web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

I rritur pa prezencën e babait/ Graniti flet për fëmijërinë e vështirë, mes Zvicrës dhe Kosovës

27 Tetor 2021, 10:22, Lifestyle CNA

Granit Cana është një nga VIP-at më të komentuar në Big Brother.

Gjatë një bisede me Semin, ai ka rryfyer dhe një pjesë tjetër të jetës së tij, nga fëmijëria.

Pertje djalit joshës, ai ka treguar se nuk ka pasur një fëmijëri aspak të lehtë, pasi është rritur pa prezencën e babait.

?Në moshën 8 vjecarë më janë ndarë prindërit. Që nga ajo kohë unë jam rrit pa prezencën e babait.

Babai është martu me gruan e dytë e ka bërë një djalë me të, kurse unë jam rrit me motrën e mamin. Prej asaj moshe jam i vetmi mashkull në shtëpi.

Ka pas momente kur e ndjesha shumë mungesën e tij. Nuk u takojshim. Në Zvicër ka pas probleme me shtetin dhe nuk është se ka kontribu shumë në rritjen tonë.

Mami kur kemi shkuar në Zvicër në moshën 20 vjecc ka pas dy fëmije, neve dhe vëllain e vet, 14- 15 vjec. I ka ra me rrit tre fëmijë. Plus asaj 5 vite pa e parë mamin e vet. Atëherë nuk ka pas as  telefona me fol.

Më kujtohet një herë tek kabina po priste me fol me mamin e vet dhe ja ka nis me qajt me të madhe. Ne se dishim cfarë ka, por kish pas marrë lajmin që kish vdek mami vet.

Mas luftës mami vendosi me u kthy në Kosovë,  morëm një shtëpi me kredi. Sot e asaj dite, që 22 vite jemi në atë banesë në Prishtinë.?/CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga