web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Italia zgjodhi një president për stabilitetin, por kjo mund të mos zgjasë shumë

10 Shkurt 2022, 09:27, Blog CNA

Nga Hannah Roberts ?Politico.eu?

?Ekipi i ëndrrave? po qëndron sërish në krye të Italisë, por trupa e tij mbështetëse po kërcënon të shkatërrojë gjithçka. Të enjten, presidenti Serxho Matarela u betua për një mandat të dytë pasi u rizgjodh pa shumë dëshirë gjatë fundjavës që kaluar me shumicën e votave në parlamentin italian.

Argumenti që triumfoi:Italia nuk ka luksin të dorëzohet në këto momente. Mbajtja e Matarelës në postin e tij, do ta lejonte kryeministrin Mario Dragi, një nga kandidatët kryesor për presidencën, të qëndronte gjithashtu në detyrën e tij.

Dhe kjo do të thoshte se Dragi mund ta mbante të bashkuar koalicionin e tij qeverisës, të shmangte destabilizimin që do të çonte drejt zgjedhjeve të parakohshme, dhe të vazhdojë ta drejtojë Italinë në një rimëkëmbje pandemike. Matarela u pendua. Dhe udhëheqësit evropianë morën frymë të lehtësuar.

Po ashtu edhe tregjet financiare. Kriza u shmang. Por kjo tani për tani. Brenda pak ditësh, u bë e qartë se përplasjet politike që shpërthyen gjatë zgjedhjeve presidenciale nxorën në pah ndarjet e thella që ekzistojnë brenda koalicionit qeverisës të Dragit, dhe kanë hapur plagë që nuk do të mbyllen shumë shpejt.

Aktualisht po shpërbëhet uniteti në krahun e djathtë të koalicionit, teksa liderët kërcënojnë të formojnë parti të reja por edhe aleanca të reja. Dhe brenda Lëvizjes Pesë Yjet ka shpërthyer një betejë për drejtimin e partisë, e cila ka më shumë vende në parlamentin italian sesa çdo parti tjetër.

?Aleanca e krahut të djathtë është e fragmentuar. Ajo nuk ekziston më, ndaj do të duhet të rindërtohet nga e para?- deklaroi Xhorxhia Meloni, udhëheqëse e partisë së ekstremit të djathtë ?Vëllezërit e Italisë?. Tensionet do ta vënë jo pak në vështirësi koalicionin qeverisës të Dragit, duke e zbehur potencialisht efektivitetin e qeverisë, në një kohë kur BE po jep miliarda euro nga fondi evropian i rimëkëmbjes nga pandemia.

Ky rezultat do të përcaktojë nëse Italia mund të përfitojë plotësisht nga një mundësi e artë për ta ri-ngritur ekonominë e saj të plogësht, dhe për të ndërmarrë reforma strukturore afatgjata përpara zgjedhjeve parlamentare të programuara për në qershorin e vitit 2023.

?Deri në verë, Dragi do të jetë në pozita të forta. Stabiliteti është i konfirmuar për 6 muajt e ardhshëm, dhe gjatë kësaj kohe Dragi mund të imponojë reformat e tij. Më pas, duke nisur nga muaji shtator partitë do të nisin fushatën elektorale?-thotë Xhovani Orsina, profesor i historisë politike në Universitetin Luis në Romë.

Presidenti italian zgjidhet nëpërmjet një serie të paqartë votimesh dhe marrëveshjesh në prapaskenë midis udhëheqësve politikë, dhe nga pak më shumë se 1000 ligjvënës nga i gjithë vendi. Edhe pse më së shumti është honorifik, roli i presidentit është jetik në rastin e një krize politike, për shkak se ka kompetencën e dhënies së mandatit kryeministrin të zgjedhur.

Pikërisht kështu erdhi në pushtet edhe Dragi, i përzgjedhur nga Matarela për ta udhëhequr Italinë në mesin e situatës të vështirë që ka shkaktuar pandemia. Zgjedhjet e fundit presidenciale u zhvilluan pas një jave përplasjesh dhe komplotesh.

