E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një pjesë e rëndësishme e Partisë Demokratike zhvilloi në Pallatin e Kongreseve.
Vullneti duhej për për të përballuar atë paradë fallciteti, ndërsa kohëzgjatja për të parë se kush do të ishin aktorët e saj.
I armatosur me këtë këmbëngulje kurioze për të vëzhguar se deri ku mund të shkojë zhbërja e dinjitetit njerëzor i pashë fjalimet një e nga një.
Shumë nga ata që u ngjitën në tribunë thoshin gjëra të vërteta, për menyrën sesi Berisha e ka sunduar me dorë të hekurt partinë, se si ai ka eleminuar kundërshtarët, madje edhe se si ua ka bërë peshqesh me metoda antidemokratike Lulzim Bashën.
Po të ishe dikush që nuk i njihje rethanat dhe sfondin e kësaj ngjarjeje mund të entuziazmoheshe nga aftësia e një force politike për të bërë katharsis apo ndjenja e përgjegjësisë për të parë me sy kritik të shkuarën.
Edhe qëndrimet pro Basha, sado që personalisht nuk besoj më se ai ka më një të ardhme politike, mund të justifikoheshin. Askush nuk ka pse i paragjykon, ata që besojnë se Luli mund të ndryshojë, se tani që i dha fund dualizmit, mund të bëhet vërtet udhëheqës, se pas ndarjes nga mëkatet e së shkuarës, ai ka shancin të imagjinohet si fitues i mundshëm.
Pra, thënë shkurt edhe ata që numëronin mëkatet, hipokrizinë dhe krimet e Berishës ishin në të drejtën e tyre edhe të tjerët që donin të ëndërronin një Lulzim të rilindur, nuk kishte arsye pse të paragjykoheshin.
Por, të dyja këto flukse kishin një problem të madh. Jo për atë që thonin, por për mënyrën se si silleshin. Jo për hosanatë apo kritikat, por thjeshtë për numrat.
Sepse të gjithë së bashku, ata që qenë në atë sallë, aktruan rolin qesharak të të qenit shumicë. Të ndërgjegjshëm se nuk bësheshin bashkë më tepër se dy mijë vetë, ata ngrinin si bagëti kartonat e tyre jeshilë, pa drojen se po merrnin pjesë në një manipulim. Të vetëdijshëm se partia reale po votonte në qendër dhe provincë kundër prijësit të kësaj tragji-komedie, ata pranonin të shkelnin mbi dinjitetein e tyre duke u bërë thërmija të një realiteti virtual.
Nuk kishte gjë më qesharake të shikoje se me ç?lehtësisht ata demokratë e trefishonin unin e tyre. Nuk kishte skenë me komike sesa të vëzhgoje të vetëndjerin e tyre si një mazhorancë prej 5004 vetësh.
Por aty nga mbarimi i këtij ekspertimenti vetë torturues, që më shtynte të duroja për të kuptuar deri në fund, se deri në ç?humnerë mund të degradojë dinjiteti njerëzor, papritmas më kapi një trishtim i madh. Ata njerëz që po vëzhgoja si kavie sociale të veseve më të këqia të shoqërisë sonë, ishin në fakt shumë më tepër sesa kaq. Shumë prej tyre qenë opozitarë të kahmotshëm. Një pjesë deputetë të porsazgjedhur që edhe për katër vite me radhë do të duhej të mbanin mbi supe peshën e rëndë të betejës me regjimin kleptokratik.
Pasi i kishin parë si aktorë të kësaj farse kush mund ti besonte më këtej e tutje atyre? Pasi i kishin ndjekur se qenë të aftë ta shumëzonin veten me tre, kush nga publiku do bindjej nga shifrat që ata do të jepnin për grabitjet e Edi Ramës në tendera dhe koncesione?
Pasi i kishin përqeshur duke u hequr si shumicë kush do i vinte veshin kur të thërrisnin se Rilindja qenkësh minorancë në këtë vend?
Kjo pra qe drama e vërtetë e asaj që ndodhi këtë të shtunë në Pallatin e Kongreseve. Jo ajo çfarë u tha, por pafytyrësia për tu hequr ajo çka nuk je. Lulëzimi i kësaj hipokrizie demokratikase qe goditja me e rëndë që iu dha opozitarizmit./E.K-CNA.al
Demokratë quhen, por veç demokratë nuk janë. Historikisht lu...
Nga ajo çfarë u pa më 11 dhjetor në Air Albania, është fare ...
Nuk është peng i askujt, nuk e shantazhon dot askush, askush...
Mjaft u befasuat me vjedhjet qeveritare. Të gjithë janë hajd...
Vetëm një ditë pasi SPAK pranoi në gjirin e tij, ish prokuro...
A është arrestimi i Lefter Kokës një skemë e zgjedhur nga SP...
Fjalimi i Bashes sot flet se ky politikan nuk di dhe nuk ka ...
4446 delegatë votuan dje pro shkarkimit të Bashës në Kuvendi...
Nga Bejdo Malo……U gëzova shumë kur pashë mbi 3000 forca poli...
Ishte dashuri me shikim të parë. Ai e shikonte në dritë të s...
Përjetova një situatë shumë të veçantë, si asnjëherë më parë...
Nga Ylli DylgjeriFurgona me polici, autoblinda, shihedhesa, ...
Nga Artan Fuga Fajtore e gjithë elita drejtuese e partisë de...
(Lidhur me vizitën e zotit Eskobar në Shqipëri)Mendoj se shq...
11 Dhjetori 2021 do jetë një ditë e madhe në historinë tonë ...
Organizata e Kombeve të Bashkuara nënshkroi më 9 dhjetor të ...
Është fare e thjeshtë për ta përcaktuar se kujt i përket par...
Më 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi i Demokratëve. Me sa po p...
Pikërisht ditën që zv/ndihmës Sekretari i Shtetit Escobar er...
Nga Artan Fuga Për shkencat politike shqiptare është një ras...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...