Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të hartojë një plan pune për përmirësimin e klimës së investimeve në vend. Ky plan do të hartohet bazuar në rekomandimet e komunitetit të biznesit dhe problematikave të evidentuara gjatë tryezave me biznesin dhe takimeve të ndryshme të punës.
Kjo gjë u bë e ditur nga Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, në mbledhjen e parë të zhvilluar për këtë vit të Këshillit të Investimeve, ku u prezantuan shtyllat kryesore të ndërhyrjes së MFE për përmirësimin e klimës së biznesit dhe investimeve në vendin tonë.
?Ne e shohim si shumë të rëndësishëm komunikimin me biznesin. Unë personalisht si ministre jam shumë e angazhuar për tryeza me biznesin, të detajuara e specifike, ku të ulemi sa më shpesh me pjesëmarrjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në mënyrë që të arrijmë bashkërisht të zbatojmë ato reforma që qeveria ka ndërmarrë dhe ka për vizion të ndërmarrë në të ardhmen?, tha Ibrahimaj.
Ministrja informoi se janë gjithsej 194 rekomandime, të cilat janë kategorizuar në 27 tema të identifikuara dhe që përfshijnë 10 ministri, Bankën e Shqipërisë dhe disa institucione varësie.
Disa prej temave të rekomandimeve janë: legjislacioni tatimor, fiskalizimi, kuadri rregullator bankar, tregtia elektronike, ligji i falimentit, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin, lufta kundër informalitetit, mbrojtja e makrave tregtare, investimet e huaja direkte, etj. Për një pjesë të rekomandimeve ka nisur puna për reflektimin e tyre, pasi janë identifikuar edhe në punën e përditshme të MFE, si fiskalizimi, tatimi mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin apo lufta kundër informalitetit.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se gjatë muajit shkurt do të organizohen takime me përfaqësues të ministrive dhe përfaqësues nga shoqatat e biznesit, sipas temave të veçanta, në mënyrë që të analizohen të gjitha rekomandimet.
?Synojmë që të hartojmë planin e punës në fillim të muajit mars dhe të kemi një zbatim të tij deri në fund të muajit qershor. Me zbatim mund të konsiderohet dhe hartimi i propozimit ligjor dhe konsultimi i këtij propozimi ligjor, me qëllim që rekomandimi të zbatohet?, tha Ministrja.
Fjala e Ministres Delina Ibrahimaj:
Prej disa muajsh, Ministria e Financave dhe Ekonomisë është duke punuar në bazë të rekomandimeve që kanë ardhur nga dhomat e tregtisë, kryesisht dhomat e huaja, por edhe nga rekomandimet e dala nga mbledhjet e ndryshme të Këshillit të Investimeve, me qëllim kurorëzimin e një plani veprimi për përmirësimin e klimës së investimeve.
Vitet e fundit na kanë bërë të përjetojmë një moment ekonomik sfidues, si viti 2020 me përballimin e krizës së pandemisë, e cila vinte pas krizës së tërmetit, ashtu edhe viti 2021 i cili tregoi një realitet ekonomik shumë dinamik, i paparashikuar, nga ne si Ministri e Financave dhe Ekonomisë, por edhe nga të gjitha ekonomitë botërore.
Kjo tryezë është e rëndësishme për ne, për të kuptuar se çfarë ndjesie ka biznesi mbi këto cikle ekonomike që ne po përjetojmë dhe se si ne mund të bashkëpunojmë më mirë me qëllim që t?i vijmë në ndihmë nxitjes së investimeve, nxitjes së bizneseve dhe përmirësimit të kushteve ekonomike në total në vend.
Këshilli i Investimeve është një platformë e cila ka ndihmuar shumë ndër vite dhe për të trajtuar elementë të rëndësishëm thelbësorë për zhvillimin ekonomik, si formalizimi i ekonomisë, zhvillimi i turizmit apo bujqësisë, si dy sektorë kyç në zhvillimin ekonomik të vendit, apo anketime të ndryshme për sistemin tatimor, me qëllim përmirësimin e procedurave dhe përmirësimin e ofrimit të shërbimeve ndaj biznesit.
