
Nga Ilir Levonja/ Janë demokratë, jo drogaxhinjë!
Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë....
Ashtu siç ndodh rëndom në çdo betejë edhe në atë që po zhvillon tani PD-ja, për të parë se ku fshihet djalli, nganjëherë duhen qëmtuar detajet. Pra, ndërsa palët po nxehin militantët me një numër deklaratash, sa të përsëritura, po aq dhe të pabesueshme, për trafikantë droge, pastrim parash, aferash me drejtësinë, vëmendjen ma tëroqi një justifikim gati periferik, i strukur në një nga tekstet e mbështetësve të Bashës. Ashtu si i dalë nga labirinthet e së pandërgjegjshmes, ai dëshmonte më mirë se gjithçka mendësinë që ka kapluar ?fraksionin e bravës?.
Në një përpjekje për të kundërshtuar akuzat e berishistëve, se Basha vazhdon të uzurpojë zyrën me forcë, se pasi ndryshoi drynët dhe bravat, hoqi karriget e sallave dhe e mbushi selinë me kamera, se kryetari i shkarkuar ka blinduar portën kryesore dhe dritaret e katit të parë, përgjigjja ishte qesharake.
Përqëndrohuni pak dhe lexojeni me vëmendje këtë frazë: ?punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillimviti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë?.
Ky pra është justifikimi. Ndërsa i gjithë publiku diskuton nëse do ta sulmojë doktori shtëpinë e tij duke e nxjrrë nga zyra pasardhësin, Basha do të na bëjë të besojmë se shqetësimi i tij kryesor qenkësh ?rifreskimi i strukturave?.
Ndërsa të gjithë kanë parë video ku dëgjohen zhurmat e frezave që presin çelikun që do blindojë godinën, në deklaratë flitet për retushim estetik.
Ndërsa shumëkush jeton me ankthin e asaj që pritet në protestën e 8 janarit, kryetari, i shkarkuar me referendum, e paraqet të tërën si një procedurë të rëndomtë që ka lidhje me fillimin e vitit.
Kur ndalon një çast për të menduar, automatikisht të lindin disa pyetje: pse Luli e ka më të lehtë raportin me gënjeshtrën, sesa atë me të vërtetën? A nuk do ishte me efikase dhe e ndershme ti thoshte publikut: ?Po, po blindojmë dyert për tu mbrojtur nga sulmi i Berishës?? A nuk kishte mundësi më të madhe ta ndante opinionin duke i treguar realitetin, sesa duke fantazuar broçkulla çilimijsh me organizim dhe rifreskim?
Zgjedhja e kësaj rruge, sa idiote nga pikpamja e komunikimit, po aq dhe ofenduese për logjikën e atyre që e dëgjojnë, nuk është një lapsus i rastësishëm, as një kalkulim i gabuar i ?spin doctors?-ave. Ato janë shumatorja e detajeve që na mundësojnë të shohim djallin. Sepse në këtë mënyrë absurde, duke mohuar faktet në emër të krijimit të një realiteti virtual, Basha është sjellë që prej 9 shtatorit. Në këtë kuptim, alibia e ?rifreskimit? është e ngjashme me atë të vendimit personal për të përjashtuar Berishën, e përbetimit se do mbyste demokracinë për të mos lejuar votime antiamerikane, e slloganit qesharak për një parti që paskësh shpallur aleat strategjik, jo të singjashmen e saj, por një shtet të tërë (madje më të fuqishmin e globit), e sjelljeve prej David Koperfildi që mëtojnë ta shesin një delagat sa për tre.
Të gjitha këto pirueta të sforcuara kanë pasur një qëllim të thjeshtë, përpjekjen për të fshehur humbjen dërrmuese të mbështetjes në parti.
Pa krijuar butaforinë e një realiteti fallc, Lulzim Basha nuk do kishte asnjë argument për të blinduar tani selinë. Blloqet e çelikta mbi dyert dhe dritaret e godinës së PD janë përfundimi logjik i demiurgut të një bote që e sheh vetëm ai vetë.
Prandaj mëkati më i madh i kreut të shkakrkuar të PD nuk është tentativa për të bunkerizuar partinë, por ajo për ta shndëruar atë në simbolin e një fabule që nuk ekziston.
Sepse duke mohuar realitetin, duke injoruar shumicën e antarësisë, duke mos njohur delegatët e kongresit dhe vullnetin e tyre, Basha po e shpie PD-në drejt një përplasjeje të pashmangshme.
