LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të maskuar dhe armatosur deri në dhëmbë/ Nipi i deputetit socialist, mes personave të rrezikshëm

6 Dhjetor 2021, 09:45, Kronika CNA
Të maskuar dhe armatosur deri në dhëmbë/ Nipi i deputetit

Ramazan Rraja, nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja është shpallur ne kerkim nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet si një ndër tre personat e përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 13 nëntor të këtij viti në Lezhë.

Kujtojmë këtu se me 13 nëntor, tre personat të armatosur dhe të maskuar, hynë në një lokal, duke terrorizuar qytetarët.

Uniformat blu kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim tre autorët e dyshuar të ngjarjes, përkatësisht shtetasit Ramazan Rraja, 28 vjeç, i cili është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja, Alesio Dobrozi, 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, dhe Roan Brahimi, 29 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.

Sipas policisë, autorët e ngjarjes rezultojnë me precedentë të mëparshëm kriminalë në fushën e krimeve ndaj personit, armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Kujtojmë këtu se nuk është hera e parë që del në skenë emri i deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Kohë më parë, djali i tij Rexhep Rraja u akuzua për përdhunimin e Xhisiela Malokut.

Ndërsa nipi tjetër, Redjan Rraja, është një ndër personat e arrestuar, si i dyshuar në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja./CNA.al

Të maskuar dhe të armatosur/ Tre “të fortët” hyjnë me dhunë brenda një lokali

Atentati ndaj prokurorit Ndoji/ Thirren në seancë dy të mitur, çfarë panë ata ditën e krimit

?Xhisiela?/ Gjykata e Krujës jep vendimin për Rexhep Rrajën

Ekzekutimet mes të fortëve/ Nipi i deputetit i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit, lidhja me krimin në ish-bllok

Lajmet e fundit nga