Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Në Rumani është në pushtet koalicioni i liberal-konservatorëve dhe socialdemokratëve, të cilët për dekada ishin armiq politikë. Jo vetëm kritikët kanë frikë nga “rikthimi” në rrethana joliberale.
“Të lumtë Marcel?, me këto fjalë ish-ministrja ultranacionaliste e socialdemokratëve rumunë (PSD), Olgu?a Vasilescu, përgëzoi kryetarin e partisë së saj Marcel Ciolacu pas negociatave për koalicion me liberal-konservatorët e PNL: “Edhe të vdekurit ia hoqe paratë nga gjoksi”, tha ajo, duke aluduar për një zakon të vjetër ortodoks rumun, që supozon se vendosja e monedhave dhe kartëmonedhave në gjoks, do ta ndihmojë të vdekurin në kalimin në jetën e përtejme. Në koalicionin e ri, që drejtohet nga kryeministri Nicolae Ciuc? i PNL, peshën e fjalës do ta ketë në fakt PSD.
Shpresë për stabilitet
Në deklaratën zyrtare të aktorëve kryesorë në Bukuresht thuhet se koalicioni i madh, i miratuar nga parlamenti me 25.11. 2021, do të sjellë stabilitet në vendin e tronditur nga pandemia, çmimet e energjisë dhe kriza e vazhdueshme politike. Por shanset për stabilitet janë të pakta.
Partitë e koalicionit të krijuar në Rumani ishin deri dje armiq të betuar. Sipas kritikëve i vetmi emërues i përbashkët në këtë “koalicion amoral? është nacionalizmi dhe babëzia. Pas kompromisit me PSD ish-komuniste, që vazhdimisht akuzohet për korrupsion dhe qëndrim antievropian, rreth 20 deputetë, mes tyre edhe ish-kryetari i saj dhe kryeministri Ludovic Orban, e braktisën partinë PNL.
Përveç liberal-konservatorëve edhe presidenti Klaus Iohannis kritikohet si përkrahës i këtij koalicioni të ri, Mbështetësit e tij të mëparshëm i kujtojnë atij premtimin e përsëritur dhe tashmë të shkelur, për të mos bashkëpunuar kurrë me komunistët nacionalistë të PSD-së. Para dy vjetësh, kur mori mandatin e tij të dytë pas fitores në zgjedhje, Ioannis pati thënë: “Rumania do të jetë një shtet normal, vetëm nëse PSD dërgohet në opozitë.”
Kjo nuk ka për të ndodhur, pasi Iohannis e çoi PNL “e tij” në koalicionin e madh me PSD, me kryeministër një ish-gjeneral nga rrethi i miqve të tij. Me këtë ai bëri një kthesë rrënjësore. Për më tepër marrëveshja e koalicionit parashikon, që një politikan i PSD-së të marrë postin e kryeministrit pas një viti e gjysmë.
Reagimet e shoqërisë civile
Sipas filozofit dhe gazetarit Andrei Cornea, prishja me partinë reformatore USR për shkak të “një politike të pashpjegueshme? të presidentit, jo vetëm që shkatërron veprën e deritanishme të kreut të shtetit, por kthehet në një sprovë edhe për partinë liberal-konservatore. Ndryshimi mbetet mister për shumë rumunë dhe ka shkaktuar zhgënjim të hidhur jo vetëm te elita, por edhe në një pjesë të madhe të popullsisë. Sepse vite me rradhë deri në 2019, qindra mijëra qytetarë protestonin kundër korrupsionit dhe për drejtësi të pavarur, kundër PSD-së, e cila asokohe ishte në pushtet, dhe cilësohej shpesh si kleptokratike.
Edhe shoqëria civile e një vendi të tradhtuar vazhdimisht nga qeveritë postkomuniste është shumë e zemëruar. 26 OJQ të njohura publikuan një deklaratë, të firmosur nga personalitete të shumta, që u faturon pushtetarëve “tradhtinë më të pacipë që nga viti 1990”. Deklarata bën fjalë për protesta në rrugë, nëse do të kalohen “vijat e kuqe” për “fatin evropian të Rumanisë”. Kreu i shtetit dhe koalicionistët e rinj akuzohen për cinizëm dhe “restaurim” të rrethanave antidemokratike.
Iohannis si personi përgjegjësi për largimin nga reformat
Shumë ankohen për një lulëzim të qëllimshëm të klaneve të korruptuara, nacionaliste dhe të lidhura me Moskën, që sunduan Rumaninë që nga viti 1945 apo e kontrolluan atë në prapaskenë, pushteti i të cilëve u duk sikur u frenua, apo u thye pas zgjedhjeve të fundit.
A do të kishte qenë i shmangshëm ky ndryshim kursi dhe transformim i presidentit nga idol i kombit në gogol? Po, mendojnë kritikët. Pas prishjes së koalicionit të qendrës së djathtë, partia reformuese USR do të ishte e gatshme për një përpjekje të dytë për të hyrë në koalicion me PNL, pavarësisht pakënaqësive të mëparshme. Por as PNL dhe as presidenti Iohannis nuk deshën t`ia dinin.
Politologu Ioan Stanomir nga Universiteti i Bukureshtit është i bindur se e kupton synimin e këtyre manovrave: “Aleanca e re-e vjetër e dy partive PSD dhe PNL është vepër e Klaus Iohannis. Ai është edhe përfituesi kryesor i saj”, thotë Stanomir për DW. Një nga synimet kryesore strategjike të presidentit është sigurimi i një mandati të qetë dhe pa shqetësime, thotë politologu. Për liberalët ky është një përqafim i helmët i presidentit, që do ta dobësojë dhe minojë besueshmërinë e partisë.
Por edhe kredibiliteti i vendit është në rrezik. Sipas vëzhguesve të pavarur nuk mund të përjashtohet, që BE përveç situatës në Poloni dhe Hungari, të duhet të ndjekë me sy shqiponje edhe shfaqjen e një fëmije tjetër problematik, të pakontrollueshëm në horizontin e demokracive joliberale evropiane./DW
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në një deklaratë për...
Të martën me një vendim të posaçëm pas ankimimeve, Gjykata K...
Një grua dhe 4 fëmijet e saj të mitur janë gjetur pa shenja ...
Kancelarja në largim e Gjermanisë Angela Merkel do të zhvill...
Përballë situatës dramatike së koronas dhe variantit të ri s...
Ndërsa rritet numri i rasteve të zbuluara me variantin e ri ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi një marrëveshje nd...
Magdalena Andersson, e cila dha dorëheqjen shtatë orë pasi u...
Për nëntë vjet, Arben Jonuzi ka udhëhequr një biznes në sekt...
Ambasadori i Rusisë në Shtetet e Bashkuara tha se 27 diploma...
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar gjashtë raste...
Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se ofron 20 mijë euro shp...
Policia e Kosovës është në kërkim të autorit të sulmit dhe v...
Nga e hëna, Shtetet e Bashkuara do të zbatojnë kufizimet në ...
Koalicioni i parë qeveritar trepartiak, SPD, Të Gjelbrit e l...
Për shkak të përhapjes së variantit të ri të Koronavirusit, ...
Autoritetet në Mbretërinë e Bashkuar njoftuan më 27 nëntor p...
Televizioni në Afganistan do të jetë shumë më pak femëror. M...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka kërkuar nga Komisioni për ...
Në kampin ku kanë qëndruar 27 personat që pak ditë më parë u...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...