Gjithashtu, ka pasur sugjerime të ndryshme për reforma, për tërheqjen e investimeve të huaja direkte, për të rritur transparencën e nismave të qeverisë, për të rritur cilësinë e kapitalit njerëzor nëpër institucione, thelbësore për zhvillimin institucional dhe ekonomik të vendit, për përfshirjen e bizneseve në proceset e konsultimeve dhe për disa draft ligje dhe dokumente të rëndësishme strategjike ekonomike.
Ne e shohim si shumë të rëndësishëm komunikimin me biznesin. Ne si Ministri dhe unë personalisht si ministre jam shumë e angazhuar për tryeza të tilla, tryeza edhe më të vogla dhe të detajuara e specifike, ku të ulemi sa më shpesh me pjesëmarrjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në mënyrë që të arrijmë bashkërisht të kryejmë dhe të zbatojmë ato reforma që qeveria ka ndërmarrë dhe ka për vizion të ndërmarrë në të ardhmen.
Unë do të kaloj pa humbur kohë te prezantimi i procesit dhe i shtyllave të ndërhyrjes së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për përmirësimin e klimës së biznesit.
Siç thashë, ka pasur një bashkim të rekomandimeve të Dhomës Amerikane të Tregtisë, të FIIA-s, por edhe të këshilltarëve të ndryshëm të qeverisë shqiptare në fushën e ekonomisë dhe gjithashtu të rekomandimeve të ndërmarra ndër vite nga Këshilli i Investimeve.
Janë gjithsej 194 rekomandime dhe ne kemi identifikuar gjithsej 27 tema, të cilat janë fushat më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Për të trajtuar këto 27 tema do të duhet të ngrihen grupe pune të ndryshme, të cilat përfshijnë 10 institucione, ministri linje, Bankën e Shqipërisë, apo institucione varësie, të cilat do të duhet të adresojnë problematikat e ngritura nga ky raport kaq i rëndësishëm. Siç thashë, ka shumë burime, janë vendosur brenda kornizës që ne kemi ndërtuar, të cilat do të mundohemi t?ua paraqesim sipas temave shkurtimisht në takimin e sotëm.
Temat kryesore kanë të bëjnë me legjislacionin tatimor, për të cilin janë dhe pjesa më e madhe e rekomandimeve; kanë të bëjnë me fiskalizimin; me kuadrin rregullator bankar; me tregtinë elektronike; me ligjin e falimentit; me arsimin, e kështu me radhë deri te mbrojtja e markave apo ndërveprimi mes biznesit dhe bashkive.
Përsa i përket rekomandimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe tre institucione të tjera kanë filluar punën për zbatimin e tyre, pasi janë elementë të cilët janë trajtuar në tryeza të ndryshme ndërmjet nesh.
Në prezantim janë evidentuar ligji tatimor, fiskalizimi, ligji për tatimin mbi të ardhurat personale, tatimi mbi fitimin dhe lufta kundër informalitetit. Një pjesë e madhe e rekomandimeve që lidhen me këto tema të rëndësishme kanë filluar të vlerësohen pasi, siç e thashë, kanë qenë pjesë e diskutimeve tona të brendshme.
Mund të them se ligji për tatimin mbi fitimin dhe të ardhurat personale është duke u riparë. Ne kemi gati një draft i cili është punuar në bashkëpunim me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe shumë shpejt do ta diskutojmë së brendshmi dhe do të nxjerrim për konsultim publik.
Gjithashtu, një nga problematikat kryesore që biznesi ka pasur përsa i përket legjislacionit fiskal ka qenë ndryshimi i shpeshtë i tij dhe mos konsultimi i disa elementëve. Për këto arsye, gjatë dy viteve të fundit, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka punuar për të hartuar një Strategji Afatmesme të të Ardhurave, ku parashikohen një sërë ndërhyrjesh në legjislacionin fiskal, me qëllimin anullimin e atyre përjashtimeve të cilat nuk kanë treguar të jenë eficente në ndihmën e sektorëve ekonomikë.
