Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Bujar Nishani
Që nga pavarësimi dhe krijimi i Shtetit Shqiptar kërcënimet, sfidat dhe pasojat e tyre, në lidhje me sigurinë dhe integritetin kanë qenë të shumta dhe të pandërprera.
Megjithëse shteti i krijuar shqiptar pas pushtimit 500 vjeçar osman, ishte një copëzim i territoreve të trashëguara e të populluara prej kombit shqiptar, ajo nisi të ekzistonte si një shtet sovran por nën shantazh e agresion të pandërprerë e që vijon sot e nuk ka gjasa të ndalojë ndonjëherë si platformë, politikë e dinamikë.
Dihen pasojat katastrofike të izolimit dhe çmendurisë gati 50 vjeçare të komunizmit, me një kosto dramatike për imazhin dhe interesat shqiptare.
Një vend dhe popull historikisht në copëzim, asimilim, margjinalizim, nuk ka reshtur kurrë të reagojë e sakrifikojë në përballje me këto realitete që i vinin në kohëra.
Rënia e izolimit dhe terrorit të brendshëm në fillim vitet ?90, krijoi hapësira e mundësi të tjera, shumë herë të fituara e shumë herë të humbura.
Karakteristika më evidente politike e pas diktaturës ishte qeverisja në pluralizëm politik.
Qeverisja alternuar midis së djathtës e të majtës ka patur diferenca të qarta e të shumta, ka patur konflikte e përplasje politike.
Nëse ka patur një fushë, një çështje, një platformë të njëjtë dhe asnjëherë e ndryshuar pavarësisht alternimit të qeverisjeve, ajo ka qenë politika e jashtme e Shqipërisë.
Shqipëria nuk është as një vend i madh, as një treg i madh e as një fuqi e madhe ushtarake.
Për pasojë nuk është e nuk mund të jetë një aktor në politikën ndërkombëtare globale.
Por shqiptarët janë faktori themelor dhe më i madhi në rajon (Ballkan) e për pasojë Shqipëria është e duhet të jetë aktor i rëndësishëm e influencues rajonal.
Për shkak të së shkuarës, të tashmes e të ardhmes, interesi shqiptar në këtë influencim është paqja, stabiliteti, bashkepunimi.
Kjo ka qenë dhe arsyeja përcaktuese në mbajtjen e së njëjtës qasje në politikën e jashtme (veçanërisht rajonale) nga të dy krahët e politikës.
Kjo ndryshoi papritur në fundin e vitit 2013, kur e majta u rikthye në qeverisje nën drejtimin e Edi Ramës, një individ kontrovers, pa formim shtetari, pa eksperienca në diplomaci, i përfshirë thellë në afera korrupsioni gjatë qeverisjes së Tiranës, veçanërisht në kontrollin dhe abuzimet me territorin.
Për herë të parë ndryshoi ajo që kishte qenë konsensusi më i konsoliduar midis së majtës dhe të djathtës, politika e jashtme, veçanërisht ajo rajonale.
Konsensusi midis palëve kishte konverguar nga fakti i njehsimit të politikës së jashtme me interesin kombëtar, siç në fakt është në çdo vend tjetër.
Interesi kombëtar i shqiptarëve përputhet plotësisht me kulturën perëndimore, modelin prosperues evropian dhe stabilitetin e mirëkuptimin rajonal.
Në këtë interes shqiptar vijon të jetë ndërhyrës, minues e kundërkahës interesi serb.
Interes i cili nuk përputhet plotësisht në aleancën me perëndimin, me tregun ekonomik evropian dhe vijon papajtueshmërinë me realitetin rajonal.
Por ne shqiptarët, nuk mundet as ti zgjedhim fqinjët rajonal e as nuk mund ti zëvendësojmë ata.
Ne veç mund të përpiqemi pandalur të ndërtojmë ura bashkëpunimi e kur ato refuzohen pandërprerë, të investojmë një ambjent ku respekti reciprok dhe mardhënia e ndërsjelltë të jetë alternativë imponuese.
Edi Rama dhe qeverisja e majtë pas vitit 2013, ndryshuan radikalisht politikën dhe platformën e Shqipësisë në politikën rajonale.
Për protagonizëm personal apo për shkaqe më të rënda, Edi Rama e devijoi diskurin e proçeseve shqiptaro-serbe në rajon.
Padyshim që proçeset shqiptaro-serbe janë proçeset më fondamentale dhe përcaktuese të ekuilibrave rajonalë.
Ato dolën nga abuzimi dhe hegjemonizmi serb vetëm pas çlirimit dhe pavarësisë së Kosovës.
