Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Rasti i 13 vjeçares është denocuar më herët në Fiks Fare . Rikujtojmë që L.H nxënëse në shkollën 9 vjeçare në fshatin Gjashtë të Sarandës u bë pjesë e investigimit të Fiks Fare.
E mitura vetëm 13 vjeçe ishte ndarë dhe nga familja e saj duke jetuar e vetme në shtëpi me qira në Sarandë. Gazetarët e Fiksit panë se shkolla kishte mungesë psikologu , ndërsa shërbimi social një nga institucionet përkatëse që duhej të përkujdesej për të miturën ia hodhën fajin qendrës së rehabilitimit që nuk e mbajtën.
Agjencia e Mbrojtjes se Fëmijëve gjithashtu nuk ka reaguar në kohë, por gazetarëve të Fiksit u pohonin se çdo gjë është në rregull me të miturën dhe se ky institucion po kryente punën e duhur me të miturën. Ndërkohë Shërbimi Social shprehej se të miturën nuk e mbanin dot kundër vullnetit të saj me arsyetimin se shkelej ligji. Detyra e bindjes së të miturës nuk u tokonte atyre por njësisë së mbrojtjes së fëmijëve. Pra të gjitha këto institucione ia kanë hedhur topin njëra tjetrës dhe nuk kanë reaguar në kohë për të parandaluar që një e mitur të abuzohej për prostitucion. Ka qenë emisioni Fiks Fare që ka denoncuar rastin që ka sjellë më pas edhe reagimin e SHÇBA duke prangosur dy autorët të cilët shfrytëzuan të miturën ku njëri prej tyre kryeinspektor policie i pikës kufitare.
Gazetarët e Fiksit rikthehen në Sarandë në fshatin Xarrë, atje ku u arrestua në flagrancë kryeinspiktori duke kryer marrëdhënie seksuale me të miturën. Kryeinspektori jetonte në fshatin Mursi afër me Xarrën, ndërkohë lokali ku u kap me të miturën ishte në pronësi të një tjetër banori në fshatin Xarrë të arrestuar njëherësh me punonjësin e shtetit.
Bashkëpuntorë të Fiksit flasin me banorët. Ata tregojnë se lokali qëndronte mbyllur. Tutori në pronësi të të cilit ishte lokali i blinte mandarinat me 500 lekë dhe i shiste me 450 lekë. Gjithashtu banorët tregojnë se kryeinspektori vinte me makinë policie dhe se nuk kanë parë vajza të tjera të vinin në atë lokal.
Menjëherë pas arrestimit nga SHÇBA të turorit dhe punonjësit të policisë, reaguan edhe institucionet duke e mbajtur të miturën në qendër rehabilitimi. Kur Fiksi denoncoi faktin kjo ishte e pamundur ndërkohë pas arrestimit po.
Gazetarët telefonojnë psikologen në Sarandë se si u bë e mundur dërgimi i të miturës në qendër rehabilitimi pas arrestimit në flagranc që bëri SHÇKB-ja, pasi më parë ata justifikoheshin se nuk mund ta detyronin ishte e kundraligjshme. Ajo tregon të gjithë ngjarjen duke thënë se ka qenë OPGJ dhe inspektori i zonës që e kanë marrë të miturën nga lokali ku u gjet me kryeinspektorin dhe e sollën direkt në Tiranë dhe ajo i ishte bashkuar më vonë.
Ndërkohë e njëjta psikologe e çoi dhe herën e parë vajzën në qendrën e rehabilitimit por që iu rikthye sërish shfrytëzimit. Këtë herë tregon se qendra nuk e pyeti fare dëshirën e vajzës nëse donte të qëndronte, por e futën menjëherë në qendër.
Gazetarët e Fiksit dërgojnë një kërkesë me e-mail në Shërbimin Social Shtetëror ky kërkojnë përgjigje se përse këtë herë nuk e pyetën të miturën për ta mbajtur në qendër,nëse kështu e ka kuadri ligjor. Në përgjigjen e kthyer thuhet se procedurat i ka ndjekur Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve. Gazetarët e Fiksit telefonojnë për të marrë përgjigje nga drejtoresha e Agjencisë së Mbrojtjes së Fëmijëve e cila pohon se procedurat janë të njëjtat dhe se Shërbimi social është në dijeni se çfarë ka ndodhur brenda qendrës së rehabilitimit.
Pra askush nga institucionet nuk mban përgjegjësi për shfrytëzimin e të miturës edhe pas denoncimit të Fiks Fare, por mbyllën sytë dhe e lanë të miturën të shfrytëzohej akoma.
Por Fiski ka bërë edhe një tjetër zbulim gjatë kësaj ngjarjeje e cila do të transmetohet mbremjen e nesërme./tch
Tre javë më parë BE dha alarmin se call center-at në Shqipër...
Sot emisioni “Stop” në Tv Klan ishte në fshatin Plug të Lush...
Emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë zyrtare ILD-së d...
Në Mars të vitit 2015 në qytetin e Tepelenës janë grabitur d...
Pak javë më parë transmetuam rastin e një shtetasi, i cili m...
Emisioni “Stop” ka treguar, se prokurori Emëror Kasaj ka het...
Fiks Fare iu rikthye denoncimeve në fushon mjedisore, teksa ...
Një nxënës i shkollës së Mesme Profesionale “Sali Ceka” në q...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar ankesën e një qytetarë ...
Një i ri, i cili i kishte paguar 1500 Euro një avokati pasi ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes veprimet e punonjësv...
Fëmijët në Funarë të Librazhdit e zhvillojnë mësimin në ambi...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e dhunimit të një q...
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së martës një tjetër skandal...
Në 20 Janar 2021 Policia e Vlorës në kuadër të një operacion...
Psikologia e njohur, Redina Sulstarova, ka bërë një denoncim...
Emisioni Stop në Tv Klan ka trajtuar mbrëmjen e së hënës ras...
Fiks Fare denoncoi një skandal në Gjykatën e Dibrës, ku kreu...
Anëtari i kryesisë së PD dhe njëherësh analisti i Lulzim Bas...
Në redaksinë e emisionit “Stop” është drejtuar një zonjë, që...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...