Fernhan Hasani rikthehet te Shkëndija e Tetovës

5 Janar 2022, 14:11, Sport CNA
Fernhan Hasani rikthehet te Shkëndija e Tetovës

Ferhan Hasani është gati që të bashkohet sërish me Shkëndijen e Tetovës. Sipas asaj që raporton ?InfoSport.Mk?, mesfushori është pranë transferimit te skuadra ku shkëlqeu më së shumti në karrierën e tij.

31-vjeçari aktualisht ndodhet pa klub pas largimit nga Partizani, skuadër ku nuk mundi dot që të shfaqte të gjithë aftësitë dhe cilësitë e tij.

Te Shkëndija ai do të rikthehej pas 3 vitesh e gjysmë dhe përveç skuadrës nga Tetova dhe Partizanit, Hasani gjithashtu ka mbajtur veshur edhe fanellat e HJK Helsinki, Al-Raed, Brondbi, Volfsburg.

Lajmet e fundit nga