Milani tenton goditjen e radhës, pranë akordit me sulmuesin francez

5 Janar 2022, 08:48, Sport CNA
Milani tenton goditjen e radhës, pranë akordit me sulmuesin francez

Milani ka filluar të mendojë menjëherë për merkaton. Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane ?La Gazzetta dello Sport?, drejtuesit kuqezi janë duke negociuar për sulmuesin e Nantës, Randal Kolo Muani, i cili mund të vijë menjëherë në sesionin e merkatos dimërore.

Në ndjekje të 23-vjeçarit janë dhe Frankfurti dhe Marseja, por duket se kuqezinjtë janë më të avantazhuar. Hipoteza është që Pelegri të largohet në huazim për ta lejuar sulmuesin francez të tregohet me më pak presion dhe për të ndihmuar të rritet përkrah Ibrahimoviç.

Gjatë këtij sezoni me fanellën e Nantës, sulmuesi francez është aktivizuar gjithsej në Ligue 1 në 18 ndeshje nga ku ka realizuar 7 gola.

Lajmet e fundit nga