web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Incidenti në PD/ Komisioni i Rithemelimit: Shoqata Basha-Bardhi keqpërdor gratë për karrigen e tyre

15 Dhjetor 2021, 17:57, Politikë CNA

Komisioni i Rithemelimit ka reaguar pas incidentit të ndodhur në selinë blu, ku kryetari i shkarkuar Lulzim Basha ka nxjerrë mbështetësen e tij për tu përplasur me Albana Vokshin dhe Evi Kokalarin.

Përmes një deklarate të shpërndarë në media, Komisioni i Rithemelimit shprehet se është e turpshme që shoqata Bardhi-Basha po keqpërdor gratë, ndërsa shton se vullneti i anëtarëve të PD do konfirmohet në referendumin e datës 18 dhjetor.

Deklarata e plotë:  Albana Vokshi, Komisioni i Rithemelimit

Komisioni i Rithemelimit  të PD dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

PD është shtëpia e lirisë së çdo demokrati.

Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerëzore për ruajtjen e karriges.

Nuk ka logore e mburoje njerëzore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, Kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.

Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e çakorduar e Shoqatës Basha-Bardhi.

Skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Komisioni i Rithemelimit të PD do vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga