Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Vettingu nisi me bujë para rreth tre vitesh me kryefjalën se do të pastronte sistemin e drejtësisë.
Në këto tre vite janë ?prerë dhjetra koka? gjyqtarësh dhe prokurorësh, kryesisht për pasurinë, por ka pasur raste edhe për pastërtinë e figurës.
Ky proces ndërkohë dyshohet se është shoqëruar edhe me dy-standartizim si në shkallë të parë ashtu edhe në shkallë të dytë.
Janë vetë prokurorët dhe gjyqtarët që nën zë e thonë këtë gjë, kur janë konfirmuar në detyrë emrat që mbartin skandale dhe kur janë shkarkuar ata që meritonin të ishin pjesë e sistemit të drejtësisë.
Një ndër rastet që lakohet është edhe drejtuesja e Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori.
Theodhori në Vetting
Dhorina Theodhori që drejton Prokurorinë e Korçës, ka dalë në Vetting para dy vitesh dhe është konfimuar në detyrë, që në shkallën e parë dhe ndaj saj nuk ka pasur ankimim nga Komisioneri Publik.
Kujtojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi në Prill të vitit 2019, konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Korçës, Dhorina Theodhori.
Vendimi u shpall nga trupa gjykuese, e drejtuar nga Pamela Qirko dhe me anëtare Genta Tafa Bungo dhe Etleda Çiftja.
Më herët, para se të dilte në Vetting, BIRN kishte identifikuar si ?flamur të kuq? deklarimin e pasurisë së Theodhorit, në vitin 2017, që kishte lidhje me rikonstruksionin e çatisë, fasadave dhe një shtesë kati të një dyqani në tregun e qytetit të Korçës, investim i kryer nga Bashkia e Korçës dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit.
Dyqani, sipas BIRN, nuk rezulton i deklaruar më parë nga prokurorja Dhorina Theodhori, ndërkohë që ishte e paqartë burimi i kësaj pasurie apo marrëdhënia e saj e pronësisë me këtë objekt.
KPK në krah të prokurores
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në vendim shkruan se nuk ka gjetur probleme në pasurinë e Theodhorit.
Sipas KPK, nga verifikimi pasuror ka rezultuar se subjekti ka kryer deklarim të saktë dhe ka burime të ligjshme për pasurinë e saj.
Komisioni nuk ka gjetur probleme me deklarimin e pasurisë së trashëguar nga i ati, truall me sipërfaqe 56 m2 dhe ndërtesë 55 m2, me pjesë takuese 1/3 dhe as tek ndryshimet në strukturë dhe rikonstruksion nga Bashkia e Korçës në kuadër të projektit të rikualifikimit të zonës së quajtur ?Pazari i Vjetër? janë gjetur të sakta.
Sipas KP-së, të sakta kanë qenë edhe deklarimet për një apartament 67 m2 në bashkëpronësi me nënën dhe motrën si dhe përfitimin e një sipërfaqeje toke me vendim gjykate.
Mediat kanë raportuar se gjatë seancës dëgjimore në KPK, u konstatua një deklarim i vonë i një shtese prej 12 m2, ndërtuar në vitin 2009 dhe deklaruar në vitin 2014, por prokurorja Theodhori ka thënë në në seancë se kishte menduar që momenti ligjor i deklarimit të kësaj pasurie ishte koha kur familja kishte bërë kërkesë për legalizimin e saj.
Në KPK për prokuroren Theodhori ka pasur edhe një denoncim, në të cilin thuhej se prokurorja Theodhori kishte vendosur mosfillimin e hetimit për një çështje, ndërkohë që një gjyq civil zhvillohej në gjykatë.
Theodhori është mbrojtur në seancë me idenë se denoncimi nuk kishte indicie dhe se vendimi i mosfillimit të hetimit ishte mbështetur nga eprori i saj./CNA.al
Në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit...
Reforma në Drejtësi, Vettingu në drejtësi, janë kryefjala e ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ka shkarkuar nga detyra ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, seancën gjyqësore...
Binas Nina, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor E...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se seanca dë...
Nga Edmond HoxhajProkurori i Sarandës Lorenc Mërkuri u shkar...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi se ka shkarkuar g...
Vettingu po vijon, ndonëse me ritme të ngadalta.Në radhën e ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të premten vendim...
Komisioneri Publik ka ankimuar ditën e sotme vendimin për Ju...
Me 4 Gusht 2021, Kolegji i Posaçëm i Apelit, ka shkarkuar ng...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten ve...
KPA ka kthyer në detyrë prokurorin e Tiranës, Ndini Tavani, ...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra p...
Prokurori Ardian Braho ka dalë jashtë sistemit të drejtësisë...
Vettingu përveçse hedh dritë mbi mënyrën se si e kanë vënë d...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra proku...
Gjyqtarja e Tiranës Klorinda Çela është shkarkuar sot nga de...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Alma Faska...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...