Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Nga Luciano Boci
Ngujimi ndodhi. Së prapthi. Selia u shndërrua në kullë e të ngujuarit në personazhe që shtynë me forcë një lloj vetëgjygjësie të çartur. Me shpresën për të marrë në opinion pozën e viktimës, por duke dhunuar ligj e kanun, gra e burra, të rinj e të moshuar, anëtarë të thjeshtë të familjes së madhe, larg çdo kërkese për t?i thirrur arsyes.
Askush nuk e mendonte të ndodhte ai ngujim aq i izoluar, i blinduar e aq shumë agresues e mizor ndaj atyre që kërkonin thjesht marrëveshjen, ndaj anëtarëve të thjeshtë të selisë. E në vend të marrëveshjes të ngujuarit i përplasën atyre në fytyrë derën e blinduar.
Ishte një ngujim absurd, pa arsye, fyes, cinik, arrogant dhe ngacmues deri në padurim.
Ishte një pabesi e strukturuar mirë ditë më parë, nëpërmjet mohimit dhe ndalimit të hyrjes, nëpërmjet veprimit e deklaratave mashtruese.
Sepse ajo që kërkonin të arrinin të ngujuarit nuk ishte marrëveshja nën besën e votës, por provokimi i reagimit të zemërimit dhe fabrikimi i akuzës.
Për më tepër, askush nga pala ?kundërshtare? nuk ia imponoi, apo shtyu ngujimin absurd këtyre të ngujuarve me vullnetarizëm.
Më shumë në fakt ai ishte një vetëngujim. Vetëngujim i pakërkuar nga nderi e burrnia. Por i ardhur nga nën ndërgjegja e thellë, i nxitur nga gjurma e kryerjes së një ?vrasje? në shpinë dhe nga instikti për të mbrojtur fajësisë e provuar. Aspak për të mbrojtur kullën-seli, tashmë të përdhosur me dyer prej burgu e as moralin e humbur demokratik.
Disa nga të ngujuarit, i çuan atë ditë aty vetë këmbët e tyre, me idenë e mbrapshtë e të pandodhur më parë, për ta shndërruar selinë në kullë e më pas kullën në kasaphanë. Këta ishin autorët e ngujimit.
Disa të tjerë, shumica, të ngujuarit e pastër, u thirrën nën ngujim nga autorët vetëm për mburojë.
Që me qashtërsinë e profaninë e tyre politike të mund të ndërtonin murin e shfajësimit publik të linçimit fizik të anëtarëve.
Ndërsa pjesa e zezë e të ngujuarve, të ardhur me entuziazëm, të ngujuarit e zinj të veshur me të zeza por jo vetëm, ishin pjesa e azapëve, e grupeve të sulmit që do ta shndërronin sipas dëshirës së urdhëruesit, kullën e ngujimit në kullë kurthi e turpi njëherazi.
Mercenarëve të shpëlarë trush, të armatosur dhe të pajisur me mjete luftarake e rrethanore, detyra e të cilave ishte ruajtja e territorit të kullës e jo ajo e integritetit moral të selisë e anëtarësisë, u ngjante vetja si heronj-kalorës të zinj.
Misioni ishte i qartë-goditja e anëtarëve të selisë me çdo mjet e mënyrë, gaz, shkopinj, tavolina, karrike, hekur, bomba shurdhuese, për t?i vrarë gjënë e fundit që kishin marrë me vete atë ditë- Shpresën. Dhe në fund për t?i ngritur gishtin e akuzës atyre si shpellarë e vandalë.
Por nuk mbaronte me kaq.
Jashtë, i strukturuar me blinda uji dhe batare gazi lotsjellës, ishte instaluar ?Hjekësi?, i veshur me uniformë polici, i gatshëm të vepronte egërsisht sapo grupet e sulmit të mos ia dilnin dot zemërimit të anëtarëve.
Pas ngujimit e bashkë me ngujimin absurd kjo ngjau.
Mercenarët u përpoqën pa ia dalë.
Tentativës së anëtarëve për të hyrë në shtëpinë e tyre me mjete naive, për të kërkuar marrëveshjen për besën e votës, ata iu përgjigjen me gaz, tym, dhe plasëse.
Kur inati i anëtarëve mori para gjithçka bashkë me derën e blinduar, vendi u ndez gjak, tymë e flakë nga ?Hjeksi? me një ngazëllim e ndjenjë hakmarrje të paparë ndaj demokratëve.
Më djegës dhe më i hidhur se atë ditë ai gaz nuk kishte qenë kurrë më parë.
Tek shihja ata që na kishin dhënë gjithçka nga vetja, mes mijëra sakrificash, të shembur në tokë nga gazi e spray verbues, të gjakosur nga goditjet por më shumë të përkulur nga dhimbja e zhgënjimi që këtë ?dhuratë? e kishin nga të vetët, ulërima ime ishte e aq e madhe sa më dilte pa zë.
?Hjeksit? i kishte ardhur dita.
Anëtarët u shpërndanë. Me vete morën e strukën dhe njëherë Shpresën për ta mbrojtur për në rikthimin e rradhës.
Pas disa orësh retë e tymit dëshpërimsjellës u shpërndanë.
Të vetëngujuarit lanë kullën bosh e shpërthyen në festë komike e thirrje histerike.
Ata me ?Hjeksin? e tyre kryeministror kishin përzënë me dhunë përkohësisht nga shtëpia e tyre demokratët e kishin shkelmuar besën e votës.
Ndërsa muzgu po binte, mbi kullën e vetëngujimit varej pyetja:
Kush fitoi?!!
?.pas disa minutash ?Hjekësi? njoftoi se do bënte një bashkëbisedim online me demokratët për t?i shpjeguar atyre se ç? është demokracia!?
Ngujimi vazhdon!/CNA.al
Deputetët e selisë së Partisë Demokratike duhet të mendojnë ...
Nga Zef ZefiI mirëkuptoj bolshevikët përse nga togfjalëshi “...
Nga Rudin SataTë kërkosh Ti me Gaz Bardhin ndihmë nga POLICI...
Nga Ibsen Elezi Tabloja e asaj dite pati tre elementë të duk...
Nga Dilaver LazajDëgjova se më 12 janar do shkosh në Sarand...
Nga: Redjon ShtyllaSot isha në selinë blu, për të raportuar ...
Porsa u shuan skenat luftarake në selinë e PD-së kryeministr...
Nga Lutfi Dervishi8 Janari sipas…….Lulzim Bashës!Sali Berish...
Kam përshtypjen – të më falin mediet e tjera nëse gaboj – që...
Prof.dr. Eshref Ymeri“Sot Shqipëria është ngrysur si një Se...
Nëse Sali Berisha e ka seriozisht kur thotë se, nga sot ajo ...
Nga Andi BejtjaShumë demokratë, ndoshta dhe gabimisht, 8 Jan...
Lulzim Basha nuk bëri asgjë që nuk pritej. Ai i blindoi dyer...
Nga Gëzim XhepaZ.Basha! Si firmëtar i 11 dhjetorit, por jo a...
Nga Armand Maho“Adams Family”, është një komedi e zezë e Ho...
Nga Bledian Koka Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e par...
Nga Oerd BylykbashiKur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç ...
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvil...
Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë....
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...