LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre faktorë që mund të fshihen pas publikimit të të dhënave/ “Grushti” i fortë për Qeverinë

24 Dhjetor 2021, 13:07, Opinione CNA

Nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me pagat, kjo e fundit shoqëruar me kartat e identitetit, me niptet me të cilat paguhen pagat e qytetarëve është një akti i padiskutueshëm kriminal, i cili ka gjetur në befasi shtetin, megjithëse shumë prej këtyre të dhënave qarkullonin muaj më parë.

Së pari, doli database i patronazhistëve, por ai ishte një sistem i përpunimit të të dhënave që bëjnë partitë politike.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Këto i ka edhe Partia Demokratike, edhe LSI-ja, pavarësisht se të tyret nuk kanë dalë, por mund t?i gjesh lehtësisht dhe t?i aksesosh edhe të dhënat e patronazhistëve që kanë partitë e tjera politike.

Prandaj, në atë moment pati një qasje jo shumë të fortë për skandalin e ndodhur, pasi janë të dhëna të mbledhura nga vetë partitë politike, në mënyrë manuale, të përpunuara dhe të hedhura në një database.

Por, ajo që po ndodh tani është vërtetë kriminale.

Pa asnjë diskutim, pa asnjë lloj etike. Një shtet i shkërmoqur, lakuriq, ku dalin ID të qytetarëve dhe pas tyre, jo vetëm një muaj, shfaqet janari, shfaqet muaji prill, tani po dalin targat. Qarkullojnë informacione se ka të dhëna se një database i tillë figuron për pronat, një tjetër database me të dhënat bankare mbi kursimet që kanë qytetarët.

Pra, një rreth i madh vicioz ku shteti shqiptar ka rënë brenda dhe duket sikur po e tërheq poshtë një rrymë e fortë që kërkon ta çmontojë.

Përtej patronazhistëve askush nuk mund ta mohojë se në shumë telefona, database e rrogave të janarit ka qarkulluar muaj më parë, megjithëse u publikua tani. Ashtu si edhe ajo e prillit.

Sot dolën targat, nesër mund të dalin edhe të tjera të dhëna.

Kush është kjo dorë që po i lëviz nxjerrjen dhe publikimin e tyre, pikërisht në këtë moment?

Në momentin kur ndodhi skandali i inceneratorëve, arrestimi i një ish-ministri dhe tashmë doli një skandal edhe më i madh, publikimi i të dhënave personale, rrogava, targave të mjeteve. Priten dhe të tjera. Për t?u harruar skandali i inceneratorëve apo beteja e brendshme në Partinë Demokratike.

Tek skandali i inceneratorëve, subjekti që i intereson të mbyllet gjithçka dhe të harrohet sa më shpejt dhe të mos përflitet është vetë Qeveria.

A mund ta bënte vetë Qeveria këtë akt kriminal?cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Në fakt po ta shohësh me gjakftohtësi, i vetmi faktor që nuk i intereson dalja e këtyre të dhënave është Rama por jo e gjithë Qeveria, sepse kostoja që ka marrë Edi Rama dhe pushteti i tij sot është maksimal. Në sondazhe, pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet, është në pikiatën më të madhe ndoshta në tetë vite, dhe pa asnjë diskutim në rast se do të kishim një opozitë të fortë dhe të vërtetë, Edi Rama nga 48 orët e fundit nuk do të kishte qënë më Kryeministër.

Do të kishte dhënë dorëheqjen, do të ishte përballur me protesta dhe me një urrejtje të madhe popullore. Pasi njerëzve u kanë ?hyrë në shtëpi? hajdutët dhe roja po flinte gjumë.

Përjashtimi i Ramës, e krahasuar me skandalin e inceneratorëve, koston që ajo ka, ndoshta dhe duke tentuar që ta rikuperojë më vonë, të bën që të mendosh se nuk do t?i interesonte vetë Kryeministrin, por segmenteve të caktuara brenda saj, ndoshta.

Brenda Qeverisë, janë dy rryma. Së pari është kryeministri Edi Rama, të cilit nuk do i interesonte dalja e këtyre të dhënave, dhe një rrymë tjetër, janë persona, të cilët rrezikohen nga skandali i inceneratorëve.

Nga ana tjetër, një faktor që ndoshta i duhej të dilnin këto të dhëna. Pra, të fryhej skandali, sepse pas një skandali më të madh shuhet një skandal i madh, me parimin çudia më e madhe tre ditë zgjat.

Kjo i ndodh dhe Opozitës, Lulzim Bashës.

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,Ky i fundit, i ndodhur në vështirësi. Prej tre muajsh i përballur me ?Foltoren?, me Kuvendin, shkarkimin, me përplasje. I rrethuar nga banditë dhe kriminelë në katin e tretë të selisë së PD. Njerëz të sjellë nga Kumanova apo Xhamia e Prishtinës, persona të lidhur me grupe kriminale dhe njerëz që kanë kryer akte të dhunshme të listuar si elementë të botës së krimit, po ruajnë Lulzim Bashën.

