web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncim-Ngatërresat Legalizim-Kadastër/ Kaosi me të cilin po përballen qytetarët

15 Tetor 2021, 09:34, Aktualitet CNA

Nga Julian BALA

E-Albania është projektuar nga kupola e korrupsionit, për të çliruar nga përgjegjësitë burokracinë e korruptuar që nuk interpreton siç duhet dokumentacionet, të cilat përgatiten enkas me mangësi dhe me gabime, në menyrë që ato dokumente si psh: dokumentet e pronësisë, shtëpi, apo apartament, të konsiderohen si diçka që kanë me se të merren gjithmonë nëpunësit e atyre zyrave dhe nënzyrave institucionale, për të “justifikuar” rrogën.

Kështu, E-Albania i vjen në ndihmë këtyre nëpunësve, duke mos iu lënë asnjë lloj përgjegjesie, për dokumentet e përgatitura qëllimisht me gabime dhe me mangësi verifikimesh apo rilevimesh nga grupet e terrenit.

Ka nje mungesë logjike këtu: Vilave që janë ndërtuar pa leje, por që jane bërë me projekt edhe ato, iu kanë dërguar ekip verifikues për planimetritë dhe sipërfaqet në vend. Ndërsa për pallatet që kanë bërë pa leje firmat, u besohet skicave planimetrike të firmës.

Verifikimin nuk i takon firmës apo “individit firmë” që ta bëjë, por kadastrës. Kadastra duhet të pajisë me planimetri, çdo pronar apartamenti, njësoj si dikur zyrat e shitjes pajisnin me planimetri, bashkangjitur me dokumentacionin e pronës me interpretimin e projektit; keshtu dhe kadastra duhet të plotesojë me të dhenat faktike bazuar në matjet kadastrale të cilat mungojnë dhe që unë i bera vetë.

Deri në Rinas është shumë rrugë e gjatë për t’u ankuar. Nëse do kërkonin të mblidhnin të gjitha agjencitë e rretheve në Rinas, këtë gjë do e ënderronin një grusht te korruptuarish që kërkojnë të vjedhin më kollaj para nga gjithë Shqipëria.

Një ?institucion familjar?, ku ?pjesëtarë të asaj familjeje? e qeverisin në këtë menyrë që prej kohës së Shabës. Ndryshojnë pushtetet, por jo logjika e mbrapshtë institucionale. Kanë krijuar një hendek me interpretime të ndryshme midis legalizimeve dhe kadastrës, në mënyrë që t’i hapin rrugë pazareve të burokratëve dhe seksereve që dokumentacionet i mbyllin nëpër sirtare duke mbajtur peng zgjidhjet e duhura dhe për ngatërresat me dashje, të dyja keto zyra me nënzyrat e tyre brenda të njëjtit institucion, i lënë përgjegjësine njëra-tjetres, pa zgjidhur punë siç duhet, duke i ngatërruar më keq qytetaret me çështjet e ndryshme të pronës, etj. etj.

Konkretisht: Apartamenti në pronësi të Alfred Balës, në të vërtetë është ndryshe në siperfaqe, në planimetri dhe në matje të brendshme dhe perimetrale. Mund të tolerohet 2 cm ne distancat e brendshme, por jo 405 cm distancë faktike, me 370 cm distancë projekti; jo tani 465 cm distancë faktike, me 435 cm distancë projekti.

Kur ta shes unë, do bej nje fletepalosje dixhitale të publikuar online, ku të paraqitet planimetria faktike, me dimensionet faktike, me sipërfaqen faktike, me firmë dhe vulë të kadastrës. Bashkangjitur, do jetë çertifikata e pronesisë, në të cilën do të reflektohet e njejta shifër siperfaqeje, e ndryshuar sipas verifikimeve të paraqitura në planimetrinë e modifikuar nga unë si arkitekt, në mungesë të grupit të terrenit për verifikim nga kadastra. Perveç kësaj, çertifikata nuk duhet të paraqitet pa shenime, por sa më shumë plotësime nëpër vendet bosh. Nëse vula dixhitale justifikon vulat e stampuara manualisht, përse drejtori të mos vendosë një firmë poshtë emrit të tij? Ç’i kushton atij drejtori, kur e ka për detyrë të firmosë?

Ky denoncim ilustrohet me letrat gjysmake të kadastres dhe atë planimetrinë paçavure të legalizimeve “të bazuar në projekt” dhe qellimisht jo në matjet faktike. Sekseret brenda dhe jashtë institucionit, me anë të këtyre parregullsive marrin para. Une nuk jam në kerkim të sekserëve që të më zgjidhin punë.

As me zyrat e ankesave nuk kam përse të merrem; tre muaj që kerkesa të ndermjetësohet, pastaj ?prit gomar të mbije bar? dhe kështu jeta kalon në ?luftë? për t?ia dalë mbanë që do të thotë: të arrish nivelin zero, pra atë që të përket ty, pa asnjë pikë dhe asnjë presje më pak. Pra këtu nuk bëhet fjalë aspak për të synuar majat. Këtu njerëzit luftojnë për të arritur nivelin zero, nivel që konsiderohesh jo i mbytur, por në rropatje për të dalë në breg.

Vërejtje konkrete, drejtuar Agjencisë Kombëtare të Kadastrës, për sa i takon parregullsive në saktësi të pronës të tipit apartament, regjistruar në emër të babait tim, Alfred Balës:

Një planimetri apartamenti e paraqitur si dokument pronësie, e pabazuar në matje faktike të asaj prone të tipit apartament, është njësoj si “kostumi” që ka përgatitur “rrobaqepësi” pa marrë masat e një njeriu të caktuar dhe për këtë arsye i rri i ngushte.

Ai kostum nuk pranohet, por kthehet mbrapsht dhe pritet copë e re dhe bëhen matje konkrete që kostumi të mos dalë as i ngushtë e as i gjerë, por sic duhet. Keshtu edhe planimetria e paraqitur si një dokument pronësie, nëse ka munguar grupi i terrenit per rilevim, duhet patjeter të merret për bazë ky vizatim në format ?dëg? që kam realizuar nga matjet që i verifikova vetë si arkitekt, si ish-nëpunës i ish-Aluizni-t dhe si banues në atë apartament në pronesi të babait tim Alfred Bales.

Ai vizatim qe paraqet realitetin 100%, duhet vendosur në kuadrat institucional, 100% siç e kam vizatuar unë. Më duhet kështu, sepse për ta shitur, unë do nxjerr një fletepalosje online, ku dua te jem 100% i saktë me pronën time, si në siperfaqe ashtu edhe në planimetri. Gabimi fillon që nga legalizimet. Duhet ta ndreqni se s’bën! Nuk jam unë gabim. Jeni ju.

Që të kuptoni më mirë gabimin që keni bërë: Atëherë, siç thashë, për ta shitur, unë do nxjerr fletepalosje me planimetrinë e apartamentit, ku nuk më duhet i dimensionuar apartamenti i komshiut, por vetëm i imi. Nuk dua që i interesuari për ta blerë të lexojë dimension dhome gjumi 370 cm, ndërkohë që është 405 cm dhe dimension te dhomës së ditës 435 cm, ndërkohë që është 465 cm. Me keto dimensione, siperfaqa në të vërtetë nuk del 55.2 m2, sic e keni shënuar ju, por 56.9 m2. Këtë do shes. Nuk do shes 15 shkallë që nga niveli +0.00. A e kuptuat?

Unë nuk dua që të nxjerr planimetrinë time me dimensionet reale në fletëpalosje për shitje dhe të them që në dokumentacion ma kanë nxjerrë ndryshe, jo për fajin tim. Kam dëgjuar shumë njerëz që thonë se iu kanë shënuar më pak metra seç kanë në të vërtetë apartamentet. Perse po e bëni këtë?

Më përpara ka qenë: “unë kam këtë apartament, thonë që është kaq metër katror, vëri metrin vetë, të pëlqen s’të pelqen, blije ose mos e bli, ti e di, kjo është, etj.”.

