web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“I mjeri Lul”/ Andi Përmeti: Emri i tij do të lidhet me paaftësinë dhe dështimin

11 Dhjetor 2021, 12:51, Politikë CNA

Sot Lulzim Basha, mbajti një fjalim para gazetarëve me rastin e 31 vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike.

Ai u shfaq përballë një grushti njerëzve dhe duke përdorur emrat e firmëtarëve që themeluan PD, 31 vite më parë.

Ish deputeti Andi Përmeti, ka ironizuar Bashën, duke I vënë në dukje se nuk mbledh dot aq njerëz sa numri i gazetarëve që ka përballë.

Përmeti thekson se Basha është I vetmi politikan shqiptar që pavarsisht sa lart e ngjitëën, nga pas do lërë vetëm barazimin e emrit të tij me paaftësine dhe dështimin

?I mjeri Lul!

Për 8 vite shkëmbeu të gjitha sakrificat e demokratëve me përfitime personale e familjare. Mashtroi gjithkënd dhe shiti çdo kauzë opozitare. Sot, nuk mbledh dot as aq njerëz sa numri i gazetarëve që ka përballë.

I mjeri Lul. I vetmi politikan shqiptar që pavarsisht sa lart e ngjitëën, nga pas do lërë vetëm barazimin e emrit të tij me paaftësine dhe dështimin.

I mjeri Lul!?, shkruan Përmeti./ CNA.al





Lajmet e fundit nga