web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Të fundit në Evropë për të ardhurat për frymë”/ Arbi Agalliu: Klientelizëm dhe administratë e korruptuar

16 Dhjetor 2021, 09:37, Politikë CNA

Sekretari i Grupit Parlamentar të PD-së, Arbi Agalliu referuar statistikave të bëra të ditura nga Eurostat, deklaron se Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin.

Më tej ai thekson se e tillë do të vijojë situata, për aq kohë sa nuk do të ketë politika qeverisëse të bazuara mbi zhvillimin e qëndrueshëm.

?Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe konsumin. Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë edhe njëherë relatitetin shqiptar. Edhe me vendet e rajonit diferenca është e konsiderueshme.

E tille do të vijoj të jetë renditja për aq kohë sa nuk ka politika qeverisëse të cilat bazohen mbi zhvillimin e qëndrueshëm, liberalizimin e tregjeve, larg klientelizmit e mbi të gjitha një administratë e pa korrputuar?, shkruan Agalliu në një status në rrjete sociale./CNA.al





Lajmet e fundit nga