Gjermania dënon një militant të IS-it për gjenocid kundër minoritetit Yazidi
Një gjykatë në Gjermani e shpalli fajtor një 29-vjeçar iraki...
Vaksina e krijuar për COVID-19 nga BioNTech dhe Pfizer ka të ngjarë të ofrojë mbrojtje të fortë kundër çdo sëmundjeje të rëndë nga varianti i ri Omicron i virusit, tha shefi ekzekutiv i kompanisë BioNTech për agjencinë Reuters.
Gjatë dy javëve të ardhshme do të përfundojnë testet laboratorike për të analizuar gjakun e njerëzve që kishin dy ose tre doza të vaksinës Comirnaty të BioNTech-ut për të parë nëse antitrupat e gjetur në gjak çaktivizojnë Omicronin, duke hedhur dritë mbi mundësinë nëse do të nevojiten vaksina të reja.
“Ne mendojmë se ka të ngjarë që njerëzit të kenë mbrojtje thelbësore kundër sëmundjeve të rënda të shkaktuara nga Omicron,” tha shefi ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i kompanisë BioNTech, Ugur Sahin. Ai specifikoi si sëmundje të rënda ato që kërkojnë kujdes spitalor ose intensiv.
Zoti Sahin i tha agjencisë Reuters se pret që testet laboratorike të tregojnë njëfarë humbje të mbrojtjes nga vaksina për shkak të Omicronit, por shkalla e asaj humbjeje ishte e vështirë të parashikohej.
Firma bioteknike po punon me shpejtësi për një version të përmirësuar të vaksinës së saj, megjithëse mbetet e paqartë nëse kjo është e nevojshme, shtoi ai.
Zoti Sahin tha se marrja e një vaksine të tretë përforcuese ka të ngjarë të japë një shtresë mbrojtjeje kundër infeksionit Omicron të çdo ashpërsie në krahasim me vetëm dy doza të vaksinës.
“Për mendimin tim nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar. E vetmja gjë që më shqetëson për momentin është fakti se ka njerëz që nuk janë vaksinuar fare,” shtoi zoti Sahin.
Besimi i rezervuar i BioNTech-ut është në kontrast me një ndjenjë alarmi të përcjellë nga shefi ekzekutiv i prodhuesit të vaksinave Moderna, Stephane Bancel.
Në një intervistë për Financial Times, ai ngriti mundësinë e një rënieje të ndjeshme të mbrojtjes kundër variantit të ri të koronavirusit nga vaksinat aktuale, duke shkaktuar shqetësime të reja në tregjet financiare për trajektoren e pandemisë./voa
Një gjykatë në Gjermani e shpalli fajtor një 29-vjeçar iraki...
Ministria e Shëndetësisë tha më 30 nëntor se në Kosovë është...
Sipas organizatës “Human Rights Watch”, talebanët kanë kryer...
Në Rumani është në pushtet koalicioni i liberal-konservatorë...
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë për...
Të martën me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata K...
Një grua dhe 4 fëmijet e saj të mitur janë gjetur pa shenja ...
Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvill...
Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri s...
Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje nd...
Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u...
Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sekt...
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diploma...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste...
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ofron 20 mijë euro shp...
Policia e Kosovës është në kërkim të autorit të sulmit dhe v...
Nga e hëna, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë kufizimet në ...
Koalicioni i parë qeveritar trepartiak, SPD, Të Gjelbrit e l...
Për shkak të përhapjes së variantit të ri të Koronavirusit, ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...