web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha një mediokër në politikë”/ Arben Imami: Berisha ngjalli shpresën

15 Dhjetor 2021, 20:04, Politikë CNA

Anëtari i Partisë Demokratike, Arben Imami, është i ftuar mbrëmjen e sotme në ?Now? me Erla Mëhillin në Euroneës ku po diskutohet për situatën në PD.

Ai tha se Basha është një mediokër në politikë dhe se rikthimi i Berishës ngjalli shpresën.

?Zoti Basha nuk është më kryetar i PD.

Roli i Berishës bë PD është i pamatshëm. Kjo ka qenë arsyeja që i kam kërkuar  publikisht në 2018 ta marrë sërish PD.  

I vetmi njeri që mund ta rrëzojë Bashës është Sali Berisha.

Kongresi ka qene impresiv, për nga organizmi, cilësia, mbështetja. Zhvilimet më duken pozitive.

Pse e ka Berisha këtë mbështetje në këtë moment?

Një duke qenë lider historik me arritjet e tij, është padyshim personaliteti numër një.

E dyta, nëse do kishte qenë një lider pas tij serioz me suksese, por Basha është një medioker në politikë.

Njerëzit kanë shpresë, Berisha e ngjalli shpresën, dhe jo vetëm në PD, por njerëzit janë të mbingopur me Edi Ramën dhe e shohin si shpresë nëse PD do të ringrihet?, tha ai./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga