web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Bashkia ndalon qarkullimin e mjeteve të rënda/ Betonieret vijojnë punën në mes të Bllokut

5 Shkurt 2022, 19:46, Sociale CNA

Në fillim të janarit, Bashkia e Tiranës vendosi të ndalojë qarkullimin për mjetet e tonazhit të rëndë gjatë ditës në rrugët e Tiranës. Betonieret lejohet të lëvizin vetë në orët e vona të mbrëmjes pas orës 23.

Ky vendim u kundërshtua nga ndërtuesit, të cilët duan te punojnë edhe ditën, ndërsa kryebashkiaku Erion Veliaj u shpreh disa kohë më parë se ky vendim është marrë për mbarëvajtjen e procesit mësimor  dhe lehtësimin e lëvzjes së automjeteve në orët e para të mëngjesit kur prindër e fëmijë nxitojnë sa për në shkollë e në punë.

Por mesa duket ky vendim nuk po zbatohet.

CNA.al, po sjell më poshtë foto, ku shihet në mes të zonës të Bllokut, një betoniere që të lëviz lirshëm në orën 20.00, sot e shtune, fundjavë në një nga zonat më të frekuentuara.

Ndonëse ndalimi i tyre është vënë në zbatim, nuk shihet asnjë polic që të ndërmarrë penalitet.

Mesa duket, zbatimi i ligjit ka disa të nënës e disa të njerkës../E.K-CNA.al

 





Lajmet e fundit nga