LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Mbi dy orë në Prokurori/ Berisha zbardh dëshminë

13 Janar 2022, 12:43, Politikë CNA
Mbi dy orë në Prokurori/ Berisha zbardh dëshminë

Për më shumë se dy orë në Prokurorinë e Tiranës, ish-kryeministri Sali Berisha ka dëshmuar para dy prokurorëve Elisabeta Imeraj dhe Eljon Mazrekut në lidhje me protestën e 8 janarit të zhvilluar para selisë blu.

Jam thirrur këtu me urdhër të kreut të Meduzës unë erdha në respect të atyre parimeve me të cilat jam i mbrojtur.

Në deklaratën time theksova se për çdo shqiptar, për çdo mik dhe partner të Shqipërisë shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjeve të politikës me krimin, ishte jo vetëm atë ditë, por unë po marr 8 janarin, ishte Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, pengmarrës , fondamentalistësh.

Kjo përbën momentin më dramatic dhe dëshminë më flagrante të shkrirjes së narkoshtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin.

Ju duke iu falenderuar shumë për të gjithë punën e madhe që bëni, më duhet tiu them se nuk duhet të injoroni një moment. Momenti që është më flagrant, është se sot njeriu që është shkarkuar nga cdo funksion është symbol së pari i pabesisë ekstreme politike.

Së dyti, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin.

Së treti, mos harroni ju se ky është personi që për pazare personale dhe pasurim personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën për shkak të kullave që do ndërtoheshin aty. Dhe duhet të shkoni ta pyesni Erion Veliajn, se të dhënat e mia dëshmojnë se pronarët i kanë thënë atij se jemi marrë vesh me Lul Bravën.

Është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip, që për të ruajtur karrigen shndërroi selinë e PD në një seli që nuk ekziston askusn tjetër, ia dorëzoi de fakto Edi Ramës.”-tha Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga