
Politika e jashtme në interes të Serbisë/ Si Rama po nxit destabilitetin në Ballkan
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfshirë dhe gjykatat, vuri kusht që vendodhja përcaktohej kur personi nisej me kalë nga shtëpia me dritë dhe mbërrinte brenda ditës në shtëpi me kalë pa rënë muzgu.
Sot jetojmë në një epokë tjetër: kuajt ja kanë lënë vendin makinave dhe rrugët e shtigjet ja kanë lënë vendin autostradave.
Në Francë sot ka rrugë më të mira, rrjet hekurudhor në çdo skaj, por edhe sot respektohet ndarja administrative e gjyqësore e Napoleonit.
Një twitter i Andi Dobrushit, sot, me një fjali shprehte shqetësimin e madh për ?hartën e re? të gjyqësorit.
?Nuk mund të ketë drejtësi për qytetarin, larg qytetarit! Harta e re e gjyqësorit rrezikon zbatimin e refromës në Drejtësi?
Ideja për të shkrirë 10 gjykata dhe për të patur vetëm një gjykatë Apeli në Shqipëri është në rastin më të mirë e dëmshme.
Aksesi në drejtësi nënkupton edhe afërsinë gjeografike të qytetarit me gjykatat. Mendo për një çast një delvinjot apo kuksian që ka punë në gjykatën e vetme të Apelit në Tiranë! Imagjino dëshmitarin nga Vermoshi apo Konispoli që duhet të vij në Tiranë? (Me shpenzimet e veta) Apo mos vallë duhet që të blejnë shtëpi në kryeqytet nëse kanë punë me gjykatën?
Është e qartë se ideuesit dhe propozuesit e hartës “re” gjyqësore nuk kanë menduar shumë për planifikimin dhe për pasojat. Për shembull sa kushton transporti i të burgosurit në Reç, që ka punë me gjykatën e Apelit në Tiranë? Furgoni? Policët shoqërues etj etj. Këta paguhen me paratë e buxhetit.
Do të rriten fondet për karburant, amortizim mjetesh, dieta, rreziqet e sulmeve ndaj furgonëve penitenciare gjatë rrugës vajtje-kthim, shpenzimet e rrugës dhe ushqimit dhe fjetjes së gjyqtarëve e prokurorëve që banojnë larg vendit të punës etj etj.
Minimumi i minimumit duhet së paku të ishin tri gjykata Apeli, një për Veriun, një në kryeqytet dhe një për Jugun!
Si do t’i shërbehet më mirë vlonjatit, kuksianit apo sarandiotit me gjykatën e Apelit në Tiranë?!
Apo me aeroportin e Kukësit, Vlorës dhe Sarandës do të zbutet pak problemi i largësisë së gjykatës së vetme të apelit?!
Mungesa e planifikimit strategjik është një sëmundje e vjetër që gjithmonë na çon në zgjidhje që të kujtojnë shprehjen ironike franceze: për të ulur nevojën për këpucë, t?i presim këmbët njerëzve!
Në kujtimet e Eqerem Bej Vlorës, nipi i Ismail Qemalit përshkruan një skenë që po ta lexosh sot nuk ke fuqi të buzëqeshësh. Eqerem bej Vlora urdhërohet nga Ismail Qemali të përgatitet me trupa ushtarake për të përballuar një betejë të mundshme me grekët. Eqerem Beu jep urdhër që të nisë ndërtimi i spitalit fushor dhe disa fshatarë të zonës po talleshin me këtë urdhër: Beu nuk qenka mirë!? Çfarë na duhet ne spitali kur akoma nuk kemi asnjë të plagosur?
Sot gjytarët e mbetur në sistem janë të mbingarkuar. 6 gjyqtarët e mbetur në gjykatën e Apelit në Tiranë kanë mbi 18000 dosje stivë për të gjykuar. Secili ka 3000 dosje! Me grumbullimin e dosjeve të rretheve, një gjyqtar që nis punën sot – nuk ka më nevojë për asnjë çështje se del në pension me stivën që ka në tavolinë. Dhe bëhet fjalë për çështje administrative, civile, penale, për çështje të rëndësishme apo qoftë edhe për ?çikërrima?. Nëse nuk merr drejtësi sa je gjallë, a ka kuptim ta lesh në testament ?zgjidhjen??
Zgjidhja është të mendohej me kohë dhe të mendohet edhe sot si të rritet numri i gjyqtarëve në Apel, si të afrohet shërbimi te qytetarët se përndryshe le të kalohet në drejtësinë me distancë- Teledrejtësi dhe kështu kursejmë edhe më shumë!
Për çdo problem ka zgjidhje, por kushti i parë është të njohësh problemin. Në mungesë të ?njohjes së problemit?, gjithnjë e më shpesh ilaçi po na del më i rrezikshëm se vetë sëmundja!
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Në Kushtetutën Amerikane kur flitet për ndarjen e pushteteve...
A mundet Shqipëria e Edi Ramës, kjo që ka gjoja rritje ekono...
Nga Lutfi DervishiPublikimi listave të pagave vuri në qendër...
Nga Ermal HasimjaLexova librin e Lea Ypit. 99% e librit ësht...
Nga Dr.Arben RamkajÇdo krizë e madhe globale, ka vënë serioz...
Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave person...
Nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me pagat, kjo e fundi...
Nga Ylli DylgjeriBravo Allajbeu! Bravo se ke gjetur fiks nje...
Sali Berisha, zgjodhi Air Albanian për Kuvendin e tij dhe at...
Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 mil...
Nga haberet e kazanit mediatik që po vlon prej dy ditësh në ...
Nga Përparim Kabo Ajo listë pagash që qarkullon on line po i...
Nga Armir ShkurtiNuk e kam për “fraksionin gastro”. Pra për ...
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i f...
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Kur Serbia nuk njeh ende krimet e luftës dhe as kërkon falje...
Pas ngjarjeve, dy kuvende paralele dhe një referendum për sh...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...