web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Basha nuk bën dot pa Ramën”/ E merr edhe në konferencën e shtypit në  PD

15 Dhjetor 2021, 12:41, Politikë CNA

Lulzim Basha, kryetari i shkarkuar i PD-së, nuk bën dot pa kryesministrin Edi Rama, sado që emocionohet dhe  e mohon kur e pyesin.

Madje Basha, ka arritur deri në atë pikë sa e ka marrë Ramën edhe në konferencën për media që po zhvillon në këto momente.

Derisa fliste bashkë me deputetin Enkelejd Alibeaj për aferën korruptive të inceneratorëve, ka transmetuar edhe një deklaratë me zë dhe figurë të kryeministrit Edi Rama.

Deklarata është transmetuar dy herë, me kërkesë të Bashës.

Basha nuk bën dot pa Ramën, as edhe në këtë rast, ku dokumentat nuk mungojnë, janë voluminoze dhe janë publikuar gjëra e gjatë në media.

Për këtë skandal, që Basha del e flet sot, denoncimet ka nisur që në vitin 2015, atëherë kur është zanafilla, ndërsa Basha është kujtuar, vetëm në momentin kur dilte nga ?prehri? i Ramës, për të rregulluar dhe llakosur flokët./E.S-CNA.al





Lajmet e fundit nga