LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bën simbolin e shqiponjës me duar/ Miss Serbia “masakrohet” nga serbët, plasin komentet në rrjet

26 Tetor 2021, 19:43, Lifestyle CNA
Bën simbolin e shqiponjës me duar/ Miss Serbia

Miss International Serbia, Valentina Petrovic, ka çmendur të gjithë serbët pasi ka bërë simbolin e shqiponjës me duar.

Fotografia e saj ku shihej pranë Miss Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kosovës  ka bërë xhiron në rrjetet sociale.

Menjëherë kanë shpërthyer komentet negative në rrjet ku shumë prej tyre e kanë quajtur një provokim.

?Pa mend në kokë?, shkruan një komentues i pakënaqur.

Miss Serbia, pas kësaj ka kërkuar falje duke shpjeguar se nuk kishte qëllime të këqija.

?Në një vrull euforie për festën, më ftuan të bëja një foto, qëndrova pranë vajzave për një kohë të shkurtër dhe ata më vunë duart se si të pozoja, nuk kisha qëllime të këqija, ishte një pakujdesi momentale dhe budallallëk, spontanitet. Dua t?u kërkoj falje pjesëtarëve të kombit tim, kompanisë sime, familjes sime, të cilët janë hutuar për shkak të fotos, pamaturisë sime dhe rënies në grackën e qëllimeve të këqija të dikujt tjetër?, ka thënë ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga