E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Nga Armand Maho
?Adams Family?, është një komedi e zezë e Hollywood i risjellë në skenë në variante të ndryshme, por me thelb të njëjtë. Adamsët në fakt janë një përmbysje satirike e familjes ideale amerikane të shekullit të 20-të: një klan aristokratik i pasur i çuditshëm që kënaqet me makabritetin dhe në dukje nuk janë të vetëdijshëm ose të shqetësuar që njerëzit e tjerë i shohin të çuditshëm ose të frikshëm. Ata jetojnë në në një ndërtesë të zymtë gotike pranë një varreze të braktisur.
Partia Demokratike përgjatë gjithë ekzistencës së saj ka ditur të jetë një ansambël njerëzish. Kush i mban mend vitet e opozitës përpara 2005-ës, e di mirë se atje tek selia e vjetër mblidheshin të gjithë. Ishte si vend takimi për antarë, simpatizantë, njerëz pa parti dhe ambienti apo kafet përreth gëlonin nga bisedat kryesisht politike. Të gjithë merrnin pjesë në jetën e saj. Të gjithë diskutonin rreth zhvillimeve të ditës. Ndiqeshin me ankth fushatat elektorale.
Gazetarët ishin si në shtëpinë e tyre dhe mund të merrnin thuajse çdo informacion që kërkonin në zyrat e saj. Natyrisht, kishte raste që informacioni s?mund të jepej, por askurrë nuk ktheheshin duarbosh nëpër redaksi.
Partia Demokratike ishte një motor në lëvizje, një energji e pashtershme. Shkëmbeheshin ide. Diku nga mesdita kryesisht Sali Berisha apo ndokush tjetër gati çdo ditë do dilte në konferencë për shtyp dhe mund ta pyesje për gjithçka. Pjesë e këtij mozaiku ishin dhe jo pak gazetarë të medieve të pushtetit të asaj kohe, që hynin e dilnin pa teklif në çdo zyrë pavarësisht se në redaksitë e tyre opozita sulmohej me të gjithë artilerinë.
Në vigjilje të fushatave mozaiku ishte dhe më i larmishëm. Morisë së njerëzve të përditshëm i shtohej dhe radha e gjatë e kryetarëve të degëve, seksionesh dhe grupseksionesh që vinin nga çdo qytet i vendit. Rriheshin mendime për kandidatura deputetësh dhe të zgjedhurish lokalë. Radha përpara zyrës së Doktorit dhe kupolës partiake bëhej e gjatë. Emrat e kandidatëve diskutoheshin e debatoheshin jo vetëm brenda zyrave por edhe në ambientet e jashtme.
Më kujtohet në zgjedhjet e vitit 2005 që jo pak prej atyre që u gjendën në listë e merrnin informacionin se ku mund të ishin më parë nga gazetarët ose personat përreth. Çdo gjë ishte e hapur dhe në tavolinë, PD ishte vërtet një parti e madhe dhe demokratike. Kështu e gjeti atë mot dhe deputeti Lulzim Basha djaloshi i ndrojtur i ardhur nga Hollanda që vetëm buzëqeshte.
Shumëçka ndryshoi me ardhjen e këtij të fundit në krye të PD. Ajo seli, ku u rritën breza e breza demokratësh rrethua nga një tis misterioz ku rëndom askush nuk dinte se çfarë kulisash thureshin brenda saj. Ç?farë pazaresh apo marrëveshjesh të fshehta bëheshin. Sot Basha në shumicë ka mbledhur rreth vetesh ca spurdhjakë, që përgjithësisht përcjellin në publik humbjen e cila ngrihet në piedestal si fitore, dështimi si triumf.
Për shembull dalja e deputetit Gazment Bardhi para medieve dy ditë para protestës së 8 janarit, dukej si pamje e telekomanduar e Bashës nga kolltuku i zyrës. Madje dhe konferencën për shtyp Bardhi e mbajti në ambientet jashtë selisë me qëllim që të fshehë atë çka po ndodh brenda ndërtesës. Edhe ai në majë të gjuhës kishte sloganin e ish- kryetarit se demokratët na paksërkan zgjedhur të ardhmen.
Pra demokratët sipas tij qenkan një tufë humbamenosh apo derdimenësh që të ardhmen e shihkan në opozitë! Se të besosh një individ që s?ka fituar kurrë një betejë më së paku s?duhet të jesh në rregull nga trutë.
Por problemi nuk janë demokratët.
Problemi i madh i tyre që kërkojnë të mbajnë me çdo kusht çelësat e zyrave është se s?po e kuptojnë sa qesharakë dhe të urryer po bëhen në sytë jo vetëm e anëtarësisë, por edhe të opinionit publik. Basha kërkon t’u shkarkojë vartësve kostot e tij, duke i shndërruar në modele komikë të të bërit opozitë. Sot ata duken si fotokopje të deputetëve të listave të shndërruar në gjuzër e jenisherë, të cilët s?bëjnë gjë tjetër vazhdojnë t’i mbajnë ison pazareve të tij. Kjo po ndodh me Bardhin, Alibeaj, Gjekmarkajn e gjithë shpurën që kanë marrë përsipër të bëjnë luftën e një lideri frikacak dhe të pabesë, i cili i ka nxjerrë në fushë të betejës pas asnjë armë për t’u mbrojtur. Gjuha e tyre nuk ndryshon shumë nga gjuha propagandistike e zëdhënësve mediatikë të Ramës që ethshëm janë shndërruar në ?Bashistë? të çmendur.
Kjo lloj sjelljeje po e kthen ish kupolën e PD-së në personazh qesharak të ngjashëm me ato të ?Adams Family?. Ajo tashmë nuk po di më të ndajë fantazinë nga realiteti. Flet për mbështetje imagjinare. Në këto kushte na lind e drejta të themi se i vetmi me mendje më të kthjellët e të ftohtë aty ka qenë dhe është Lulzim Basha. Ai e ka ditur fort mirë çfarë ka dashur. Nuk ka dashur kurrë të bëhet kryeministër, por ka shfrytëzuar mundin dhe djersën e demokratëve për të mbyllur pazaret e tij me pushtetin. I duhet që demokratët të rrinë urtë mos ndjehen, kur ai fut duart tek ndërtimi i porteve dhe aferat alla Balla.
Nën këtë strategji duke i larguar dalëngadalë ai jo pa qëllim e shndërroi selinë e PD-së nga një vend ku bëhej politikë, në një ndërtesë të zymtë, të braktisur dhe të rrethuar me misterin e intrigës, me qëllim që askush mos fliste, askush mos protestonte, askujt mos i zgjohej nervi i protestës.
Por demokratët nuk duan që ajo ndërtesë, ajo seli të kthehet në një godinë të ngjashme me kështjellën gotike pranë varrezave, njësoj si shtëpia pranë Cemetery Ridge të Adamsave. Ajo më datë 8 të këtij fillimviti duhet t’u kthehet atyre që e duan me pastërti atë. Atyre që dinë të bëjnë fushatë, dinë t’i japin jetë, dinë të fitojnë. Demokratët tashmë e kanë kuptuar se për sa kohë të që atë ta drejtojë Basha dhe kasta e tij, aq kohë do jetë në pushtet dhe Rama me kastën e Rilindjes.
Nga Bledian Koka Lulzim Basha e bëri sefte artikulimin e par...
Nga Oerd BylykbashiKur ne 47-vjeçarët e sotëm ishim 12 vjeç ...
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvil...
Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë....
Nga Mentor Kikia E keni parasysh plakun Mere, personazhin e ...
Nga Artan Fuga Një apel publik drejtuar:Qytetarëve!Deputetëv...
Bananja nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të ...
Nga Kreshnik SpahiuPse shqiptarët vlersojnë ata që i genjejn...
Nga Pëllumb KullaNuk kisha patur rastin ta shoh lmin e Mamaq...
Kur isha i vogël,mbasditeve,afër dy orë,gjyshja na “arratise...
Nga Hasan BelloNë arkiva gjendet një sasi e madhe dokumentac...
Nga Ylli Dylgjeri1-Këmba përpjete me tabanin e grisur te këp...
Nga Mimoza HajdarmatajReflektim në 31 vjetorin e themelimit ...
Nga Paulin MarkuPas humbjeve të zgjedhjeve të 25-Prillit der...
Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë...
Nga Kastriot FrashëriFestivali i 60 i RTSH, prova se nuk pro...
Festivali i 60 i një institucioni 83-vjecar si RTSH (me fill...
Në një tjetër kontekst, epitetet “i çmendur” dhe “normal” do...
Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfs...
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...