CV-ja e Elon Musk është vetëm një faqe/ Ja pse dhe e juaja duhet të jetë e tillë
Jetëshkrimi (CV) është një ‘armë’ shumë e rëndësishme për të...
Pasi dokumenta të brendshme të kompanisë Facebook iu shpërndanë gjerësisht mediave, vazhdon të jetë në pikëpyetje se si do të ndryshojë ky rrjet social. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Michelle Quinn njofton rreth sfidave të Facebook-ut, ndërsa ligjvënësit kërkojnë rregulla të shtuara dhe aktivistët kërkojnë publikimin më të gjerë të informacionit.
Majin e kaluar, ndërsa dhuna përfshiu Izraelin dhe territoret palestineze, aktivistët palestinezë u ankuan se Facebook-u kishte bllokuar shumë prej postimeve dhe llogarive pro-palestineze.
Kompania Facebook tha se kishte probleme me programin e saj që gjurmon përdorimin e fjalorit të gjuhës së urrejtjes.
Por disa muaj më vonë u shfaqën të dhëna se punonjësit e kompanisë kishin shqetësime më të thella.
Pasi një ish-punonjëse bëri të disponueshme dokumenta të brendshme të kompanisë Facebook, versionet pjesërisht të retushuara të dokumentave që mori Kongresi iu dhanë edhe disa organizatave të mediave.
Disa dokumenta tregojnë se si punonjësit shprehnin irritimin me praktikën e zakonshme të shtypjes së fjalës së lirë në rajon.
Dia Kayyali punon për të dokumentuar shkeljen e të drejtave të njeriut në rajon.
?E dinë që ka probleme. Japin fonde të pamjaftueshme, stafi u kërkon të bëhet një punë më e mirë dhe nuk po veprojnë kështu?, thotë Dia.
Dokumentat e Facebook-ut japin një pasqyrë të rrallë të vështirësive të kësaj kompanie gjigande të mediave sociale për të menaxhuar shërbimet e saj nëpër botë.
Frances Haugen, ish-punonjësja që nxorri dokumentat, përmendi rastin e Mianmarit.
Një raport i të drejtave të njeriut konstatoi se kompania Facebook nuk ndali përdorimin e shërbimeve të saj për të ngjallur ndasitë dhe dhunën.
Një situatë e ngjashme po ndodh në vende si Etiopia, thotë zonja Haugen, ku qarkullon keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes, pasi kompania nuk ka sisteme për të diktuar postimet e dëmshme në gjuhët kryesore.
?Ajo që pamë në Mianmar, ajo që po shohim tani në Etiopi, janë vetëm kapitujt e parë të një historie aq tmerruese, saqë askush nuk dëshiron ta lexojë deri në fund?, tha zonja Haugen.
Një zëdhënës i tha Zërit të Amerikës se kompania lufton abuzimin jashtë Shteteve të Bashkuara, me të njëjtin intensitet si brenda Shteteve të Bashkuara.
Por për shumë aktivistë, zbulimet e bëra nga ?Dokumentat e Facebook-ut? nuk janë befasuese. Ata janë ankuar për Facebook-un prej vitesh, për mënyrën se si përdoren shërbimet dhe se si abuzohet me to në hemisferën jugore.
?Po zhvillohet luftë në Facebook në disa gjuhë të ndryshme… I ashtuquajturi ?jugu i globalizuar? është në thelb një fushë e lirë për urrejtjen, polarizimin dhe ekstremizmin?, thotë Moustafa Ayad, nga Instituti për Dialogun Strategjik.
Ligjvënësit në mbarë botën po debatojnë se me çfarë rregullash duhet të qeveriset Facebook-u. Dhe aktivistët duan që kompania të publikojë informacione të mëtejshme.
?Duhet të punojmë së bashku për të zgjidhur problemet me moderimin e përmbajtjes, pasi interneti është, dhe duhet të jetë, global. Pra, duhen zgjidhje globale?, thotë Dia Kayyali.
Kompania Facebook, e cila ndryshoi rishtazi emrin e saj në Meta, është shprehur prej kohësh se synon të bashkojë botën më shumë. Sfida është se si mund ta realizojë këtë në mënyrë të sigurtë./voa
Jetëshkrimi (CV) është një ‘armë’ shumë e rëndësishme për të...
Një testues i hershëm i aplikacionit Horizon Worlds të Metës...
Bizhuteritë e reklamuara për të ‘mbrojtur’ njerëzit nga 5G n...
Nëse shpesh e gjeni veten duke humbur gjurmët e mesazheve të...
Modeli i ri i universit të hershëm tregon vrimat e zeza prim...
Qoftë TikTok apo Instagram, shumë prej nesh janë aq të fiksu...
Një robot i ri me katër rrota i krijuar për të transportuar ...
IBM dhe Samsung kanë bërë një njoftim të rënësishmë për të g...
Kompani Nike, se fundi ka njoftuar se ka se ka blerë kompani...
Një anije kozmike e NASA-s ka ‘prekur’ diellin për here të p...
Shumë prej nesh zgjedhin që të karikojnë gjatë natës telefon...
Nga Ex Machina te Robocop, robotët humanoidë kanë qenë objek...
Telefonat inteligjentë mund të kenë një jetëgjatësi nga 2-10...
Llogaria në Twitter e kryeministrit të Indisë u hakua me një...
Rrjeti i famshëm social Instagram, ka njoftuar përdoruesit p...
Kanë kaluar dy vjet në përgatitje, dhe më në fund, Meta ka l...
Për shumë vite, ekspolirimi i hapësirës ka qenë thjesht një ...
Google thotë se një gabim i pazakontë që përfshin aplikacion...
Apple është paditur nga pesë klientë të cilët pretendojnë se...
Së fundi po përflitet se modelet e iPhone do të kenë një diz...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...