LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Foli për masakër zgjedhore, por nuk bëri asgjë”/ Pse Basha hoqi dorë nga “karta” e tij

24 Dhjetor 2021, 20:00, Politikë CNA
“Foli për masakër zgjedhore, por nuk bëri

Ish deputeti Aldo Bumçi ka akuzuar Lulzim Bashën se ka pasur si kartë të fortë ?masakrën zgjedhore? pas humbjes në zgjedhje, por në fund nuk arriti të bënte asgjë.

Në një dalje për mediat,  Bumçi hodhi dyshimet se mundësia e një bashkëpunimi është mbase një arsye pse Basha  ka hequr dorë nga “karta” e tij më e fortë përballë qeverisë.

?Basha nuk e ngriti këtë çështje, argumenti i tij ishte që nuk dua të frikësoj votuesin, nuk e ngriti si problem as pas, i përdori zgjedhjet për të qëndruar në zgjedhje dhe më pas nuk bëri asnjë protestë të vetme dhe nuk vuri asnjë kusht politik Ramës, Basha foli për masakër zgjedhore, por nuk bëri asgjë.

Ka njohur Edi Ramën dhe parlamentin si një qeverisje normale , pse ai e lejoi Ramën të fitonte mandatin e tretë sikur kishte marrë mbështetjen e qytetarëve që nuk e mori, lë hije dyshimi, mund të interpretohet shumë mënyra, në të gjithë fushatën e tij brenda partisë kishte kryefjalë “masakrën zgjedhore”, dhe bënte krahasim me kandidatët e tjerë që nuk e përmendin masakrën zgjedhore dhe nuk bëri asgjë. Mund ta nisim nga shpjegimi më pak akuzues, që në 8 vite nuk ka më energji për betejë, një marrëveshje qoftë e lartë ose e nënkuptuar se shpjegim tjetër pse të lësh masakrën zgjedhore.

Nuk di qëndrim të amerikanëve që ka thënë se Basha është kryetar i PD dhe nuk duhet të largohet,  SHBA që përdoren kaq shumë nga Basha nuk kanë thënë në asnjë moment, as kur erdhi Escobar, që ai është lideri ynë dhe duhet të jetë në krye të PD, demokratët kërkojnë të largojnë një kryetar që nuk i besojnë më, nuk ka të bëjë me çështjen Amerikane. Demokratët kanë hequr dikë, nuk kanë prodhuar dikë.

Po e nis me PD dhe më pas me Non Grata, PD janë anëtarët e saj, është pro shkarkimit të Bashës dhe Berisha ngjizi këtë energji, njerëzit që mbushën Foltoren dhe Kuvendin iu përgjigjën thirrjes shumë shpejt që tregon se demokratët ishin shumë të mërzitur, njeri tjetër tani në PD nuk ka, shërben si ai që i jep jetë një projekti politike, i pazëvendësueshëm tani në PD, e mbështes se ka projekt për një PD të madhe. Do ketë kandidatura të tjera.

Gjykata nuk e zhbën pluralizmin dhe demokracinë, votuan 44 mijë anëtarë, nëse Basha ka dyshime mbi atë referendum ka të drejtë të ngrejë çështjet, por zyrën duhet ta lironte që në momentin e parë. Basha duhet të kishte bërë votbesim, por nuk e bëri se është pakicë, le të marrë pjesë në garë dhe të shikojë sa ka mbështetjen, zgjidhja është me votë?, tha Bumçi./CNA.al

Lajmet e fundit nga