web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Testi nxjerr zbuluar policinë e Elbasanit/  Dy oficere të droguara

6 Dhjetor 2021, 13:36, Kronika CNA

Dy punonjëse policie të patrullës së përgjithshme në Elbasan kanë rezultuar përdoruese të drogës pasi i janë nënshtruar testit.

Sipas Abc news, dy punonjëset janë të moshës 25 vjeçare.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, ka dhënë urdhër që punonjësit e policisë së shtetit do i nënshtrohen testit të drogës.

Çdo efektiv do t?i nënshtrohet 2 analizave të gjakut dhe urinës me qëllim kryqëzimin e rezultateve për shmangien e ndonjë gabimi apo pasaktësie.

Kujtojmë se Nano ka paralajmëruar se efektivët që dalin pozitiv do të lirohen nga detyra. / A.E-CNA.al





Lajmet e fundit nga