LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekzekutimet mes të fortëve/ Nipi i deputetit i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit, lidhja me krimin në ish-bllok

5 Nëntor 2019, 10:49, Kronika CNA
Ekzekutimet mes të fortëve/ Nipi i deputetit i dyshuar për

Redjan Rraja, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, është personi i cili është arrestuar nga policia, pasi  dyshohet se është i përfshirë në atentatin e Shkozetit, ku u qëllua me breshëri automatiku ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoji dhe Landi Muharremi, i njohur si ?i forti i Sukthit?.

Mësohet se arrestimi i Redjan Rrajës është bërë në Shkodër, ndërsa po udhëtonte drejt Malit të Zi.

Redjan Rraja, me profesion stomatolog, është një emër i njohur për policinë. Ai dyshohet se ka qënë prezent edhe në vrasjen e Elton Çiços, ngjarje kjo e regjistruar rreth tre vite më pare në zonën e ish-bllokut.

Redjan Rraja u akuzua se është personi që fshehu pistoletën dhe celularin e Elton Çiços.

Elton Çiço u ekzekutua mbrëmjen e 1 majit 2016 tek lokal ?De Niro? në kryeqytet.

Kujtojmë këtu se, në lidhje me këtë vrasje i dyshuari kryesor është Jani Alia, i cili akuzohet për kryerjen e vepres penale ?Vrasje me paramendim? të kryer në bashkepunim dhe ?Mbajtja pa leje e armeve, municionit luftarak, bombave apo minave?.

Jani Aliaj, i veshur sportiv me kapele në kokë, sikurse përshkruhet në dosjen e organit të akuzës, ka hyrë në brendësi të një lokali të njohur në kryeqytet dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të Elton Çiços, i cili ndodhej në shoqërinë e oficerit Alban Trimi, mjekut stomatolog Elton Rraja dhe një personi të tretë.

Efektivi i policisë Alban Trimi dhe Redian Rraja u akuzuan për kryerjen e veprimeve qe pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Me vrasjen e Çiços lidhet edhe emri i Nelgert Patës, i cili tashmë nuk jeton më pasi u ekzekutua më shumë se dy vite më parë në rrugën Fier-Seman.

Krimi i 1 majit të vitit 2016 u pasua me ngjarje tejet të rënda kriminale, pasi janë ekzekutuar njëri pas tjetrit, miq të Elton Çiços dhe Jani Aliajt.

Po ashtu 34-vjeçari Redjan Rraja, lidhet edhe me dosjen “Xhisiela”. Përsa i përket rastit të Xhisiela Malokut, vajza në një nga intervistat e saj në media asokohe deklaronte se ‘Rreth orës 20:00 ka ardhur te banesa ime, në fshatin Nikël, Rexhep Rraja, Ramazan Rraja dhe Redjan Rraja dhe më kanë marrë me zor duke më thënë ?Na hape punë”./ CNA.al

Lajmet e fundit nga