web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Më bie të fikët menjëherë”/ Fifi rrëfen për luftën me depresionin

26 Tetor 2021, 15:08, Lifestyle CNA

Filloreta Raçi, e njohur për publikun me emrin Fifi, është një nga personazhet më të komentuar në Big Brother Vip.

Gjatë kësaj në periudhe Fifi ka rrëfyer detaje rreth jetës së saj që me parë nuk i kishim dëgjuar për këngëtaren.

Ajo ka treguar se për një periudhë të gjatë kohe ka vujatur nga depresioni dhe ankthi.

Sot këngëtarja ka treguar se nuk i përballon dot emocionet e forta sidomos kur bëhet nervoze apo stresohet.

??Trupi im nuk i përballon dot emocionet e forta, sidomos stresin dhe frikën. Më bien të fikët menjëherë, episodi i parë ka ndodhur në vitin 2015 kur unë isha pjesëmarrëse në nje festival. Dhe që atëherë vazhdoi disa herë rresht. Ishte shumë e vështirë, të gjithë më thoshin që unë nuk do t?ja dilja dot në muzikë??, tha Fifi.

Ajo rrëfue se përdorimi i ilacçeve për të mposhtur ankthin dhe depresionin i jepnin shumë efekte anësore.

??Nisa të përdorja ilaçe por më dhanë shumë efekte anësore. Nisa të shihja halucinacione dhe të dëmtoja dhe vetën prej tyre. Lëndoja veten me çfarë të gjeja në shtëpi??, tha Fifi./ CNA.al





Lajmet e fundit nga