Dhe Bashës, tashmë i duhet që të largojë vëmendjen nga beteja kundër tij. Prej gati gjashtë muajsh të gjithë merren vetëm me Opozitën. Askush nuk merret me Qeverinë. U harrua se është Edi Rama kryeministër. Beteja e Berishës, duket sikur është me ?kryeministrin në detyrë?, me emrin Lulzim Basha.

Lulzim Bashës, më shumë se çdo kujt tjetër do t?i interesonte publikimi i këtyre të dhënave. Edhe pse tek tuk del edhe ndonjë person i tij i besuar. Kryesisht persona të dëmtuar nga këto të dhëna janë mbështetës të Edi Ramës dhe të paguar kryesisht gazetarë nga segmente apo kompani afër Qeverisë, të cilat kanë përfituar koncesione qeveritare.

Lulzim Bashës do i interesonte më shumë se kujtdo tjetër, në këto momente, për shkak të momenteve që po kalon.

E treta dhe jo më pak e besueshme janë agjencitë e huaja, shërbimet e huaja.

Kujtojmë rastin e Maqedonisë së Veriut, disa vite më parë kur u rrëzua Nikolla Gruevski, i cili kishte fituar mandatin e tretë dhe më pas ai u detyrua të largohej nga vendi.

Skandalet që e përfshinë ishin disa përgjime, apo nxjerrje të dhënash nga ambasadat e huaja.

Pra, edhe vetë shërbimet e huaja mund të jenë ato që kërkojnë destabilitetin.

Ka edhe qarqe nacionaliste, grupe interesi në Ballkan që fillojnë nga lindja, Rusia dhe vinë e afrojnë deri në Tiranë.

Struktura diplomatike që kërkojnë destabilitetin e Ballkanit. Dhe Shqipërinë, asnjëherë nuk e kanë dashur të qetë.

Është një faktor i tretë, ose më saktë i katërt, në rast se faktorin e parë mund ta ndajmë në dy pjesë.

Qeverinë që nuk e do, apo segmente brenda saj që e duan këtë zhurmë.

Pra, duhen ndarë, Edi Rama vetë, dhe të tjerët që i vinë vërdallë.

Prandaj, është mjaft delikate analiza për të nxjerrë kush janë përgjegjësit. Nuk mund të dihet thjeshtë dhe vetëm një skandal që ka ndodhur brenda AKSHI-it, ku dikush ka vjedhur ca të dhëna, apo nga Tatimet janë mbledhur disa të dhëna, apo vetë PS ka përpunuar disa të dhëna për fushatëm apo PD, apo individë që kanë pasur në dorë të tilla aksese, të cilat ditë pas dite po shtohen. Janë targat, janë depozitat, janë pasuritë e paluajtshme.

Që do të thotë një mendje e ?çmendur? ka dashur ti ketë të gjithë, ti mbledhë, t?i aksesojë, t?i përdorë, t?i analizojë, t?i përpunojë.

Pra, sot po vinë në publik, pasi janë përdorur ndoshta elektoralisht, ndoshta me qëllime të tjera dashakeqëse, qoftë edhe ndaj vendit.

Janë palë diplomatike, janë palë politike?

Ajo që ngelet është fakti që sot Qeverisë shqiptare, shtetit shqiptar, i kanë “rënë brekët” dhe popullin e tij e kanë nxjerrë lakuriq.

Sot, e gjithë bota mund të dijë, të aksesojë, sa e ka rrogën dikush, çfarë prone ka, sa e ka targën e makinës, sa e ka ID,m dhe të tjera të dhëna si këto, të cilat mund të keqpërdoren në mënyrë shumë kriminale dhe të shkaktojnë pasoja mjaft të rënda për qytetarët shqiptarë.

Edi Ramës, sot i ka rënë Qeveria.

Edi Ramës nuk i mjafton justifikimi se kjo ka ndodhur në Rusi, në SHBA, e diku tjetër.

Edi Rama është aty, në atë detyrë, për të ruajtur këto të dhëna. Pikërisht është vënë në krye të Qeverisë, si ?rojtar? dhe përdorues i këtyre të dhënave dhe i interesave të qytetarëve, të ardhurave të tyre, punës së tyre dhe kontributeve të tyre në jetë.

Nuk është atje për t?u justifikuar dhe për të na thënë se këto ndodhin dhe askush nuk di asgjë, askush nuk thotë asgjë dhe so tende nuk ka asnjë përgjegjës, megjithëse po vazhdojnë e dalin të dhëna të tjera, të cilat mesa duket nuk do mbarojnë deri në momentin që do ketë përgjegjës të vërtetë në lidhje me këtë situatë që përtej katastrofales, është kriminale./Elvi FUNDO-CNA.al

Zgjerohet skandali/ Pas pagave hidhen në publik targat e mbi 6 mijë qytetarëve

Skandali me pagat dhe targat/ AMA thirrje mediave

Nga afera e inceneratorëve tek publikimi i të dhënave private/ Rama nis fushatën mes skandalesh

Lajmet e fundit nga