LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I dënuar dhe i shkarkuar për vjedhje/ Sekuestrohet pasuria e ish gjyqtarit të lartë

17 Dhjetor 2021, 10:17, Aktualitet CNA
I dënuar dhe i shkarkuar për vjedhje/ Sekuestrohet pasuria e ish

Ish anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza po hetohet për fshehje të pasurisë.

Sipas gazetares Klodiana Lala, raporotohet se SPAK ka firmosur për seukuestrimin e dy pronave të tij.

Lala raporton se,  gjykata ka firmosur të sekuestrojë një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhd, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish anëtari i gjykatës së Lartë nuk justifikonte me burime të ligjshme.

Thanza, ish anëtar i gjykatës së Lartë i shkarkuar nga vetingu është zyrtarisht person nën hetim nga SPAK për akuzën e deklarimit të rremë dhe fshehjes së pasurisë.

Kujtojmë se Thanza është i dënuar dhe i shkarkuar për vjedhje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga