ruse të çojnë drejt sulmit.
?Mënyra dhe taktikat se si i kanë dislokuar trupat dhe pajisjet, e bën të qartë mundësinë se shumë shpejt mund të ketë veprime të mëdha ushtarake. Sikurse jemi të përgatitur për rrugë diplomatike, gjithashtu jemi të përgatitur të reagojmë në mënyrë vendimtare, bashkërisht me aleatët dhe partnerët, nëse Rusia e pushton Ukrainën.?
Të shtunën Presidenti Joe Biden foli në telefon me homologun rus Vladimir Putin. Shtëpia e Bardhë postoi në rrjetin Twitter paralajmërimin e Presidentit Biden për pasoja të rënda nëse Rusia sulmon Ukrainën. Sipas njoftimeve, telefonata nuk ndikoi në uljen e tensioneve ndërsa ligjvënësit amerikanë kanë shprehur shqetësime mbi stituatën.
Duke folur për rrjetin televiziv ABC, Senatori republikan Lindsey Graham e paralajmëroi Rusinë për dëme me pasoja afatgjata nëse sulmon Ukrainën.
?Ky nuk është presidenti i fundit që do të ketë Amerika. Nëse Rusia pushton Ukrainën, do të shkatërroheshin për dekada me radhë marrëdhëniet ruso-amerikane. Çdo president do të ishte i kufizuar në marrëdhëniet me Rusinë. Shpresoj që Putini ta kuptojë këtë.?
Ndërsa Kremlini thotë se nuk ka plane për të pushtuar Ukrainën, Ministria e Mbrojtjes së Rusisë publikoi një video ku thotë se më shumë se 30 anije nga flota e Detit të Zi filluan manovra detare.
Në veri, në Detin Azov, ndodhet një kontingjent i vogël rojesh kufitare të Ukrainës lindore. Të pajisur me anije të vogla, ata nuk mund të krahasohen me marinën ruse. Ukraina humbi pjesën më të madhe të marinës detare kur Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014.
Shtetet e Bashkuara tërhoqën shumicën e personelit të ambasadës nga Kievi dhe lëshuan paralajmërime për amerikanët që të largoheshin nga Ukraina. Shtëpia e Bardhë po ashtu tërhoqi trupat që po stërvisnin forcat ukrainase, duke i vendosur në Evropë. Pentagoni thotë se rreth 3 mijë trupa amerikane të Divizionit të 82 të këmbësorisë amerikane, do të dërgohen në Evropë./voa
Brenda pesë javësh është e mundur që të hiqen të gjitha kufi...
Të paktën shtatë persona janë vrarë pas një shpërthimi në nj...
Shërbimet e inteligjencës amerikane po japin alarmin, edhe G...
Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer, nuk përjashton mundësin...
Në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump, celularët ishin një as...
Në një pasdite të fundjavës, shqetësimi më i madh për Andriy...
Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë ka tronditur mbrëmjen e so...
Presidenti amerikan Joe Biden mbajti të dielën një bisedë te...
Asambleja Federale rizgjodhi sot në Berlin Frank-Walter Stei...
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrj...
Ndërsa vazhdojnë përpjekjet për të qetësuar tensionet midis ...
Platformë helikopteri, pishinë që shndërrohet në pistë vallë...
Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë...
Gazi natyror që rrjedh nga tubacionet e Rusisë, ngroh shtëpi...
Qeveritë australiane dhe kanadeze kanë ndjekur Shtetet e Bas...
Gjermania zgjedh sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktua...
Shenja të një Lufte të Ftohtë u ndjenë përsëri mbi Evropën L...
Një person dyshohet se është lënduar nga gjuajtja me armë e ...
Nëse je nisur për një udhëtim dhe po kërkon një ambient miqë...
Performanca e Justin Bieber në Kaliforni është kthyer në ar...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...