
Covid 19 në Kosovë/ 19 raste të reja pozitive dhe një humbje jete
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orë...
?Maxi – Supermarket? në Prishtinë është një prej shumë bizneseve në Kosovë që kanë rënë në hall me gjetjen e punëtorëve.
Vetëm në një pikë në kryeqytet, ky biznes ka mangët tre punëtorë në pozitën e shitësit, thotë për Radion Evropa e Lirë menaxherja Vilda Pajaziti.
?Zakonisht në konkurse aplikojnë shumë, por pastaj nuk vijnë për arsye të ndryshme. Për shembull, nuk u përshtatet orari i punës, kanë probleme me udhëtim e të tjera?, thotë ajo.
Vilda, e cila që 18 vjet punon në zinxhirin e dyqaneve ushqimore ?Maxi – Supermarket?, thotë se problemi i mungesës së punëtorëve është shfaqur që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në pranverë të vitit të kaluar.
?Të rinjtë, siç duket, nuk duan të punojnë?, thotë ajo.
Orari i punës në kompaninë e saj është 8 orë dhe 30 minuta pauza e drekës.
Orari është me ndërrime paradite dhe pasdite. Vlera e pagës, ndërkaq, nuk bëhet e ditur.
Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2020, ka qenë 380 euro.
Kompanitë mund të përballen me mungesë të punëtorëve, por papunësia është një nga problemet më të mëdha që e përcjell shoqërinë kosovare me vite.
Shkalla e papunësisë në Kosovë këtë vit shënon afro 26 për qind. Krahasuar me vitin e kaluar, ka rritje për 0.8 për qind.
Përkundër kësaj, në Agjencinë e Kosovës për Punësim bëjnë të ditur për Radion Evropa e Lirë se numri i përgjithshëm i punëkërkuesve të regjistruar në këtë zyrë është 120 mijë.
Drejtori i agjencisë, Drin Haraqia, thotë se vetëm gjatë këtij viti, 12,000 persona janë regjistruar si të papunë.
Ai thotë se ka ankesa edhe nga punëkërkuesit se nuk gjejnë punë, por edhe nga punëdhënësit se nuk gjejnë punëtorë.
?Kushtet e punës dhe paga janë dy faktorë esencialë që nuk ka fuqi punëtore dhe bizneset e kanë të vështirë të sigurojnë punëtorë në bazë të profileve të kërkuara?, thotë Haraqia.
Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se me problemin e gjetjes së punëtorëve përballen më së shumti kompanitë ndërtimore dhe ato të tregtisë.
Kryetari i Odës së Afarizmit në Kosovë, Skender Krasniqi, thotë se në tregun e punës ka mungesë të punëtorëve të kualifikuar.
?Shkollat tona nuk prodhojnë kuadro, që pas kryerjes së shkollës së mesme, ata nxënës të futen në tregun e punës. Bizneset po detyrohen vetë t?i trajnojnë punëtorët. Ka ankesa nga bizneset se nuk arrijnë të gjejnë punëtorë të kualifikuar?, thotë Krasniqi.
Sipas tij, punëtorët shpesh nuk e pranojnë vendin e punës, për shkak të mungesës së sigurimit shëndetësor. Këtë gjë, thotë Krasniqi, duhet ta rregullojë shteti.
Punëkërkuesit që regjistrohen si të papunë, trajnohen për profesione të ndryshme në qendrat e Agjencisë së Punësimit të Kosovës, që ndodhen në pothuajse të gjitha komunat.
Drin Haraqia tregon se kjo agjenci ofron trajnime për mbi 30 profile të profesioneve të ndryshme, përfshirë: moler, murator, suvatues, kuzhinier, saldim, administrim biznesi, furrtar e të tjera.
?Vetëm gjatë këtij viti, mbi 3 mijë persona janë trajnuar në profesione të ndryshme që i ofron agjencia. Prej tyre, 900 janë gra, që kanë marrë aftësim profesional?, thotë Haraqia.
Sipas tij, nga 12 mijë persona të regjistruar këtë vit si të papunë, 6 mijë kanë përfituar nga masat aktive të tregut të punës dhe disa kanë përfituar punësim të rregullt.