Tani nuk është më kështu. Tani ka legalizime që duhet te taksojnë ndërtuesin për cdo presje metër katror ndërtim pa leje dhe për këtë, legalizimet duhet të dërgonin grupin e terrenit për rilevim, apartament për apartament, sepse sipërfaqet pas zbatimit të objektit ndryshojnë nga siperfaqet e projektit. Unë di një gjë, që më i drejtë se unë nuk është shteti me VKM-të dhe mal-ligjet e tij. Konkretisht, nëpër institucione ka një kokëderrllëk që duhet fshikulluar dhe ndëshkuar. Janë mesuar drejtorët që edhe kur e kanë gabim, të mos e pranojnë gabimin. Por jo gabim me pronën time!

Nëse do ta nxirrja në shitje online apartamentin, të paraqitur me planimetrinë me dimensionet që keni shënuar, një dimension gabim 370 cm në vend të reales 405 cm, eshte goxha gabim. Për më tepër, shifra e pare fillon me 3, ndërsa e dyta me 4 dhe vizualisht ndihet ndryshim edhe më i madh.

Une po të isha i interesuar për të blerë apartament, do zgjidhja një dhomë gjumi me permasa 405 cm x 325 cm, siç është në të vërtetë. 370 cm x 325 cm, siç e keni shenuar ju, është dhomë gjumi e vogël për atë të interesuar që do e shohë online dhe do mendojë që kjo dhome nuk i nxë mobiljet dhe se nuk është e bollshme mjaftueshëm.

Po kështu do mendojë për dimensionin 435 cm që në të vërtetë është 465 cm në dhomën e ditës. Çështja është te mobiljet sigurisht, prandaj duhen dimensionet fikse siç janë në të vërtetë. Korridori nuk është në formë L-je, por në të vërtetë është ne formë drejtkëndore. Soleta e ballkonit ka një dimension të jashtëm 240 cm.

Pra, merreni planimetrinë që kam bërë unë dhe zëvendesojeni me atë që keni bërë gabim ju. Nëse nuk besoni në matjet e mia, më dergoni një ekip matjesh një ditë kur të jem edhe unë prezent. Nuk tolerohet më shumë sesa është trashësia e suvasë, pra 2 deri ne 3 cm mund te tolerosh.

Si mund të toleroj 35 cm gabim? Nxirreni këtë planimetri që iu kam dërguar dhe nuk do më ndryshoni asgjë, përveç sipërfaqes së 15 shkallëve që vijnë nga niveli zero pa xokolaturë dhe që mund ta interpretoni si të doni si sipërfaqe takuese. Me apartamentin, nuk toleroj asnjë pikë dhe asnjë presje. Ajo është prona ime!

Nuk është pronë e perbashkët, e përpjestueshme sipas një formule. Nuk është prona juaj që e shënoni siç mund t’i interesonte dikujt tjetër që është marrë vesh me ju për X,Y arsye dhe ju ka korruptuar aq sa nuk dashkërkeni të paraqisni pronën time të tipit apartament, me dimensionet dhe siperfaqen reale. Nëse apartamenti realisht gjatë zbatimit ka dalë më shumë se siperfaqa që ka pasur në projektin ku jeni bazuar ju, kjo do të thotë që ai ?dikush? duhet të paguajë taksa për çdo pikë dhe presje shtesë në sipërfaqe ndërtimi që ka dalë gjatë piketimit të objektit dhe gjatë zbatimit.

Nga ana tjetër, nëse nuk qëndron kjo që sapo thashë, gabimi juaj absolut qëndron në faktin se ju si institucion i besoni një planimetrie që ju ka dhënë dikush “sipas një projekti” dhe nuk dërgoni njerëz nga terreni për të bërë verifikim, apartament për apartament, për çdo ndryshim gjatë zbatimit që ka mosperputhje me projektin. Realisht projekti është bërë më vonë dixhital.

Kur blemë apartamentin, na dhanë disa skica me dorë. Atëherë projekti dixhital që ai investitor i asaj firme ju ka dhënë, nuk duhet marrë për bazë. Duhet të bazoheni në matjet konkrete që t’i beni vetë si institucion.