Ky draft do të hidhet për konsultim publik shumë shpejt dhe në gjashtëmujorin e parë të vitit do të konsultohet me grupe të ndryshme interesi, me qëllim që të arrijmë në një finalizim të dakordësuar të kësaj pakete me të gjithë ju, pra me përfaqësuesit e biznesit.
Me qëllim adresimin e të gjitha rekomandimeve, ne kemi punuar, i kemi vënë vetes disa afate me qëllim që të arrijmë në një matricë të dakordësuar të të gjithë rekomandimeve që do të adresohen.
Sigurisht që ato rekomandime që kanë ardhur nga ju, siç përmenda më parë, janë të gjitha të markuara, ndërkohë që ka dhe institucione të tjera të cilat janë përgjegjëse apo japin rekomandime për përmirësimin e klimës së investimeve, të cilat duhet të merren në konsideratë.
Ne kemi parashikuar që të finalizojmë prioritizimin e rekomandimeve brenda datës 15 shkurt, brenda MFE, duke parë se çfarë është trajtuar deri tani, çfarë do të trajtojmë dhe çfarë nuk mund të trajtojmë dhe pse.
Pasi këto dokumente të realizohen brenda MFE, ne kemi menduar të realizojmë grupe të veçanta interesi për tema të ndryshme, për të cilat ju ftoj që të jeni pjesë dhe të jepni angazhimin tuaj nëse mund të bëheni pjesë e këtyre grupeve të punës, me qëllim analizimin e këtyre rekomandimeve, analizimin e atyre rekomandimeve që ndoshta do të mendohen si të papërshtatshme për tu adaptuar, apo mendimin e çështjeve të tjera.
Pra, nga data 15 deri në datën 28 shkurt ne duam të organizojmë këto takime, ku pjesë do të jenë teknikë të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë apo të ministrive të tjera, dhe pjesëmarrës nga shoqatat e biznesit.
Në vijim të këtyre konsultimeve, do të hartojmë dhe të fillojmë të zbatojmë planin e punës. Pra, synojmë që të hartojmë planin e punës në fillim të muajit mars dhe të kemi një zbatim të tij deri në fund të muajit qershor. Me zbatim dua të them që mund të konsiderohet dhe hartimi i propozimit ligjor dhe konsultimi i këtij propozimi ligjor, me qëllim që rekomandimi të zbatohet.
Matrica e përmbledhur të rekomandimeve mund t?i vihet në dispozicion të gjithë anëtarëve të Këshillit dhe më gjerë, me qëllim konsultimin. Ne i kemi kategorizuar rekomandimet sipas fushave, sipas dhomës apo grupit që i ka propozuar dhe gjithashtu sipas ministrive apo fushave përgjegjëse.
Unë nuk do të zgjatem më shumë pasi qëllimi është që të dëgjojmë mendimin tuaj përsa i përket planit të punës dhe për vijimin e procesit të punës, për zbatimin e këtyre rekomandimeve, për arritjen e qëllimit kryesor, përmirësimin e klimës së investimeve në vend./CNA.al
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 105.7 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 105.7 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 105.7 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lek...
Sapo është publikuar lista me 25 markat më të vlerësuara në ...
Numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në terr...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lek...
Kreu i Dhomës Amerikanë të Tregtisë, Enio Jaçe, ka dalë me n...
Ministria e Infrastrukturës Belinda Balluku ka inspektuar s...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.6 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.6 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.6 Lek...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 104.3 Lek...
Popullsia po plaket me ritme të shpejta në Shqipëri. Numri i...
Deputeti socialist Erion Braçe, ka dhënë alarmin për borxhet...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 103.6 Lek...
Në Dhjetor 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 32 mld l...
Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 105.1 Lek...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...