Ato do të mbeten të sfiduara deri sa aksi Prishtinë-Beograd i këtyre mardhënieve të jetë i pastabilizuar.
Dëmi i madh që solli Edi Rama me ndryshimin radikal në politikën e jashtme të Shqipërisë ishte pikërisht tek zhvendosja e angazhimit dhe platformës së stabilizimit të mardhënieve shqiptaro-serbe.
Nga dinamika në aksin Prishtinë-Beograd në atë të pa efikas, Beograd-Tiranë.
Ky ndryshim radikal i politikës së jashtme të Tiranës i konvenonte plotësisht interesit serb.
Kosova nuk konsiderohej më ?de facto? partner negociatash nga Serbia (Shqipëria ishte tashmë i vetmi shtet shqiptarësh për Serbinë), imazhi i Serbisë në perëndim përçohej nga Edi Rama si imazhi i një partneri të paqtë, i hapur, i civilizuar dhe bashkëpunues në rajon, (kur në fakt këto dimensione Serbia duhet ti vinte në provë në raportin me Kosovën).
Për pasojë të kësaj politike të jashtme të Edi Ramës në rajon, Serbia arriti të margjinalizoi Kosovën (hija politikës së Shqipërisë e kishte mbuluar Kosovën) dhe u investua në destabilizimin e Bosnje & Herzegovinës dhe Malit të Zi.
Agresiviteti hegjemonist dhe destabilizues i Serbisë mbi këto dy vende ka prodhur pasoja serioze në rajon, çka do të kërkojë kohë dhe energji të mëdha për tu rikuperuar, kur nuk ka siguri nëse kjo kohë e këto energji do të gjenden lehtë.
Dëmi i shkaktuar nga kjo politikë e jashtme rajonale e Edi Ramës ka sjellë kosto serioze në interesin kombëtar shqiptar (duke e fragmentarizuar e dobësuar faktorin shqiptar) dhe stabilitetin rajonal (duke ushqyer politikisht hegjemoninë serbe).
Të thuash që kjo qasje e Edi Ramës erdhi për shkak të paaftësisë së tij, është vështirë të besohet, pasi ajo është e shtrirë në kohë dhe komplekse.
Për më tepër e intrigon këtë qasje edhe mos reagimi i L. Bashës që udhëhiqte opozitën gjatë kësaj kohe.
As heshtja e tij nuk besohet të jetë për shkak të paaftësisë së tij olimpike.
Gjithsesi, fundi i 2021 solli pasoja të rënda nga ndryshimi radikal i politikës së jashtme rajonale të Edi Ramës dhe heshtja e ?blerë? e Lulzim Bashës.
Pasoja për interesin kombëtar shqiptar dhe interesin e stabilitetit rajonal.
Kjo duhet riparuar sa më parë.
Shqiptarët meritojnë të drejtat si gjithkush dhe rajoni stabilitet siç Evropa.
Në Kushtetutën Amerikane kur flitet për ndarjen e pushteteve...
A mundet Shqipëria e Edi Ramës, kjo që ka gjoja rritje ekono...
Nga Lutfi DervishiPublikimi listave të pagave vuri në qendër...
Nga Ermal HasimjaLexova librin e Lea Ypit. 99% e librit ësht...
Nga Dr.Arben RamkajÇdo krizë e madhe globale, ka vënë serioz...
Kushdo që e ka bërë krimin e publikimit të të dhënave person...
Nxjerrja e të dhënave që kanë të bëjnë me pagat, kjo e fundi...
Nga Ylli DylgjeriBravo Allajbeu! Bravo se ke gjetur fiks nje...
Sali Berisha, zgjodhi Air Albanian për Kuvendin e tij dhe at...
Vitin e kaluar Goldman Sachs realizoi nje fitim neto 9.5 mil...
Nga haberet e kazanit mediatik që po vlon prej dy ditësh në ...
Nga Përparim Kabo Ajo listë pagash që qarkullon on line po i...
Nga Armir ShkurtiNuk e kam për “fraksionin gastro”. Pra për ...
Kështu mund të tipizohet skandali i radhës (nuk po themi i f...
Kjo javë filloi me një seri ngjarjesh, nga ato të cilat një ...
Mos u shqetësoni nga hapja e hales!Ndërsa masa e qytetarëve ...
Më 17 maj 2012, në Prizren, u nënshkrua një marrëveshje mes ...
Kur Serbia nuk njeh ende krimet e luftës dhe as kërkon falje...
Pas ngjarjeve, dy kuvende paralele dhe një referendum për sh...
Sot e kam ndjekur me vullnet dhe deri në fund farsën që një ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...