LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha donte të shkatërronte opozitën/ Harxhi: 8 vite me protesta të vakëta

20 Dhjetor 2021, 19:57, Politikë CNA
Basha donte të shkatërronte opozitën/ Harxhi: 8 vite me protesta

Ish-kandidatja për kryetare e PD-së, Edith Harxhi ka deklaruar se Basha kishte mision të shkatërronte opozitën.

Në një dalje për mediat, Harxhi thekson se PD në tetë vjet ka bërë protesta të vakëta dhe se Basha është i ikur tashmë. Sipas saj, ai duhet vetëm të lërë atë post, që nuk i takon sepse nuk ka mbështetjen e anëtarësisë.

?Basha donte të shkatërronte opozitën, PD në tetë vjet ka bërë protesta të vakëta. Unë fola për ata grupe neo-markiste, që ndërhyjnë shumë në punët e vendit tonë. Ballkani i Hapur ka lindur në Nish, është iniciativë e Vuçiçit dhe e Ramës. 

Janë projekte të financuara nga Soros dhe natyrisht janë financime të dyshimta. Armatimi i Serbisë nuk është jashtë kohe, po bëhet nga Rusia dhe Kina. Kjo është arsye tjetër e Ramës, që pret Vuçiçin, ministrin e Millosheviçit. 

Ne vazhdojmë punën për rithemelimin e PD-së, Basha nëse do mund të qëndrojë si deputet, më në fund partia i kthehet anëtarësisë së saj e kjo është arritja më e madhe e Partisë Demokratike. Basha është i ikur tashmë. Duhet vetëm të lërë atë post, që nuk i takon, sepse nuk ka mbështetjen e anëtarësisë?, deklaroi Harxhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga