LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandal në Policinë e Shtetit/ 11 efektivë përdorues narkotikësh

5 Dhjetor 2021, 18:28, Kronika CNA
Skandal në Policinë e Shtetit/ 11 efektivë përdorues

11 nga efektivët të cilët iu nënshtruan analizave të drogës pas urdhrit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, kanë rezultuar përdorues të narkotikëve.

2 nga efektivët që rezultuan pozitivë në analiza bëhet me dije se janë pjesë e komisariatit Nr.2 në Tiranë. Rezultatet e dala nuk janë pritur mirë nga efektivët, të cilët kanë kundërshtuar duke theksuar se ka një gabim në analizat laboratorike.

Efektivët e rezultuar pozitivë janë të moshave 50-60 vjeç, ndaj dhe mosha është përdorur si kriter justifikimi për të hedhur poshtë rezultatin. Javën që vjen pritet të dalin në dritë zyrtarisht rezultatet për të gjithë efektivët që u janë nënshtruar analizave./CNA.al

Lajmet e fundit nga