Kur po afrohej fundit zyrtar i mandatit të Matarelës më 3 shkurt, procesi hyri në një ngërç, i penguar nga një seri vetosh, ku as e majta dhe as e djathta, nuk ishin në gjendje të binin dakord për të zgjedhur një kandidati. Me kalimin e ditëve, disa grupime deputetësh votuan në shumicë për Matarelën duke shkelur urdhrat e shefave të tyre, dhe duke sinjalizuar kësisoj një shteg për të dalë nga ngërçi.

Pasi Matarela u arrit të rizgjidhej për një mandat të dytë, shumica e partive pretenduan se rezultati ishte një fitore. Por lufta e ashpër politike dhe akuzat reciproke të ditëve të fundit, kanë  shkaktuar dëme që mund të jenë potencialisht të pariparueshme.

Viktima e parë e këtyre zgjedhjeve duket se është koalicioni i djathtë. Në fillim Mateo Salvini, kreu i Legës së krahut të djathtë, ishte në pozitat e atij që do të diktonte fituesin.

Por një sërë gabimesh taktike, e mënjanuan koalicionin e tij.

Së pari, Salvini nuk mundi ta mbante të bashkuar koalicionin pas kandidatit të tij të preferuar. Më pas, blloku i krahut të djathtë u nda në fraksione, duke mos rënë dakord për një kandidat tjetër, dhe më pas nëse do ta mbështeste apo jo Matarelën.

Qasja e Salvinit ishte ?një marrëzi e pastër? tha Meloni. Salvini u kundërpërgjigj, duke nisur përpjekjet për të formuar një parti të re me liderin konservator Silvio Berlusconi, 3 herë

ish-kryeministër i Italisë. Ndërkohë aleanca e sapolindur e qendrës së majtë, u paraqit pak më mirë. Pas zgjedhjes së Matarelës, Ministri i Jashtëm Luixhi Di Maio – një ish-udhëheqës i Lëvizjes 5 Yjet – sulmoi pasardhësin e tij, Xhuzepe Konte. ?Disa udhëheqës dështuan, dhe ne si parti duhet të reflektojmë?-tha ai.

Nuk mungoi as reagimi i Kontes. ?Di Maio, duhet të japë llogari për veprimet e tij, disa prej të cilave janë shumë serioze?- deklaroi ai.Tani pritet që Di Maio të sfidojë lidershipin e Kontes, apo ndoshta të shkëputet krejtësisht nga lëvizja. Çuditërisht, Dragi ka dalë relativisht i padëmtuar nga këto përplasje.

Kryeministri është angazhuar që ta paraqesë zgjedhjen e Matarelës si një fitore, dhe të mos shfaqë asnjë mërzi për faktin se ai u detyrua t?i lutej personalisht Matarelës që të qëndronte në këtë detyrë. Dragi tha se ishte ?i kënaqur? nga vendimi.

Megjithatë tensionet janë po aty. Programi i ardhshëm i reformave – pensionet, taksat – do të nxjerrë në mënyrë të pashmangshme në pah dallimet ideologjike brenda koalicionit të madh.

Salvini, po shprehet që tani kundër reformave të ardhshme, njëra prej të cilave ka të bëjë me një ndryshim në bazën e të dhënave të hartës së pronave në vend, që ai e sheh si një pararendës të rritjes së taksave.

Ndërkohë të mërkurën ministrat e Legës refuzuan të votojnë masat e reja anti-Covid për shkollat, ??me arsyetimin se kishte diskriminim në rregullat e vendosura midis të vaksinuarve edhe të pa vaksinuarve. Po ashtu partitë e koalicionit po debatojnë mbi ndryshimet e propozuara në sistemin zgjedhor, të cilat mund të ndryshojnë mënyrën se si ndahen vendet në parlament.

Nëse nën presionin e rivalit të tyre të djathtë, Vëllezërit e Italisë, Lega tërhiqet nga qeveria e Dragit, kjo do të ishte destabilizuese për koalicionin. Por analistët thonë se për momentin një lëvizje e tillë nuk ka gjasa të ndodhë. Një fitues surprizë i këtyre zgjedhjeve janë Vëllezërit e Italisë, të cilët votuan kundër Matarelës, dhe fituan 2për qind më shumë në një sondazh të fundit të Euromedia, duke u rritur në 21 për qind.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al





Lajmet e fundit nga