Nëse keni ndryshuar rregullat, atëherë po ju them se duhet t’i vendosni rregullat në vendin e duhur. Nuk dua që një planimetri që nuk tregon realitetin të dalë nga zyrat e legalizimeve dhe siperfaqa e saj e gabuar, të më reflektohet gabim në çertifikaten e pronësisë që shpërndan kadastra pa firmën e drejtorit mbi vulë dixhitale dhe me katër fletushka pothuajse bosh dhe pa pershkrim fare për pronën, vendndodhjen e saj, për përfituesin dhe mënyrën e perfitimit të asaj prone.

Pra ky artikull në formë denoncimi online, paraqet planimetrinë e bërë gabim nga legalizimet, ballafaquar me planimetrinë se si është në të vërtetë të korrigjuar nga unë, plus çertifikatën e pronësisë nga kadastra me një tregues sipërfaqeje të reflektuar gabim, duke qënë se i është referuar një planimetrie me gabime në dimensionim.

Kadastra, duhet të kishte dhe ajo një ekip terreni për të verifikuar matjet dhe nuk duhej të mjaftohej nga një planimetri e bërë gabim nga legalizimet që është bazuar në njefare projekti dhe aspak në matje reale.

Kështu siç është, nuk e shes dot, sepse, imagjinoni mobiljet qe kam unë realisht në shtëpi, t?i fusësh në atë planimetri me dimensione të mbledhura që keni paraqitur ju si institucion. Kuzhina do ngelej pa sobë, d.m.th. më shumë se gjysma e sobës do dilte në ballkon. Garderoba e dhomës së gjumit do më zinte hyrjen për në dhomën e gjumit me 35 cm dhe mobiljet do rrinin ngjitur me krevatin sa nuk do kishte vend për një komodinë. E kuptuat tani, përse nuk e shes dot kështu me ato dimensione siç e keni paraqitur ju?

Institucioni, përveçse duhet të riparojë gabimet, duhet të kerkojë të falur për keto raste që ka shperndarë planimetri pronash të tipit apartament, pa pasur matje faktike në vend nga ekipi i terrenit.

Jo, jo! As ne E-Albania s’kam pune dhe as ne Rinas. Mos më thoni që ashtu me gabime, i keni nxjerrë dokumentet e pronës te E-Albania për te më bërë dalje, në mënyrë që të mos merreni më me diçka që e keni bërë gabim me vetëdijen tuaj. Tani bëni sikur nuk ua ndjen për asgjë…

Indiferenca dhe kokederrlleku i atij institucioni duhen fshikulluar dhe ndëshkuar, në mënyrë që të shkunden zyrat nga pluhrat dhe nga plehrat që riciklohen!

Ç’është kjo “pjesëmarrës në bashkëpronësi të detyrueshme”? Unë  jam blerës i apartamentit dhe pronar i apartamentit. Ky termi bashkëpronësi është i gabuar. Nuk bëhet fjalë për të pastruar oborrin e përbashket. Ky term ngatërron dynjanë. Duhet hequr!

Nuk po më bëni ju me pronë. Unë (po flas në emër te babait) e kam pasur atë pronë që në momentin që u bë shitblerja përpara një noteri në vitin 2002. Ju tani, kërkoni që prona ime te futet në sistem që në momentin kur të kem ndërmend ta shes, të taksohem. Pra doni edhe që të taksohem nga sistemi juaj dhe më jepni një dokumentacion te pasaktë, me sipërfaqe më të vogël se ç?është në të vërtetë dhe dimensione të mbledhura të planimetrisë.

A jeni një institucion? Printojini me ngjyra të gjitha dokumentet e pronës siç duhet dhe pa gabime kësaj radhe!.. Mos lini nam!.. Kur punoja unë aty, institucioni nuk ka shperndarë ndonjëherë dokumente te pasakta, planimetri paçavure dhe fletushka boshe sa për paraqende?, të printuara pa ngjyra dhe pa firmë drejtori mbi vulën dixhitale.

Institucioni ka nevojë për specialistë që bëjnë punën siç duhet dhe jo për njerëz që bëjnë punën lëmsh dhe specialistë për të marrë lek!





Lajmet e fundit nga