web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gazetari humb betejën me Covid 19/ Meta: Do kujtohet si shembulli i duhur për brezat e rinj

16 Tetor 2021, 09:08, Aktualitet CNA

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për familjen e gazetarit të njohur Artjan Tepelena, i cili ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me Covid 19.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.

?Trishtim për ndarjen e parakohshme nga jeta të gazetarit të mirënjohur Artjan Tepelena, i cili humbi sot betejën me COVID-19.

Ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe komunitetit të gazetarëve!

Me kontributin e tij të gjatë dhe të pazëvendësueshëm në media, Artjan Tepelena do të kujtohet si lektori dhe shembulli i duhur i brezave të rinj të gazetarëve shqiptarë, në mbrojtje të fjalës së lirë dhe kundër konformizmit në profesion.

Të prehet në paqe!?, shkruan Meta./ CNA.al





Lajmet e fundit nga