Ndonëse në pamje të parë duket sikur është Berisha, me steriotipin e tij agresiv, ai që po sulmon, sikur janë mbështetësit e tij që po përgatiten për dhunë, në fakt është e kundërta. Në këtë rast, faji nuk është tek ai që mësyn, por tek tjetri që do të rrijë arbitrarisht atje ku si takon. Nëse Basha do ta mbajë zyrën me çdo çmim, ai e bën të justifikueshëm secilin mjet që do të shfrynte tollumbancen e pushtetit të tij të remë. E nëse rolin e kësaj e kësaj tollumbaceje po e luan selia e PD-së, ajo godinë duhet të bjerë.
Sepse, për dhunën, ndonjëherë, më shumë sesa ai që e shkakton, bëhet fajtor , ai që e provokon.
Dhe Basha e ka luajtur këtë rol. Prandaj ai është përgjegjës, jo për gradhin e hekurt që po ngre, por për serinë e manipulimeve që po e detyrojnë të fshihet pas tij.
Protestat më të mëdha, zakonisht janë bërë përpara qeverisë....
Nga Mentor Kikia E keni parasysh plakun Mere, personazhin e ...
Nga Artan Fuga Një apel publik drejtuar:Qytetarëve!Deputetëv...
Bananja nga një frut i ndaluar është kthyer në frutin më të ...
Nga Kreshnik SpahiuPse shqiptarët vlersojnë ata që i genjejn...
Nga Pëllumb KullaNuk kisha patur rastin ta shoh lmin e Mamaq...
Kur isha i vogël,mbasditeve,afër dy orë,gjyshja na “arratise...
Nga Hasan BelloNë arkiva gjendet një sasi e madhe dokumentac...
Nga Ylli Dylgjeri1-Këmba përpjete me tabanin e grisur te këp...
Nga Mimoza HajdarmatajReflektim në 31 vjetorin e themelimit ...
Nga Paulin MarkuPas humbjeve të zgjedhjeve të 25-Prillit der...
Duke qenë jashtë Shqipërisë prej ditësh nuk e kam parë asnjë...
Nga Kastriot FrashëriFestivali i 60 i RTSH, prova se nuk pro...
Festivali i 60 i një institucioni 83-vjecar si RTSH (me fill...
Në një tjetër kontekst, epitetet “i çmendur” dhe “normal” do...
Napoleon Bonaparti kur bëri organizimin administrativ, përfs...
Nga Bujar NishaniQë nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shq...
Në Kushtetutën Amerikane kur flitet për ndarjen e pushteteve...
A mundet Shqipëria e Edi Ramës, kjo që ka gjoja rritje ekono...
Nga Lutfi DervishiPublikimi listave të pagave vuri në qendër...
Një nxënëse në një shkollë në Kamëz është gjobitur nga...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të premte rastin e Mirela...
Në redaksinë e Fiks Fare u ankua Sokol Aliaj nga Fieri...
Denoncimi i radhës në “Stop” është për shkollën e mesm...
Helidon Bendo që prej rreth pesë vitesh drejton Shërbi...
Prokurori i Durrësit, Arben Sharra, përballet nesër me...
Me 21 mars 2022, Lulzim Basha ka dhënë dorëheqjen nga ...
Kuvendi i Shqipërisë votoi me 4 qershor Bajram Bega...
Garda Civile spanjolle ka çmontuar një bandë të trafikut t...
Policia shqiptare ka vënë në pranga një 32-vjeçar shqi...
Policia ka finalizuar operacionin e koduar “SPA”, dhe ...
Policia ka vënë në pranga shtetasin F.D, 41 vjeç, pasi ka ...
Publikohen notat e provimi të maturës, të lëndës gjuhë...
Vendi këtë fundjavë do të ketë ndikim të masave të qën...
Vendi ynë do të jetë me vranësira dhe reshje shiu në o...
Ditën e sotme priten reshje, në përgjithësi të dobëta,...
Shërbimi sekret ukrainas i SBU njoftoi sot se ka shkat...
Presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelensky është shpreh...
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola...
Mediat italiane thanë se dy të rinj, burrë e grua, me ...
Nga 23 qershori deri 28 qershor, do të ekranizohen fil...
Regjisorja e njohur nga Kosova, Vjosa Berisha, ka humb...
Ditën e sotme është ndarë nga jeta regjisorja e njohur...
Luan Rama ka publikuar në një postim në faqen e tij në rrj...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...