Sektori privat llogaritet si punëdhënësi më i madh në Kosovë, me mbi 220 mijë punëtorë.
Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, thotë për Radion Evropa e Lirë se për situatën e krijuar, në lidhje me mungesën e punëtorëve, sindikata ka alarmuar vite më parë.
Sipas tij, janë kushtet jo të mira të punës në sektorin privat që e kanë sjellë atë në këtë gjendje.
?Me vite të tëra kemi tërhequr vërejtjen se sektori privat nuk po trajtohet as për së afërmi sipas Ligjit të punës. Në mungesë të respektimit të të drejtave, shumë punëtorë kanë hequr dorë nga puna?, thotë Azemi.
Në shumë raste, sipas tij, punëdhënësit i kanë paguar punëtorët me pagë minimale.
Në Kosovë, paga minimale është 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.
Azemi thotë se punëtorët në sektorin privat ankohen edhe për orar të stërzgjatur të punës.
Në anketën e fundit të ASK-së, të publikuar në tetor të këtij viti, të intervistuarit që punojnë në sektorin publik, kanë thënë se punojnë deri në 39 orë në javë, ndërsa ata në privat deri në 43 orë.
Me Ligjin e Punës, orari i plotë është dyzet orë në javë.
Paga e ulët dhe kushtet jo të mira të punës, shton Azemi, kanë bërë që punëtorët – kryesisht të rinjtë – të largohen nga Kosova drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2020, nga Kosova janë larguar 8,724 banorë. Disa prej tyre kanë ikur për shkak të gjetjes së një vendi të punës apo për studime afatgjata.
Përveçse në vendet e Bashkimit Evropian, një numër i kosovarëve ka emigruar edhe në vende të tjera, kryesisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqi e Kanada./rel
Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orë...
Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz ka marrë urime nga shumë ...
Kur prezantuesi e pyeti Olaf Scholzin, gjatë një debati tele...
Zelanda e Re ka njoftuar se do ta ndalojë duhanin për gjener...
Nga gushti i vitit 2018 e deri në shtator të vitit 2021, kom...
Dy burra të moshës 23-vjeçare janë akuzuar për terrorizëm më...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur sanksione ndaj...
Shtetet e Bashkuara vendosën të mërkurën sanksione ndaj dhje...
Konflikti në Ukrainë ishte tema kryesore që mbizotëroi video...
Një sherr me grushte shpërtheu gjatë negociatave për buxheti...
Olaf Scholz është zgjedhur kancelari i nëntë i Republikës Fe...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ukrainë, ku 13 persona hu...
Edhe 21 muaj pas shpërthimit të pandemisë, shkollat për mi...
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Agjencia Evropiane e ...
Të paktën 6 shqiptarë, mes tyre 2 të kërkuar nga SPAK, i jan...
Nëse vaksinimi kundër COVID duhet të bëhet i detyrueshëm ësh...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Bo...
Dy muaj e gjysmë pas zgjedhjeve federale, SPD, të Gjelbrit d...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku vëllai 34-vjeça...
Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ekzekutimin ...
“Stop” shkoi në fshatin Rrethë Buz në Njësinë Buz, bashkia...
Një qytetar nga Tirana tregon se vjehrra e tij mori një kr...
Rasti i mbrëmshëm i denoncuar në Fiks Fare ku dy prindër b...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Një çantë e dyshimtë është gjetur pranë një makine në ...
Përplasja e ndodhur ditën e sotme në kryeqytet ka rezu...
Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka reag...
Ilirian Muho, avokati i Alda Klosit, ka tentuar të rrëzojë...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Grevat e reja mbarëkombëtare në Francë ndërprenë transport...
Turqia nuk po gjen dot qetësi pas tërmetit tragjik që përf...
Ukraina ka publikuar disa pamje te rënda ku shihen disa us...
Më shumë se 5 mijë persona u vranë dhe mijëra të tjerë u p...
Aktori i njohur dhe shumë i dashur për publikun Xhevahir Z...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...