web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Flamur Nokës/ Strazimiri: Nuk fitohet me “stilograf” një betejë e humbur me moral politik

12 Tetor 2021, 11:20, Politikë CNA

Kryetari i PD Lulzim Basha i ka komunikuar shkarkimin nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë Flamur Nokës, si dhe e ka paralajmëruar për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar.

Në lidhje me vendimin personal të Bashës, ka patur shumë reagime, një prej tyre është edhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Gent Strazimiri .

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Strazimiri shkruan se ky është një alarm i kuq për demokracinë.

?Ky turp është ALARM I KUQ për shoqërinë, për demokracinë, për mendimin e lirë, për votën e lirë, për partinë dhe popullin e LIRISË!

Një betejë që e ke humbur me moral politik e njerëzor, me argumente politikë e me debat statutor, nuk e fiton dot “me stilograf”… Sot më shumë se kurrë: #qëndro_në_këmbë_demokrat #asnjë_hap_pas? shkruan ai./ CNA.al





Lajmet e fundit nga