web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Topalli reagon pas dhunës ndaj Vokshit dhe Kokalarit/ “I pa aftë për t’u turpëruar, koha jote mbaroj Lul"

15 Dhjetor 2021, 18:12, Politikë CNA

Ish kryeparlamentarja Jozefina Topalli i është ?përveshur? kryetarit të shkarkuar Lulzim Basha, pas dhunës ndaj Albana Vokshit dhe Evi Kokalarit.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Topalli shkruan se veprimi i Bashës është akti më i ulët që sipas saj mund të bëjë një ?burrë?.

Ish kryeparlamentarja shton më tej se Basha përmes buzëqeshjes falso fsheh kulturën e dhunës, ndërsa theksoi se koha e tij ka mbaruar, pasi është shkarkuar nga 5000 delegatë.

?I pa aftë për t?u turpëruar!

Dhuna  verbale dhe fizike e  deputetit LB ndaj zonjave-deputete të PD, ndaj zonjave të zgjedhura nga rreth 5000 delegatë të PD dhe zonjave të tjera të lidhjes demokratike të gruas është akti më i ulët që një ?burrë? mund të bëjë .

Është hakmarrja e të shkarkuarit nga 5000 delegatë që i thanë ik;

Është kultura e dhunës që ai është përpjekur të fsheh përmes buzeqeshjes fallso që mbante:

Është sjellja prej frikacakut të dhunshëm të mbushur me ligësi.

Koha jote mbaroi Lul!?, shkruan Topalli./E.K-CNA.al





Lajmet e fundit nga